• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Konventa e LSI-së/Kryemadhi akuza Ramës: Ka sjellje anti-shqiptare, po i vë zjarrin gjithë rajonit

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Konventa e LSI-së/Kryemadhi akuza Ramës: Ka sjellje anti-shqiptare, po i vë zjarrin gjithë rajonit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim po zhvillon konventën “Dekada e Shpresës dhe Ndryshimit”.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbajtur një fjalim gjatë konventës, e cila ka folur për aktualitetin politik në vend dhe zhvillimet në rajon.

Kryemadhi është shprehur se kryeministri Edi Rama ka tradhëtuar Kosovën dhe interesat e saj duke bërë mikun më të afërt presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiçit.

“Sjellja e tij ndaj Kosovës, eshte qartesisht antishqiptare: nuk mund të quhet ndryshe një politikë paternaliste ndaj Kosovës kur ky shtet i ri po forcon reputacionin e tij ndërkombëtar nuk mund të quhet ndryshe promovimi i shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë që copëton jo vetëm Kosovën por i vë zjarrin gjithë rajonit,”-tha Kryemadhi ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:



Boja i ka dalë edhe karagjozllëkut dhe vulgaritetit të Edi Ramës, qe e shiste si modernizëm. Ne e mirebesuam dhe me pas e nënvlerësuam si përpjekje të tij për të mbuluar padijen apo gabimet. Në fakt ajo ishte fasada e një plani të detajuar dhe të mirorganizuar,së bashku e i lidhur me një grusht njerëzish të fuqishëm dhe që rrënjët e tyre shtrihen në lobet antishqiptare. Sjellja e tij ndaj Kosovës, eshte qartesisht antishqiptare: nuk mund të quhet ndryshe një politikë paternaliste ndaj Kosovës kur ky shtet i ri po forcon reputacionin e tij ndërkombëtar nuk mund te quhet ndryshe promovimi i shkembimit te territoreve midis Kosoves dhe Serbise qe copeton jo vetem Kosoven por i vë zjarrin gjithe rajonit apo fishekzjarret e tij demakogjike për Shqipërinë e Madhe, kur Kosova është në kulmin e përpjekjeve të saj për antarësim në organizata rajonale e ndërkombëtare si dhe për njohje të reja; nuk mund të quhet veçse antishqiptare një politikë presioni ndaj Kosovës për çeshtje të rëndësishme të marrëdhënies së saj me Serbinë, si ajo e taksës; nuk mund të quhet ndryshe angazhimi në nisma rajonale, jo-transparente, pa qëllime e objektiva të qarta, si e ashtuquajtura Mini-shengen, duke perjashtuar dhe tradhetuar Kosovën jashtë, e duke fyer publikisht udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës. Po ndodh në kohën e Edi Ramës, që është zyrtarisht edhe ministër i jashtëm i Shqipërisë, që disa vende po tërheqin njohjet për Kosovën. Ndërkohë, që miku më i ngushtë në rajon i tij është Aleksandër Vuçiç, që është arkitekt i revanshit kundër Kosovës. Çfarë duhet të bëjë më shumë një njeri kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve qëta ndeshkoje historia?!

Në konventën e sotme Monika Kryemadhi ka ftuar gjithë të rinjtë që të bashkohen me partinë që ajo drejton. Kryetarja e LSI-së, nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Kryemadhi ka paralajmëruar gjithashtu një tur nëpër qytete të Shqipërisë, ku edhe do të zhvillojë takime me qytetarët, raporton dosa.al.

Pas

“Pranoni bonuset”/ Denoncimi i dhimbshëm: U bëjnë presion banorëve të Thumanës (foto)

Para

Trondit ish-drejtori i CIA-s/ Irani mund të kryejë sulme terroriste, do ketë vdekje…

Para
Trondit ish-drejtori i CIA-s/ Irani mund të kryejë sulme terroriste, do ketë vdekje…

Trondit ish-drejtori i CIA-s/ Irani mund të kryejë sulme terroriste, do ketë vdekje…

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

nga Fast News
15:38 | 15/12/2025
0

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

nga Fast News
15:09 | 15/12/2025
0

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

nga Fast News
13:30 | 14/12/2025
0

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

nga Fast News
13:00 | 14/12/2025
0

Recent News

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

15:38 | 15/12/2025
Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

15:09 | 15/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar