• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Sandër Lleshaj në Gjermani/ Do të merren masat kundër krimit të organizuar

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Sandër Lleshaj në Gjermani/ Do të merren masat kundër krimit të organizuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në fund të konferencës që u mbajt në Berlin, për kontrollin e armëve të vogla e të lehta në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh për mediat mbi rëndësinë e miratimit të paketës së masave për luftën kundër krimit të organizuar nga Qeveria Shqiptare, duke theksuar se armëmbajtja pa leje është vetëm një nga elementët e kësaj lufte.

“Takimi i kushtohet kontrollit të armëve të vogla e të lehta, në Ballkanin Perëndimor. Është një koincidencë e bukur pjesëmarrja në këtë takim të sotëm, për arsye të miratimit po sot nga Qeveria Shqiptare, të paketës së gjerë të masave kundër krimit të organizuar. Kontrolli i armëve në thelb është luftë kundër krimit të organizuar dhe Qeveria shqiptare është e mobilizuar për të filluar një periudhë të re të luftës kundër krimit të organizuar. Miratimi i paketës është një hap i madh përpara. Sigurisht në Berlin diskutuam specifikisht vetëm për kontrollin e armëve në Ballkanin Perëndimor. Në fjalën time u përqendrova tek puna që bëhet në Shqipëri, për këtë çështje. Kemi marrë masa të rëndësishme si Qeveri për ta thelluar luftën e për ta fuqizuar kontrollin në fushën e armëve, e kryesisht të armëmbajtjes pa leje. Vitin që mbyllëm, ashpërsuam masat e Kodit Penal për të goditur çdo rast të armëmbajtjes pa leje, duke ashpërsuar dënimin penal, i cili tani fillon me 3 vjet e shkon deri në 7 vjet e më tej, për ata që kapen me armë pa leje. Do të vazhdojmë të jemi të angazhuar seriozisht në këtë fushë”, tha Lleshaj.





Më tej shtoi:

“Nga ana tjetër po seriozisht kemi plan të merremi në vitin 2020, me forcimin e rregullave për ata që kërkojnë të mbajnë armë me leje. Ne synojmë ta shtrëngojmë shumë hapësirën, ta kufizojmë shumë atë, edhe për ata që kërkojnë të mbajnë armë me leje duke e bërë procesin me të komplikuar, më të vështirë, më të shtrenjtë, në funksion të qëndrimit, për ta ulur në maksimum praninë e armëve, qofshin me leje qofshin pa leje në hapësirën tonë publike. E rëndësishme është të theksohet që kontrolli i armëve është një element i luftës kundër krimit të organizuar dhe e përsëris me kënaqësi faktin që miratimi sot i paketës ligjore kundër krimit të organizuar, i jep Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera ligjzbatuese një instrument të ri shumë të fuqishëm për të adresuar këtë fenomen kriminal në Shqipëri.”

Për ta përmbyllur me:

“Menjëherë mbas miratimit të kësaj pakete, Policia e Shtetit është e përgatitur për të filluar një fushatë të rëndësishme për të targetuar të gjitha rastet e personave, të cilët kanë grumbulluar pasuri në bazë të aktivitetit kriminal dhe për këtë qëllim duke filluar nga ditët në vijim për të mos thënë orët në vijim, Policia e Shtetit do të angazhohet në një operacion të gjerë, ‘Operacioni Forca e Ligjit’, i cili synon pikërisht të vërë para përgjegjësisë cilindo, që përmes veprimtarisë kriminale ka grumbulluar pasuri dhe asete kriminale. Ligji i jep mundësi Policisë të ndërhyjë dhe iu jep detyrimin të gjithë personave që kanë prona dhe pasuri të pa-sqaruara që të provojnë para gjykatave kompetente nëse prona e siguruar prej tyre është burim i financimeve të ligjshme apo në të kundërt i veprimtarive të paligjshme. Në rastin e dytë, pra në rastin e veprimtarive të paligjshme pasuria sekuestrohet, konfiskohet dhe më tej futet në proces administrimi në dobi të publikut.”

(Marrë nga Top Channel)

Pas

Rudina Magjistari komenton rolin e Ramës në filmin e Ermalit “I Love Tropoja”

Para

Aksident në Elbasan/ Përplaset me mbrojtësen anësore dhe del nga rruga, plagoset drejtuesja e mjetit

Para
Aksident në Elbasan/ Përplaset me mbrojtësen anësore dhe del nga rruga, plagoset drejtuesja e mjetit

Aksident në Elbasan/ Përplaset me mbrojtësen anësore dhe del nga rruga, plagoset drejtuesja e mjetit

Të Gjitha

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

nga Fast News
08:45 | 06/06/2025
0

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

nga Fast News
08:14 | 06/06/2025
0

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

nga Fast News
08:12 | 06/06/2025
0

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

Recent News

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

08:45 | 06/06/2025
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

08:14 | 06/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar