• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Nuk u respektuan proceduat”, reagon ish-ministri i drejtësisë Manjani

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Nuk u respektuan proceduat”, reagon ish-ministri i drejtësisë Manjani
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, pas deklaratës së kryeministrit Rama për dëbimin e mësuesit turkut pjesëtar të Lëvizjes Hyzmet të imamit Fetullah Gylen, Harun Çelik. Duket se ish-ministri Manjani ka ironizuar deklaratën e kryeministrisë për dëbimin e gylenistit Harun Çelik, e cila tha se ekstradimi i tij ishte çështje procedurash. Kujtojmë që 42-vjeçari Harun Çelik akuzohet si mbështetës i lëvizjes së Fetullah Gylenit.

Ndërkohë, sipas Policisë së Shtetit personi ka qenë në burg pasi është kapur nga policia kufitare e Rinasit me dokumente false. Në zbatim të ligjit ‘për të Huajt’ sipas Policisë së Shtetit, shtetasi turk do të dëbohet’.





Postimi i plotë:

E vërteta e parë e këtij viti.

Për dëbimin e turkut gylenist, reagimi i Kryeministrisë “…. kjo është çështje procedurash”, është i vërteti.

=========

100% ashtu është! Kryeministri i sotëm nuk ka lidhje fare, po fare fare me procedurat. Ai i sheh procedurat si burrokraci të tepërta dhe pengesa të bezdishme, pra si zhgarravina ligjore.

Ai i neverit procedurat, sepse ato kërkojnë kolegjialitet, respekt për mendimin, për propozimin, për debatin, për palën kundërshtare. Procedurat imponojnë barazi para ligjit, kompetencë të qartë vendimmarrëse, garanci që e drejta e dikujt nuk shkelet.

Shkurt me procedurë nuk ka kurrë one-man-show! Me procedurë në ngjarjet e tërmetit në detyrë duhet të ishte Haki Çako, por vetëm Hakiun se pamë gjëkundi. Me procedurë, nuk duhet të ishte prekur asnjë banesë e askujt pa lëshuar një akt adminiatrative dhe pa ju dhënë mundësi për mbrojtje ligjore.

Me procedurë nuk mund të kishte as parlament e as pushtet vendor njëpartiak.

Etj etj etj… Sa mbrapshtina do ishin shmangur nëse respektoheshin PROCEDURAT!

Ja pra sa i vërtetë ishte ai reagim i Kryeministrisë për Kryeministrin.

Asnjëherë nuk ka njohur e respektuar asnjë procedurë, ndaj ska se si të ndjehet përgjegjës për një gjë që se respekton.

Të paktën e pranojnë që “nuk merren me procedura”…

==============

Por, për ta mbyllur këtë arsyetim me rastin e turkut pyetja është:

A u respektuan procedurat?! Një nga ato dhjetëra departamente me rroga të larta në Kryeministri a i verifikoi procedurat e këtij rasti?!

Cili është konkluzioni?!

Pyetja nuk shtrohet është apo jo çështje procedurash, por a u respektuan procedurat. A u vlerësua risku real që i kanosej personit që u dëbua? A pati një gjykim të drejtë sipas ligjit apo jo?

Këto përgjigje priteshin nga Kryeministria, e jo “smerremi me procedura”. Këtë të fundit e dimë shumë mirë.

Pas

Itali/arrestohet shqiptari, rrahu partneren dhe kërcënoi mjekët me thikë (EMRI)

Para

Serbët akuzohen për ‘kërcënim të paqes’ në Malin e Zi dhe rajon

Para
Serbët akuzohen për ‘kërcënim të paqes’ në Malin e Zi dhe rajon

Serbët akuzohen për ‘kërcënim të paqes’ në Malin e Zi dhe rajon

Të Gjitha

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

nga Fast News
15:10 | 13/08/2025
0

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

nga Fast News
10:20 | 13/08/2025
0

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

nga Fast News
10:00 | 13/08/2025
0

10 zakone të femrave të suksesshme

10 zakone të femrave të suksesshme

nga Fast News
09:52 | 13/08/2025
0

Recent News

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

15:10 | 13/08/2025
Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

10:20 | 13/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar