• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Plas keq brenda LSI/ Meta tha se e bëri ministër, reagon Manjani: Çudi e madhe, se kush po më përdor mua për sulmuar atë, një dreq e di!

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Plas keq brenda LSI/ Meta tha se e bëri ministër, reagon Manjani: Çudi e madhe, se kush po më përdor mua për sulmuar atë, një dreq e di!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmjen e djeshme presidenti Ilir Meta ishte i ftuar në programin Tempora ku foli edhe për situatën aktuale politike që po kalon vendi ynë.

Ndër të tjera kreu i shtetit përmendi edhe ish-ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani ku u shpreh se e kishte bërë ai ministër se askush nuk e bente.





“Ai djali e di shumë mirë dhe të mos përdoret për të dëmtuar reputacionin e Ilir Metës, Ilir Meta e ka bërë Ministër Drejtësie se nuk e bënte askush atë.”, u shpreh Meta për Manjanin.

Menjëherë pas kësaj deklarate të Metës, ka ardhur dhe reagimi i Ylli Manjanit.

Ish-ministri shprehet se është i habitur nga e gjitha kjo dhe nuk i ka kërkuar askujt në jetën që ta bëjë ministër apo deputet dhe se politikën e sheh si kontribut qytetar dhe jo agjenci punësimi.

REAGIMI I PLOTE I YLLI MANJANIT

Një një reagim të Tij, mbrëmë në Temporën e Sonila Meços, Presidenti i Republikës disi nervoz tha disa çudira në drejtimin tim.

Natyrisht nuk kam ndërmend të ushqej lajmet me reagime të detajuara, por nuk mund të mos sqaroj disa tymçe të panevojshme që zoti President hodhi në ajër.

Së pari, Ai hodhi idenë që “ai djali (dmth unë) të mos përdoret për të goditur figurën e Presidentit”.
Hahahahahahahahahahahahahahahahahaha

Ende më vjen të qesh, ashtu siç edhe ndjehem i keqardhur që Presidenti të besojë dhe të artikulojë gjëra të tilla!

Po të përdoresha, ashtu siç thotë Presidenti, do kisha qenë pak më i efektshëm me karrierën time dhe shumë më rezultativ në “goditjen e figurës së Presidentit”.

Se kush po më përdor mua për të sulmuar atë, një dreq e di! Do kisha patur dëshirë ta dija që ti faturoj shërbimin të paktën… ???

Nejse, fundja le të mendojë si të dojë, por për sa thashë tek ajo intervistë dhe kam thënë edhe më parë për rolin e Presidentit, i qëndroj me besnikëri dhe i argumentoj me fakte të njohura publikisht.

Së dyti, për atë që “më bëri ministër”. Nuk e kam ndaluar për asnjë çast së shprehuri mirnjohjen për këtë gjë. Asnjëherë e anë asnjë rrethanë.

Nga ana tjetër kurrë në jetën time nuk i kam kërkuar askujt të më bëjë ministër apo deputet. Politikën e kam parë dhe e shoh si kontribut qytetar dhe jo si agjensi punësimi.

Pa dashur të hyj në detajet e emërimit tim si ministër e as të shkarkimit tim, sepse siç thashë nuk dua të ushqej lajmet, u ftova për të ushtruar atë detyrë me objektiva konkrete dhe e dorëzova me objektiva të realizuara.

Këtë gjë zoti President e di shumë mirë!

Nëse Ai mendon se po të kesh qenë ministër nuk u dashka menduar e folur më, atëherë qenka dakort me paketën anti-shpifje të Ramës. Personalisht nuk cuditem as për këtë…

Lirinë për të menduar e shprehur mendimin ma jep Konventa e të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetuta, të cilën Presidenti mendon se po e mbron. Nëse vërtetë e mbron, nuk duhet ta ketë këtë tezë në kokë se pastaj është vërtetë kontradiktor.

Së treti, për qendrimin tim “kontradiktor” mbi djegien e mandateve.

Presidenti, ashtu si Kryetarja e LSI mendojnë se unë njëherë paskam qenë për djegien e mandateve pastaj jo. Çudi e madhe!!!

Në thelb çështja është kot, sepse unë as kisha mandat për të djegur e as mandat për të marrë. Ata e dinë mirë se nuk isha në asnjë listë deputetësh.

Por për konsuencë të fakteve publike, kurrë nuk jam shprehur, sepse nuk e kam menduar këtë gjë, që opozita ka bërë gabim. Përkundrazi edhe sot them u bë mirë që u dogjën, sepse kështu kuptoi i madh e i vogël se nga kush qeverisemi.

Sqarimi që u mundua të bënte pas ndërhyrjes sime në studio ishte më djallosës dhe jo llogjik.

Sipas Tij, kush mbron tezën e djegies së mandateve nuk mund të kërkoka tryezë dialogu te Presidenti!!!

Po Presidenti për këtë rast duhet kur opozita është në rrugë, se kur është në Parlament e bën vetë dialogun.

Këto janë fakte dhe jo llafe, e as supozime!

Së fundi, mbi sugjerimin e Presidentit se “e paskam ndritur me Ambasadorët”.

Siç e kam stërthënë atë që mendoj, Shqipëria nuk është Republikë Ambasadorësh. Ambasadorët kanë punën e tyre, dhe siç e di dhe Presidenti në zyrën e Ministrit të Drejtësisë janë pritur e përcjellë me respekt dhe pa asnjë ulje koke.

Përkundrazi, atyre u është prezantuar mendimi i ministrit i qartë, i drejtpërdrejtë dhe në gjuhë të pastër.

Por asnjëherë nuk u sulmuan as publikisht e as konfidencialisht nga ana ime. Përkundrazi deri në ditët e fundit të mandatit të tyre, me ata kam patur marrëdhënie korrekte dhe njerëzore.

Ndaj nuk kam se si ti sugjeroj Presidentit të përplaset publikisht me ta.

E përsëris, e keqja e këti vendi është në qeveri dhe jo tek ambasadat. Këtë gjë e kam besuar dhe artikuluar edhe kur kam shërbyer si ministër në ato 15 muaj.

Po nuk pranuam këtë, pra që e keqja është gjithnjë në qeveri, vetëm e mbrojmë qeverinë!

Me në fund fare, është krejt normale që Presidenti të mos mendojë seç mendoj unë, por nuk është normale që për të shmangur vemendjen nga thelbi i krizës së Tij presidenciale të merret me mua.

Jo për gjë po nuk ngjan mirë…

 

Pas

Pas sulmit me raketa në bazat ushtarake të SHBA, reagon për herë të parë Irani

Para

Rilindja del sërish zbuluar/ Ja katër gabimet trashanike të ministres së Kulturës në një fjali (FOTO)

Para
Rilindja del sërish zbuluar/ Ja katër gabimet trashanike të ministres së Kulturës në një fjali (FOTO)

Rilindja del sërish zbuluar/ Ja katër gabimet trashanike të ministres së Kulturës në një fjali (FOTO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar