Të jesh në një marrëdhënie me një person që vuan nga ankthi mund të jetë më e lehtë nga sa njerëzit mund të mendojnë. Mund të dëshironi të jeni mbështetës dhe madje ta bëni ankthin “të largohet”, por nuk është aq e thjeshtë. Kjo nuk do të thotë që situata është e pashpresë, megjithatë nuk duhet të pretendoni se mund të bëni gjithçka vetë. Shpesh mund të keni nevojë për ndihmë profesionale ose të lexoni këshillat e mëposhtme të Signe Simon, një trapiste që e ushtron profesionin e saj në New York.
- Kuptoni se çfarë është ankthi
Para se të ndihmoni dikë, duhet të mësoni sa më shumë që të keni mundësi rreth asaj që po përjetojnë këta njerëz. Kjo nuk do të thotë që ju të bëheni një ekspert brenda natës , por as të thoni pasi keni lexuar nja dy a tre artikuj “Unë e kuptoj se si ndjeheni”! Së paku duhet të keni një ide të përgjithshme..
- Përpiquni të vendosni veten në vendin e tjetrit
Mendoni me veten tuaj? A keni përjetuar ndonjëherë gjendje ankthi në jetën tuaj? Në cilat situata… Të gjithë jemi ndjerë të shqetësuar për diçka.. por imagjinoni sikur këto ndjenja të këqija të jenë pjesë e përditshme e rutinës suaj. Ankthi mund të vijë nga hiçi, pa paralajmërim, dhe mund të shkaktojë simptoma të vërteta, fizike. “Disa njerëz me nivele të larta ankthi mund të shprehin shqetësimin e tyre duke bërë shumë pyetje dhe duke kërkuar siguri,” na thotë Simon. “Njerëzit e tjerë mund të qetësohen dhe të flasin shumë pak ose aspak fare, edhe pse ata po përjetojnë nivele të larta ankthi nga brenda”.
- Shikoni se çfarë funksionon më mirë për ta
Ankthi është diçka që duhet të menaxhohet dhe që mund të trajtohet falë trajtimit dhe teknikave të duhura . E rëndësishme është vetëm të kuptoni se çfarë funksionon më mirë për ta.
Mund të përpiqeni ta qetësoni me fjalë, apo edhe fizikisht, Duke ngadalësuar frymëmarrjen dhe duke e rekomanduar të bëjë diçka tjetër që e qetëson.
Kjo teknikë ul simptomat e ankthit dhe mund ta rikthejë personin brenda pak minutave në një gjendje neutrale. Diçka tjetër që është e dobishme është relaksimi i muskujve. Në një mënyrë të ngadaltë dhe të kontrolluar, ju shtrëngoni dhe lironi muskujt tuaj. Mbërtheni gishtat dhe këmbët për tre sekonda, lëshojini dhe merrni frymë. Përsëriteni me muskujt dhe pjesët e trupit.
- E fundit por jo më pak e rëndësishme, mos harroni veten tuaj.
Por mos harroni për veten tuaj
Është shumë e lehtë të ‘zhytesh’ në gjendjen shëndetësore të dikujt tjetër. Sigurohuni që shëndeti juaj mendor të jetë në gjendje optimale para se të mundoheni të qetësoni dikë tjetër.