• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Nuk ndalet PD, denoncon kryebashkiakun e rradhës, Bardhi: Është kapur me zë dhe figurë

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Nuk ndalet PD, denoncon kryebashkiakun e rradhës, Bardhi: Është kapur me zë dhe figurë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht denoncimeve të PD për vjedhje të votave, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi shprehet se asnjë zyrtar i Partisë Socialiste nuk është futur në burg.

 Në një intervistë për gazetarin e “Panorama”, Mariglen Kume, ai thotë se është e nevojshme të ndëshkohen krimet elektorale, duke vënë theksin tek kryetari i bashkisë në Has, i cili sipas tij duhet të ishte në burg.

Gazment Bardhi tha se Prokuroria mbylli çështjen me arsyetimin se nuk dëgjohet mirë zëri i personit në video, por shprehet se kryetari i bashkisë Has është kapur me zë dhe figurë duke blerë vota. Bardhi paralajmëroi se janë edhe 10 zyrtarë të tjerë të PS nën hetim nga Partia Demokratike, ndërsa shtoi se qeveria po po ndjek strategji për t’i mbajtur në detyrë.

Dekriminalizimi i zgjedhjeve ka qenë shqetësim i opozitës edhe më parë, por nuk ka ndodhur. Cili është çelësi që të zhbëjë këto probleme nëpërmjet këtij mekanizmi që keni nisur?

Gazment Bardhi: Së pari, dekriminalizimi ka si qëllim të mos lejojë që të kandidojë apo të kenë rol në vendimmarrje individë me të shkuar kriminale, sepse dëmtojnë në mënyrë thelbësore interesin publik dhe interesin e qytetarëve. Ne kemi nevojë që të ndëshkohen krimet elektorale në të shkuarën. Nuk ka asnjë rast, edhe pse janë provuar, edhe pse kanë dalë përgjime nga Prokuroria, sot nuk kemi asnjë person të dënuar për krime elektorale. Një zyrtar i PS-së, që në 2017-ën është kapur me video me zë dhe me figurë duke blerë vota, ka pasur një denoncim ndaj tij nga personi që i është tentuar t’i ofrohet para për të votuar Partinë Socialiste. Në 2019 ky person promovohet dhe kandidohet për kryetar bashkie.

Bëhet fjalë për kandidatin apo kryetarin e emëruar në mënyrë ilegjitime në Has, i cili ka qenë në procedim penal sepse është kapur me video duke blerë vota. Dhe e dini se përse e ka mbyllur Prokuroria çështjen?! Sepse thotë se nuk dëgjohet mirë zëri i personit në video. Pa kryer asnjë ekspertizë profesionale të videos për të çuar në burg një njeri, që ka një denoncim konkret nga një qytetar, të cilit i është ofruar 50 mijë lekë për çdo votë nga familja e tij.

Sot, ky individ, në vend që të ishte në burg, drejton në mënyrë të paligjshme Bashkinë e Hasit. Për të shmangur këtë fenomen, ne kemi urgjente ndëshkimin e krimeve zgjedhore. Kjo nuk është vetëm kërkesë e jona dhe zbatim korrekt i ligjit, por është edhe një nga 9 kushtet për hapjen e negociatave.

Në këta 7 muajt e parë që nga 30 qershori, PD-ja ka denoncuar 5 kryebashkiakë që janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit. Do të jetë i radhës ai i Hasit dhe sa priten të tjerë?

Gazment Bardhi: Rasti i Hasit sigurisht mbetet një rast shqetësues, ku Prokuroria do të duhet t’u kishte shkuar deri në fund hetimeve dhe do të duhet të kishte dënuar asokohe prefektin e Kukësit, që në 30 qershor u emërua në mënyrë të paligjshme si kryetar i Bashkisë së Hasit, pikërisht për korrupsion zgjedhor.

Është rasti për të apeluar SPAK, që jo vetëm të marrë në analizë këtë rast, por të rinisë hetimet për të çuar në përgjegjësi penale dhe prapa hekurave këtë person të kapur me zë dhe figurë me një denoncim konkret. Janë sekuestruar edhe paratë që i ka ofruar qytetarit dhe të bëjë një hetim të plotë për ta çuar pas hekurave këtë zyrtar, që kur ka qenë prefekt blinte vota për llogari të Partisë Socialiste. Mund të konfirmoj se kemi një numër të konsiderueshëm të kandidatëve të zgjedhjeve të 30 qershorit. Kemi në proces verifikimi të paktën 10 të tjerë.

Nga 5 kryebashkiakët e denoncuar deri më tani, vetëm dy prej tyre nuk e ushtrojnë më funksionin. Keni dijeni se çfarë po ndodh me tre të tjerët?

Gazment Bardhi: Ka një strategji të qartë të qeverisë për të mbajtur në detyrë aq sa të mundet individët, që nuk do të duhet të ishin aty dhe pa diskutim ka një mungesë vullneti nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme për të përshpejtuar procedurat e verifikimit për secilin prej rasteve që PD-ja ka çuar pranë Prokurorisë. PD s’ka përgjegjësi për të hetuar çdo rast. Duhet të ishte Prokuroria ta bënte një gjë të tillë dhe të ndalonte kandidimin e tyre. Apeli im është që të mbyllë një orë e më parë procesin e verifikimit dhe të nisë procedurat për ndjekje penale ndaj këtyre zyrtarëve, që kanë falsifikuar formularët e dekriminalizimit./Panorama

Pas

“Rindërtimi pas tërmetit përtej mundësive të qeverisë shqiptare” Rama “dorëzohet” përballë Merkelit

Para

Paqe mes të dyve? Habit Meta, poston foton e Ramës me Merkelin, i kujton detajin e fortë (FOTO)

Para
Paqe mes të dyve? Habit Meta, poston foton e Ramës me Merkelin, i kujton detajin e fortë (FOTO)

Paqe mes të dyve? Habit Meta, poston foton e Ramës me Merkelin, i kujton detajin e fortë (FOTO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

nga Fast News
12:30 | 16/11/2025
0

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

nga Fast News
11:55 | 16/11/2025
0

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

nga Fast News
11:29 | 16/11/2025
0

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

Recent News

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

12:30 | 16/11/2025
Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

11:55 | 16/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar