• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Humbja që përjetuam është e vështirë”, Kurti dedikim prekës për ndarjen nga jeta të aktivistit të VV

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Humbja që përjetuam është e vështirë”, Kurti dedikim prekës për ndarjen nga jeta të aktivistit të VV
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Vetvendosje, Albin Kurti ka dedikuar një postim prekës për aktivistin e kësaj lëvizje Hysni Hyseni nga Prizreni. Ky i fundit ndërroi jetë ditën e sotme në spitalin e Prishtinës.

Ndërsa përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti shprehet se pa punën e të ndjerit, Hysenit, nuk do të mund të ndodhte fitorja e Vetëvendosjes në Prizren. Ndërsa më tej, Kurti tregon se ai kishte humbur syrin në protestën e 10 shkurtit të 2017-ës.

“Dhembja që ndjejmë është e madhe, pikëllimi që na ka mbërthyer është i rëndë, humbja që përjetuam është e vështirë”, shkruan Kurti.

Postimi i plotë i Albin Kurtit:

Kur e vizitova para dhjetë ditëve ishte rëndë por kishte vetëdije, të nesërmen kishte përjetuar infarktin e parë, kurse dy ditë më vonë e gjeta në komë të intubuar. Doda vdiq sot. Në QKUK në Prishtinë, në repartin intenziv të Klinikës Infektive, vdiq në mëngjes Hysni Hyseni – Doda, aktivist i dalluar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.



As një vit nuk ishte më i moshuar se unë, por askush, e as unë, nuk mund të mateshim me të për nga aktiviteti i dendur që bënte. Në protestën e 10 shkurtit 2007 ku u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini, u patën plagosur e lënduar mbi 80 qytetarë, e më së rëndi pikërisht Hysni Hyseni nga Prizreni që humbi syrin e djathtë, Mustafë Nerjova nga Lubishda e Hasit që edhe sot e kësaj dite ka një pjesë plastike në kokë në vend të kafkës që ia çanë me plumb dhe Zenel Zeneli nga Bardhoshi i Prishtinës i cili ende i ka dy plumba në trup njërin shumë afër zemrës.

Ndryshimi në Prizren me fitoren e Mytaher Haskukës në vjeshtën e vitit 2017 do të ishte i pamundur pa punën e palodhshme të Dodës, i cili mua asokohe m’i mësoi të gjitha çajtoret e Kurillës dhe jo vetëm. Ka lënë pas vetes gruan, katër vajzat dhe një djalë. Dhembja që ndjejmë është e madhe, pikëllimi që na ka mbërthyer është i rëndë, humbja që përjetuam është e vështirë. Kujtimi ynë për Dodën do të jetë përjetë i gjallë, porsi gjallëria e tij jetësore.

 

Pas

Familjarët denoncojnë/ Zhduket prej 24 orësh 53-vjeçarja në Tiranë

Para

Vendimi/ Lirohet nga detyra zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë

Para
Vendimi/ Lirohet nga detyra zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë

Vendimi/ Lirohet nga detyra zv.ministri i Financave dhe Ekonomisë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e transportit detar të udhëtarëve

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e transportit detar të udhëtarëve

nga Fast News
12:30 | 19/12/2025
0

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, me 557 mijë persona

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, me 557 mijë persona

nga Fast News
10:53 | 19/12/2025
0

Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro, rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik

Rehabilitimi i zonave minerare kërkon 100 mln euro, rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik

nga Fast News
09:19 | 19/12/2025
0

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

nga Fast News
18:52 | 17/12/2025
0

Recent News

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e transportit detar të udhëtarëve

Autoriteti i Konkurrencës hap hetim për tregun e transportit detar të udhëtarëve

12:30 | 19/12/2025
Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, me 557 mijë persona

Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, me 557 mijë persona

10:53 | 19/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar