Një nga çiftet më të përfolura të skenës shqiptare kohët e fundit është dhe moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe regjisori Eduard Grishaj.
Publiku e ndjek dyshen gjatë gjithë kohës, dhe e shpreh interesin më të madh në rrjetet sociale.
Mesa duket moderatorja ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj përpara se të rinisë programin që realizohet vit për vit, “Dua të të bëj të lumtur”.
Dikush e ka pyetur se si është të punosh me Edin, ndërkohë që Arbana i ka habitur të gjithë me përgjigjen.
“Mirë është. Ka raste që dua ta vras, ka raste që do të më vrasë, por në fund është i vetmi njeri pa të cilin nuk do të mund ta bëja këtë emision,”– është përgjigjur ajo, duke zbuluar kështu edhe ndonjë “zënkë” të vogël mes tyre.