• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Policia e Shtetit përgënjeshtron mediat: Jan Prenga vdiq pa u futur në resort

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Policia e Shtetit përgënjeshtron mediat: Jan Prenga vdiq pa u futur në resort
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Hidhen poshtë publikimet e deritanishme në media se Jan Prenga u torturua dhe vdiq pas dhunës brenda resortit në Shijak. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën të ditur se grupi hetimor pasi mori informacionin nga policia, krijoi bindjen se Jan Prenga mbahej në kompleksin e Altin Hajrit dhe në këtë moment “u haruta plan-operacioni dhe u zhvilluar operacioni policor i koduar “Resorti”.

Por, Policia hedh poshtë të gjitha artikujt në media, se Jan Prenga u fut i gjallë në resort dhe u torturua në garazh. “Duam të theksojmë se Policia e Shtetit disponon prova të pakundërshtueshme se shtetasi J. P. ka ndërruar jetë më datë 17 janar, pra ditën e rrëmbimit, dhe se në resort është dërguar pa shenja jete.”-sqaron Policia e Shtetit.



Njoftimi i plotë:

Sqarim për opinionin publik, në lidhje me pengmarrjen me pasojë vdekjen e shtetasit J. P. dhe punën e Policisë nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Nisur nga publikimi i disa lajmeve në disa media vizive dhe të shkruara, në lidhje me veprimet e kryera nga ana e Policisë për gjetjen e shtetasit të marrë peng më datë 17 janar 2020, si dhe mbi spekulimin në lidhje me dinamikën e ngjarjes, informojmë opinionin publik se lajmet janë tërësisht të pavërteta.

Në lidhje me këtë ngjarje Policia e Shtetit ka informuar publikun e gjerë nëpërmjet zëdhënësit të saj mbi ecurinë e veprimeve procedurale të kryera në vazhdimësi, në lidhje me pengmarrjen e shtetasit J. P. Grupi i posaçëm hetimor, pasi siguroi informacione nga burime policore dhe duke përdorur të gjitha teknikat speciale të hetimit të miratuara nga Prokuroria dhe Gjykata në përfundim të analizimit të informacioneve të siguruara krijoi bindjen e plotë të bazuar mbi prova se shtetasi J. P. mund të mbahej peng në resortin në pronësi të shtetasit A. H., banues në Shijak.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u hartua plan-operacioni dhe u zhvillua operacioni policor i koduar “Resorti”. Duam të theksojmë se Policia e Shtetit disponon prova të pakundërshtueshme se shtetasi J. P. ka ndërruar jetë më datë 17 janar, pra ditën e rrëmbimit, dhe se në resort është dërguar pa shenja jete. Strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me prokurorinë, vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë krim, si dhe për gjetjen e trupit të shtetasit J. P.

Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij hetimi, si dhe shqetësimin e familjarëve, të cilët janë duke pritur për gjetjen e trupit të shtetasit J. P., kërkojmë mirëkuptimin e gazetarëve dhe analistëve që të mos publikojnë të dhëna të pavërteta që dëmtojnë ecurinë e hetimeve dhe shkaktojnë akoma më shumë traumë psikologjike tek familjarët, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për publikimet e lajmeve të pavërteta dhe lidhje të tyre me këtë ngjarje. Policia e Shtetit është e hapur për të bashkëpunuar me median dhe publikun, por gjithmonë në hapësirat e lejuara nga ligji dhe në interes të së mirës së përgjithshme.

Policia e Shtetit zbardhi ngjarjen 3 ditë më parë kur njoftoi arrestimin nga RENEA të Leonard e Bajram Hajrit, babë e bir, Elton Hajrit, një kushëriri të tyre, si dhe Olsi Turjas, e jo më larg se dje të Festim Bexhdilit, i dyshuar si personi që ndihmoi Hajrajt të fshihnin trupin e 49-vjeçarit. Ndërkohë që pas dhënies së kësaj deklarate zyrtare, burimet nga grupi hetimor dolën në një tjetër përfundim. Dosja.al, por edhe të gjitha mediat e tjera audio-vizive, kanë raportuar se viktima nuk vdiq rrugës për në resort, por u fut i gjallë atje, e më pas u nxorr lakuriq, nga garazhi i mbështjellë me qese të zezë.

Pas

“Punoja kamarier, s’kam lidhje me rrëmbimin” zbardhet dëshmia e Elton Hajrit

Para

Pasojat e tërmetit, PD kallëzim penal në SPAK për tre kryebashkiakë të PS-së dhe dy ministra

Para
Pasojat e tërmetit, PD kallëzim penal në SPAK për tre kryebashkiakë të PS-së dhe dy ministra

Pasojat e tërmetit, PD kallëzim penal në SPAK për tre kryebashkiakë të PS-së dhe dy ministra

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar