• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Nuk hëngrëm kaposhin e Vitit të Ri”/ Prej muajsh, punonjësit e uzinës në Mallakastër pa rroga

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Nuk hëngrëm kaposhin e Vitit të Ri”/ Prej muajsh, punonjësit e uzinës në Mallakastër pa rroga
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Punonjësit e Uzinës në Mallakastër kanë ngritur shqetësimin për mbylljen e Uzinës. Në një prononcim për mediat, punëtorët tregojnë se si po mashtrohen dita ditës nga pronarët e Uzinës, dhe po mbahen peng, pa rroga dhe pa punë. Ata shtojnë ndër të tjera që po luhet një lojë pazaresh dhe që vetë ata nuk po e kuptojnë se për çfarë loje bëhet fjalë. prej katër muajsh, punonjësit e Uzinës, ende të papunë teksa tregojnë se nuk kanë ngrënë as ‘kaposhin’ e Vitit të Ri. Ata shtojnë se do të ngrihen në protestë, por që është shumë e vështirë që të bëhen të gjithë, pasi ‘janë blerë’ disa prej punëtorëve dhe kanë frikë të dalin.

“Kjo situatë është shqetësuese sepse jemi pa punë prej katër muajsh. Nuk na thonë asnjë fjalë dhe vetëm gënjejnë. Dhe e keqja është se bëjnë sikur na paguajnë pasi na paguajnë sigurimet shoqërore, ndërkohë që ne s’kemi marrë asnjë lekë. Nuk është bërë asgjë. Shumë fjalë hidhen që do ta marrë ndonjë kompani private, por janë të gjitha mashtrime. Edhe dje shkuam dhe doli një përfaqësues dhe na tha që nuk ka lekë. Na tha ‘ne s’kemi lekë për vete, po presim’. Ne na kanë prishur edhe sindikatën. Arsyen e vërtetë të mos hapjes së kësaj uzine e di kryeministri Edi Rama. I gjithë Ballshi me këtë punë mbahet, ja shikoji rrugët. Janë bosh, sepse janë mbyllur njerëzit në shtëpi sepse nuk kanë asnjë lekë. Është e vështirë të bësh dhe protesta sepse ai ka blerë njerëzit. Tentojnë të vijnë njerëzit dhe nuk bëhen. Shpresa n aka vdekur, nuk kemi shpresë,”– tregon njëri prej punëtorëve.





Ndërsa një puëntor tjetër, baba i tre fëmijëve shprehet se të zotët e uzinës i kanë kërkuar që të ngrihet kundër qeverisë, pais kanë pazaret dhe lojërat e tyre. Ai thotë me zë, gati-gati përlotës, që nuk ka bukë për fëmijët e tij dhe se çdo ditë u shtohen fatirate papaguara duke nisur që nga marketet ku marrin ushqimet pa lekë e deri tëek çerdhet që nuk i shlyejnë dot. Ndër të tjera, punëtori shprehet se është i gatshëm të shtrihet për bukën e fëmijëve të tij.

“Jam banues në Mallakastër, rreth 20 vjet që punoj në këtë uzinë. Aktualisht jam pa punë. Sipas siguimeve shoqërore më thonë që je i paguar. Por këtu ikën një firmë e vjen një firmë. Ikën një dajua e vjen një dajua. Nuk e kuptoj pse ndodh kjo gjenjde katastrofe. Jemi thjesht punëtorë. Të tërë gëzojnë Vitin e Ri por Mallakastra nuk gëzoi njëherë Vitin e Ri, sidomos punëtorët e Uzinës. Vërtet u hap Uzina e Ballshit, e mbajti premtimin deri diku kur zoti kryeministër foli për Uzinën e Ballshit. Por, na solli njerëz të padenjë, mashtrues. Është një katastrofë. Tërmeti bëri të sajën. Është katastrofë natyrore. Më vjen keq që e them këtë por që Ballshi është bërë më keq se tërmeti. Kam kontaktuar me Presidentin, me njërin që hiqet si shefi. i kam thënë ‘jam baba i tre fëmijëve, ddy binjakëve dhe një djali. Çfarë të bëj se kam fëmijët në çerdhe, duhen lekë. S’më hidhen lekët. Paguhen sigurimet dhe s’na hedhin as rrogën minimale. Duan buke për të ngrënë. Më la pa Vit të Ri.’ Dhe dje pa pikë turpi erdhi në mes të Ballshit dhe na kërkoi të ngriheshim kundër Ramës. kur mua ai nuk më hedh rrogat. Të paktën 230 mijë lekë sipas ligjit që ka shqiptari, ai nuk i ka hedhur. I thonë 800 e ca punëtorë. Erdhën dje dhe u thoshin shefave që të merrnin punëtorët e Ballshit dhe të dalin në grevë. E kërkojmë këtë që të ushqehemi, por nuk biem pre e tyre. Nuk bëj kontratë me këta. Këta janë mashtruesa, nuk e di kush i solli në Shqipëri. por nuk bëhem peshk i tyre. Herën e parë kam 16 rroga pa marrë.   

Ne vërtet jemi 850 punëtore por jemi përçarë. Do organizohemi thejsht si njerëz, sepse Mallakstra ka përfunduar pa asnjë lloj investimi. Kur futesh në market ke listat e ushqimeve që merren. Do mobilizohemi, do shkojmë përpara prefekrturës së qarkut të Fierit dhe na kanë ardhur dje pa pikë turpi që do ngriheni për neve. ‘do u sjellim autobuza e do ngirheni për ne’. si do të ngrihem unë për ta kundër shtetit? Si t’i mnbështes unë ata, kur na kanë lënë pa bukë. Vijnë dhe bëjën presione, dhe nuk bëhet fjalë për një person. Është një Mallakastër. Mos të haj një kaposh, kur Rama u dha pensionistëve. Ne nuk kemi festuar Vit të Ri. Sigurimet janë hedhur pas presioneve të qeverisë. Se çfarë firme është nuk e dimë. Se çfarë loje po luhet. Është mashtrim. Deri në 5 tetor të 2018-s përfundoi lënda e parë dhe desh u vranë njerëz atje. Dhe në fund, tre muaj nga 220 mijë nuk na i kanë hedhur. Dje kanë debatuar dhe kanë thënë që të hidhen lekët. I lutem shtetit që të marrë masa dhe të na rregullojë. Mallakastra nuk varet nga Fisniku dhe Arjani, apo kush e ka këtë uzinë. Nëse ju i doni njerëzit që të shtrihen për bukë, jam i pari që do të shtrihem. Ta dimë që është e mbyllur,”- përfundon ai.

Punonjësit e uzinës në Mallakastër u ngritën në protestë edhe në muajin tetor të viti të kaluar. Ata treguan për mediat se kishin mbetur pa punë pasi qeveria nuk ka arritur në një marrëveshje me pronarët e kompanisë në mënyrë që uzina të marrë lëndën e pare, naftën./Dosja.al/ 

Pas

Humbi jetën tragjikisht në aksident, kush është Ardian Vreto

Para

Qëlloi me armë policinë/ Si Xhevahir Jonuzi përdorte të dhënat e një personi nga Sukthi

Para
Qëlloi me armë policinë/ Si Xhevahir Jonuzi përdorte të dhënat e një personi nga Sukthi

Qëlloi me armë policinë/ Si Xhevahir Jonuzi përdorte të dhënat e një personi nga Sukthi

Të Gjitha

Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

nga Fast News
13:07 | 18/08/2025
0

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

nga Fast News
13:02 | 18/08/2025
0

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

nga Fast News
10:22 | 17/08/2025
0

Recent News

Sekreti për të shitur çdo produkt

Sekreti për të shitur çdo produkt

13:07 | 18/08/2025
Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

Ndryshon rrjedha! Eksportet shënojnë rritje, bien importet

13:02 | 18/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar