• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Humb betejën me jetën, vdes në moshë të re efektivi i Policisë në Tiranë

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Humb betejën me jetën, vdes në moshë të re efektivi i Policisë në Tiranë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një efektiv policie është ndarë nga jeta në moshë të re. Zëdhënësi i Policisë së Shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën të ditur lajmin se Mariglen Mestani, luftoi 12 orë me vdekjen por nuk arriti të mbijetojë. Mësohet se temperatura e lartë pas një infeksioni ishte shkaku i vdekjes të së ndjerit. Marigleni punonte prej 6 vitesh si efektiv i Rrugores në Tiranë dhe u shua në moshën 27-vjeçare.

Mullai, thotë se ndarja e tij nga jeta duhet të shërbejë si këmbanë për zgjimin e ndërgjegjës së të gjithëve për të vlerësuar sakrificën e punonjësve të policisë.





“Mariglen Mestani, u prehsh në paqe!

12 orë luftove me vdekjen, për të shpëtuar jetën, ashtu siç e kemi edhe në misionin tonë, por kësaj here luftove për të shpëtuar jetën tënde dhe s’ia dole dot. E sonte, ti miku, shoku e kolegu ynë ndërrove banesë. E dhimbshme, e trishtueshme, pikëlluese për të gjithë ne që të njihnim e që punuam me ty.

6 vite në rrugët e Tiranës, mes pluhurit, erës, borës, ngricës, shiut e diellit, duke shërbyer me ndershmëri e përkushtim në trafikun rrugor. Sa e sa fundjava kemi ndarë bashkë në minus gradë e në 30+, për të parandaluar aksidentet rrugore, në kontrolle me drager për alkoolin.

E ti, sonte, miku ynë, s’je më fizikisht mes nesh. Ikja jote nga një infeksion i papritur dhe vrastar ka shokuar gjithë familjen tonë të madhe, Policinë e Shtetit, e cila bëri çdo përpjekje për të të shpëtuar jetën, por koha e shkurtër që na la në dispozicion e keqja ishte e pamjaftueshme për të të shpëtuar ty miku ynë.

Sot shumë statuse të janë dedikuar ty Marilgen, moshës 27-vjeçare dhe kontributit tënd, por përtej respektit pas vdekjes, ikja jote është dhe një kambanë për të zgjuar ndërgjegjen e të gjithëve, që puna dhe sakrifica e punonjësve duhet vlerësuar më shumë nga të gjithë kur jemi gjallë, kur jemi në detyrë duke shërbyer, se sakrifikojmë aq shumë, sa e keqja nuk pyet as për moshë e as për vlera.

E di që do ketë edhe nga ata që kur ta lexojnë këtë status, do heshtin për të respektuar zakonin, edhe pse mund të jenë të pakënaqur për punën apo sjelljen e ndonjërit prej nesh, por gjithsecili të mos harrojë se dhe ne jemi pjesë e juaja, lindur, rritur e zhvilluar në proporcion të drejtë me zhvillimin e shoqërisë, por kemi një gjë më shumë se ju, rrezikun për jetën e në respekt të jetës, meritojmë më shumë respekt, vëmendje, besim, bashkëpunim e mirëkuptim, që së bashku të bëjmë më të mirën.

Buzëqeshja jote, ngushëllim për të gjithë ne. Lamtumirë Mariglen Mestani. Zoti të deshi pranë e aty u prehsh në paqe”, shkruan zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mulla

 

Pas

PLAS SHERRI/ Pasi ‘sulmoi’ Xhemi Shehun publikisht, tani kapet KEQ me motrat Vjollca: Çudi ne shqiptarët…[FOTO]

Para

OPINION NGA ERVIN RESULI, MJEK VETERINAR/Urdhri i Veterinerit drejtohet nga njerëz që marrin rrogë në disa institucione

Para
OPINION NGA ERVIN RESULI, MJEK VETERINAR/Urdhri i Veterinerit drejtohet nga njerëz që marrin rrogë në disa institucione

OPINION NGA ERVIN RESULI, MJEK VETERINAR/Urdhri i Veterinerit drejtohet nga njerëz që marrin rrogë në disa institucione

Të Gjitha

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit, ja kush është në vendin e parë

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit, ja kush është në vendin e parë

nga Fast News
09:30 | 22/07/2025
0

Rritje e investimeve, por me impakt të kufizuar në zhvillimin strukturor

Rritje e investimeve, por me impakt të kufizuar në zhvillimin strukturor

nga Fast News
09:00 | 22/07/2025
0

Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat!

Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat!

nga Fast News
08:30 | 22/07/2025
0

Kjo rutinë mund të ngadalësojë plakjen dhe të rikthejë forcën në trup

Kjo rutinë mund të ngadalësojë plakjen dhe të rikthejë forcën në trup

nga Fast News
08:00 | 22/07/2025
0

Recent News

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit, ja kush është në vendin e parë

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit, ja kush është në vendin e parë

09:30 | 22/07/2025
Rritje e investimeve, por me impakt të kufizuar në zhvillimin strukturor

Rritje e investimeve, por me impakt të kufizuar në zhvillimin strukturor

09:00 | 22/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar