Një thirrje e fortë ka ardhur sot për të gjithë shqiptarët nga deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi.
Ai është shprehur se të gjithë duhet të ngrihen në protesta të fuqishme deri në rrëzimin e Rilindjes.
Maliqi deklaroi se viti 2019 ishte më i ziu për shqiptarët, ku varfëria dhe papunësia arriti kulmin dhe njerëzit u larguan për shkak të mungesës së shpresës.
“Këtu drejtojnë krimi, mafia. Këtu emërohen deputetë dhe kryebashkiakë të lidhur me krimin. Përgjimet e publikuara tregojnë se këtu krimi dhe mafie përcaktojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe në vend që të ketë drejtësi, shpërblehen drejtuesit e policisë që lejuan krimet elektorale”, tha ai i revoltuar.
DEKLARATA E PLOTE E DEPUTETIT LEFTER MALIQI
Te dashur shqiptar,
Jam ketu para jush per te bere thirrjen e sinqerte te drejtperdrejte, ju, opozites, shoqerise civile, gazetareve, artisteve etj, qe ky fillim viti te nis me shprese, besim, ringritje. Duke u perballur me protesta e revolucion te panderprere demokratik per fatet e demokracise dhe te ardhmes se vendit.
Viti qe kaluam ishte viti me i zi per Shqiperine, viti i cpopullimit, i emigrimeve masive, mbylljes se shkollave, viti i krimit, korrupsionit, varferise, pasigurise. Viti i nje drejtesie te kapur ku u burgosen te varfer e kundershtar politike, u kercenuan gazetare e prokurore, grabitje spektakolare ne Rinas miliona euro, kontenier me droge, vrasje, tritole, aksidente etj. Kudo gjoba, rritje taksash dhe falimentim te bizneseve. Shqiperia 1 euro ku mijera hektar toke ju dhane oligarkeve ne Gramsh, Perrenjas, Librazhd, Elbasan, Tirane dhe keta oligarke dalin neper media duke i dale ne mbrojtje qeverise se krimit.
Zgjedhjet moniste te 30 qershorit nje njolle tjeter e zeze per demokracine lokale, ku te gjitha bashkite, qarqet, kryepleqet, administratoret te gjithe te PS, njesoj si ne komunizem me pushtetet popullore, institucionet e kapura, parlamenti pothuaj i kapur ku voton e mblidhet sa here te doje kryeoligarku dhe voton koncensionet per oligarket e cdo ligj qe bie ndesh me konventen europiane e te drejtave te njeriut sic ishte ligji anti-shpifje.
Mediat jane te kapura pjesa me e madhe, gazetaret jane nen presionin e qeverise dhe pronareve te mediave, portalet nen presion, reforma ne drejtesi pothuaj e kapur, policia nen presionin e vetingut, administrata nen presion dhe asnje rritje pagash po keshtu dhe pensionet asnje rritje. Pasuria, tenderat jane grumbulluar ne dore te oligarkeve prane KM. Keta oligarke emerojne drejtoret e pergjithshem, drejtues policie dhe vendosin per deputetet, e kryebashkiaket. Pergjimet e Publikuara nga Bild treguan farsen elektorale fytyren e KM, deputeteve, ministrave, drejtuesve te policise se si blihen, manipulohen votat dhe se si shperblehen manipulatoret dhe asnje ndeshkim ligjor. Skandalet e shumta si ai i unazes se re me 20 milion euro km, perdorimi i gazit lotsjelles ndaj banoreve pleq, plaka e femije ne zonen e Astirit dhe bregut te lumit. Termetet e qershorit, shtatorit, nentorit treguan mosegzistencen e shtetit, treguan shoën qeveritar, premtime boshe dhe asgje per njerzit ne nevoje, treguan qe sdo kete drejtesi per viktimat e Thumanes dhe te Durresit, pasi fajtoret jane te lire bashkpunetore te KM dhe ne burg e ne hetim futen peshq te vegjel. Dy oficer policie qe denoncuan drogen e krimet politike jane ne azil politik Emiljano Nuhu qe denoncoi djalin e deputetit te Krujes Rrahja per kercenimin ndaj nje vajze, nipin e tij per dhunim ndaj nje vajze tjeter i cili me pas vrau shoferin e prokurorit Ndoj, plagosi prokurorin dhe nje tjeter dhe Dritan Zaganin qe akuzoi trafikun e droges se grupit te Habilajve dhe lidhjet e tyre me ministrin Tahiri, te dy te shantazhuar nga KM.
Po ne kete vit te zi u vendos trau ne rrugen e kombit per vellezerit kosovar, jo vetem kaq por KM bashkepunon me Vucic kundra interesave te Kosoves ku reagimet ishin te shumta ne Kosove. Akuzohet vellai i ministrit Xhafaj si trafikant droge i shumekerkuar nga Italia dhe drejtesia e kapur denon denoncuesit gazetarin Olldashu dhe ish deputetin Salianji. Ishte viti i zi i perplasjes Qeveri-Parlament-Presidence, vetem se duan te kapin institucionin e presidentit vetem pse ky i fundit eshte ne mbrojtje te kushtetutes, ku KM kerkon ta kap kushtetuesen dhe gjykaten e larte, pasi gjykata kushtetuese nese eshte e pavarur ben nul zgjedhjet moniste lokale. Buxheti i 2020 buxheti me i zi nuk parashikon asnje rritje pagash e pensionesh dhe investime te cunguara vetem per oligarket duke mos menduar per riparimin dhe ndertimin e demeve te termetit.
Kudo ne shqiperi njerzit thone ky vend sbehet, po ikin, Berati ishte vendi i pare per emigracion, vetem nje lagje Vakef me shume se gjysma eshte boshatisur, shumica kane ikur ne Turqi me fugona per buken e gojes, njerezit marrin borxhe 10-12 mije euro per te ikur transit ne Angli, shume te tjere ne Gjermani e France e kudo ne Europe. Pjesa tjeter aplikojne per llotari amerikane, infermieret ikin ne Gjermani braktisin detyren. Jemi ne alarm pasi ketu punesohen te paafte njerez te lidhur me krimin, kemi deputete pa shkolle te korruptuar me te shkuar kriminale, po keshtu kryebashkiake, drejtora te pergjithshem, drejtues policie etj pra shkurt qeveria komandohet nga krimi. Ujku qimen e nderron zakonin se harron Edi apo Edvini si e therrisnin ne France pasi dyshohet per te shkuar te erret,nuk heq kurre dore,ka gendosur dhe vendos deputet,kryebashkiak etj me te shkuar kriminale.
Prokurorit ne Durres i behet atentat,gjyqtarit ne Vlore i vihet tritol, kryebashkiakut te Lushnjes i hidhet granat ne zyre, analistit Lubonja i demtojne makinen, vrasje me snajper ne Rreshen, vrasje ne Tropoje,krim horror ne Mallakaster vritet 50 vjecarja dhe lidhet me litar ne nje rezervuar,grabitje me mask institutit financiar tek komuna e Parisit Tirane,bandat drejtojne Elbasanin, Vloren, Tiranen, Durresin, Shkodren. Vendi ne alarm, na drejton Qeveria apo ISI-si,vetem ne 7 ditet e pare te Janarit kemi 10 te vrare,kudo keni grupe kriminale te lidhura me qeverine qe po vjedhin, plackisin, shantazhojne, terrorizojne, grabisin pasurite kombtare, trafikojne e vjedhin miliona euro me koncensionet.
Ju bej thirrje te ngrihemi sa me shpejte per te ardhmen e femijve te demokracise dhe te vendit, te shpetojme vendin nga varferia, nga kthetrat e krimit, nga cpopullimi. E vetmja menyre jane protestat e perditshme, revolucioni demokratik, perballja dhemb me dhemb me krimin qeveritar, e kunderta eshte vdekje e demokracise dhe instalimi i diktatures ose nje demokracie fallco me opozite te dobet njesoj si ne Rusi, Turqi etj. Nese Janar-Shkurt nuk ngrihemi dhe te rrezojme KM dhe qeverine e krimit dhe te kalojme ne zgjedhje te parakohshme atehere krimi do na udheheqi, drejtoi per dekada te tjera.