• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Granata në zyrën e Fatos Tushes, Hoxha: Pse s’u përdor helikopteri?

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Granata në zyrën e Fatos Tushes, Hoxha: Pse s’u përdor helikopteri?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Artan Hoxha, nuk ka lënë pa përmendur edhe atentatin që iu bë rreth një javë më parë kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe. Lidhur me këtë ngjarje, mbeti e plagosur edhe sekretarja e tij. Ndërkohë, si autor dyshohet se ishte ish-shoferi i kryebashkiakut, i cili mbetet ende në arrati.

Për këtë ngjarje Hoxha tha se situata për kapjen e autorit nuk u menaxhua mirë, sipas tij kjo ishte një ngjarje tepër e thjeshtë për tu zbardhur, dhe për tu kapur autori, por se policia nuk kishte mundur dot as të ngrinte helikopterin për krehjen e zonës, dhe gjetjen e autorit, që sipas gazetarit ndodhet ende në Shqipëri.





“Ka një shprehje në malësi që thonë se trim është ai që rrudh trurin jo ai që rrudh gishtin. Duhet një ndërhyrje që ngjarja të mos eskalojë, që të ketë hakmarrje apo një zinxhir vrasjesh të tjera. Ndërsa për sa i përket ngjarjeve të Lushnjës, për fat të keq, ne jemi një javë më vonë pasi ka ndodhur, është një ngjarje me kamera sigurie, që domethënë e kanë si film, është një ngjarje e zbardhur për prokurorin. E provuar si ngjarje, dihet se kush është, dhe të mos e kapësh dot, lë shumë për të dëshiruar. Në Lushnje dihet kush vret, dhe nuk kapin dot vrasësit, mos të kapësh edhe këtë të kryetarit të bashkisë dhe të mos reagosh….Kush e ka penguar atë ditë policinë e shtetit të ngrinte në ajër helikopterin. Për çfarë e kemi helikopterin? Nga keq organizimi, apo keq menaxhimi i situatës?. Nuk dua të spekuloj sepse është ende herët, kryetari i bashkisë është rikthyer përsëri në zyrë. Dyshimet janë shumë të forta që kemi të bëjmë me një motiv të cilin nuk e thotë as kryetari i bashkisë, sepse pret ta thotë drejtësia, ndërkohë që drejtësia nuk ka kapur shoferin e tij. Kemi  një kryetar bashkie të mazhorancës të nëpërkëmbur e të tronditur, kemi një autor të pakapur vërdallë nëpër Shqipëri. Uroj që herët e tjera të vijmë me diçka më pozitive, dhe jo më me polici që nuk i kap dot autorët, me prokurori që sdi asgjë dhe pushon dosjet, dhe me opozitë dhe pozitë që fajësojnë njëri-tjetrin, dhe me kryeministër që thotë “kokat hënkshin”, këtu po vriten njerëz të pafajshëm nuk është kaq e thjeshtë. Pra prognoza e këtij fillim viti nuk është e mirë”, tha Hoxha.

Pas

Kushtet e Bundestagut/ Reforma Zgjedhore, Basha mbledh grupin e punës

Para

Gjyshja 60-vjeçare përballet “live” me nusen që braktisi vajzën te shinat e trenit

Para
Gjyshja 60-vjeçare përballet “live” me nusen që braktisi vajzën te shinat e trenit

Gjyshja 60-vjeçare përballet “live” me nusen që braktisi vajzën te shinat e trenit

Të Gjitha

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

nga Fast News
16:20 | 17/06/2025
0

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

nga Fast News
16:17 | 17/06/2025
0

Recent News

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

16:37 | 17/06/2025
Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

16:27 | 17/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar