• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Dritan Dajti në ish-Bllok, furtunë shkakrimesh në Burgun e Peqinit

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Dritan Dajti në ish-Bllok, furtunë shkakrimesh në Burgun e Peqinit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pesë ditë pas lirimit të Dritan Dajtit dhe nxjerrjes së tij në ish-Bllok për vizitë mjekësore, ka reaguar Ministria e Drejtësisë, Ndërkaq, dalja e tij nga Burgu i Peqinit u ka shkaktua shkarkimin nga puna zyrtarëve.  Ndërkaq, në një reagim për mediat Ministria e Drejtësië shkruan se  pasi është njohur me faktin nisur hetimet dhe sot janë firmosur shkarkimet.

“Sipas të gjitha të dhënave, është konkluduar qartazi se në shkelje flagrante me ligjin, stafi mjekësor e drejtues në IEVP-në Peqin nuk kanë  kryer asnjë proces vlerësimi të kërkesës – në profilin mjekësor dhe operacional të riskut – dhe nuk ka marrë në konsideratë asnjë mundësi për kryerjen e vizitave mjekësore pranë strukturave shëndetësore publike të afërta me institucionin e vuajtjes së dënimit“, shtohet më tej.



Në përfundim të hetimeve përgjegjësia ligjore ka rënë mbi  drejtorin e burgut të Peqinit, drejtorin e përgjithshëm të Burgjeve dhe tek mjeku i këtij burg. Sot është marrë vendim për; Lirimin nga detyra të Drejtorit të IEVP-së Peqin, z. Emin Shpata për shkelje të rëndë. Lirimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Burgjeve, z. Bardhyl Kaçorri për shkelje të rëndë. Largim nga puna të mjekut të IEVP Peqin, z. Andi Andoni. Lirim nga detyra të shefit të Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, z. Ferit Mici. Vërejtje me paralajmërim për mjeken e DPB znj. Ermira Qirinxhi. Vërejtje me paralajmërim për inspektorin e IEVP Peqin, z. Mefat Shehu.

REAGIMI I PLOTË

Ministria e Drejtësisë, pasi është vënë në dijeni të ngjarjes së bërë mediatike, se më datë 10.01.2020, i dënuari D.Dajti. ishte shoqëruar nga efektivët e Policisë së Burgjeve për të kryer disa vizita mjekësore në poliklinikën e specialiteteve Nr.2 në Tiranë si dhe në një klinikë private në zonën e ish bllokut, ka ngritur dy grupe pune të pavarura për fillimin e hetimit për zbardhjen e ngjarjes. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me strukturat e saj të posaçme, kanë hetuar dhe verifikuar të gjitha veprimet e kryera nga zinxhiri i të gjithë strukturave përgjegjëse. Nga hetimi dhe analizat e pavarura të tërësisë së fakteve dhe provave të kryera nga grupet e hetimit, kanë arritur në të njëjtat rezultate duke konstatuar se strukturat drejtuese dhe të kujdesit shëndetësor në IEVP-në Peqin si dhe strukturat shëndetësore e policore në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, të përfshira në trajtimin e rastit konkret, nuk kanë ndjekur procedurat ligjore dhe rregulloret e brendshme për vlerësimin e kërkesës së të dënuarit për kontrolle mjekësore jashtë institucionit të burgjeve.

Sipas të gjitha të dhënave, është konkluduar qartazi se në shkelje flagrante me ligjin, stafi mjekësor e drejtues në IEVP-në Peqin nuk kanë  kryer asnjë proces vlerësimi të kërkesës – në profilin mjekësor dhe operacional të riskut – dhe nuk ka marrë në konsideratë asnjë mundësi për kryerjen e vizitave mjekësore pranë strukturave shëndetësore publike të afërta me institucionin e vuajtjes së dënimit. Nga hetimi është konkluduar se është shkelur neni 33 i ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, dhe i nenit 106 të rregullores së përgjithshme të burgjeve parashikohet se të paraburgosurit dhe të dënuarit mund të kërkojnë që të vizitohen, me shpenzimet e tyre, nga një mjek i zgjedhur nga ata. Por kjo kërkesë vlerësohet nga strukturat  përkatëse duke vlerësuar mundësitë për marrjen e trajtimit të specializuar të të dënuarit nga spitali i burgjeve dhe organet shtetërore përkatëse të shëndetësisë. Pavarësisht mundësisë së marrjes së këtij shërbimi në organet shtetërore përkatëse të shëndetësisë duke përfshirë spitalet publike, asnjë nga strukturat përgjegjëse nuk e ka vlerësuar dhe konsideruar kontrollin mjekësor në strukturat publike shëndetësore, por është dhënë aprovimi për kontrollin mjekësor në një klinikë private okulistike. Drejtori i IEVP Peqin dhe strukturat shëndetësore të këtij burgu, si dhe strukturat shëndetësore në Drejtorinë e përgjithshme të burgjeve, në shkelje flagrante të dispozitave ligjore dhe të Urdhrit nr 7830 datë 31.7.2018 të Drejtorit të Përgjithshëm ‘Mbi Miratimin e Procedurës së sigurisë gjatë shoqërimit dhe transportit të të burgosurve’, nuk kanë kryer procesin e vlerësimit të riskut dhe mundësine e kryerjes së vizitave mjekësore pranë strukturave shëndetësore publike.

Nga strukturat e Policisë së Burgjeve të përfshira në këtë rast, rezulton se nuk është kryer një vlerësim i situatës dhe të riskut, në shkelje flagrante të neni 11 pika 4 të Ligjit për Policinë e Burgjeve, duke mos vlerësuar dhe ndërmarrë masa të përshtatshme (as në procedurë dhe as në përmbajtje) për shoqërimin e të dënuarit jashtë institucionit, e duke sjellë një rrezik potencial për rendin dhe sigurinë, siç parashikohet edhe në urdhrin për shoqërimin e të dënuarve dhe paraburgosurve jashtë institucionit. Gjithashtu, konstatohet se nga ana policisë së burgjeve dhe drejtuesit e saj nuk është zbatuar Urdhri nr 8925 datë 28.9.2017 “Mbi zbatimin e procedurave gjatë shoqërimit të të dënuarve dhe të paraburgosurve”, në pikën 8 të të cilit përcaktohet se plani i masave për sigurinë gjatë shoqërimit të tyre hartohet nga shefi i sektorit të forcave operacionale në DPB dhe miratohet nga Drejtori i Policisë”.  Nga hetimi është konstatuar se strukturat e Policisë së Burgjeve dhe drejtuesit e saj nuk kanë marrë miratimin e drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve duke shkelur rëndë parashikimet e urdhrit Nr. 7830 datë 31.07.2018 “Përgatitja dhe planifikimi i udhëtimit” si dhe “Rregullat dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në gjykatë dhe qendra spitalore”, në të cilët parashikohet se përveç rasteve të urgjencës, të burgosurit që kanë nevojë për masa të larta sigurie nuk duhet të nxirren jashtë, pa autorizim paraprak të Drejtorit të Përgjithshëm.

Nga strukturat përkatëse të Policisë së Burgjeve dhe drejtuesit e saj, nuk janë zbatuar parashikimet urdhëruese të po këtij urdhri ku parashikohet se “në rastet e shoqërimit të disa të burgosurve të cilët mund të kenë profil të lartë mediatik apo për grupet e presionit, duhet marrë masa të veçanta. Në raste të tilla mund të jetë e nevojshme të reduktohet ekspozimi i tyre në publik dhe mohimi i aksesit të personelit të paautorizuar”. Në rastin e planifikimit për vizitë të të dënuarit D.Dajti, nga hetimi rezultoi gjithashtu se në planin e masave nuk janë parashikuar masa lidhur me sigurinë e klinikës private dhe nuk është bërë një vlerësim paraprak i lëvizjeve të trupave shoqëruese. Lëvizja e të dënuarit të sigurisë së lartë nga burgu i Peqinit në qendër të Tiranës (zonën e ish-bllokut), në shkelje të parashikimeve ligjore dhe të gjitha rregullave të mësipërme, përbën cenim të rendit dhe sigurisë publike. Pas kryerjes së hetimit dhe analizave të kryera nga grupet e hetimit, evidentimit të përgjegjësive të të gjithë strukturave dhe punonjësve të përfshirë, janë marrë këto masa:

Lirimin nga detyra të Drejtorit të IEVP-së Peqin, z. Emin Shpata për shkelje të rëndë. Lirimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Burgjeve, z. Bardhyl Kaçorri për shkelje të rëndë. Largim nga puna të mjekut të IEVP Peqin, z. Andi Andoni. Lirim nga detyra të shefit të Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, z. Ferit Mici. Vërejtje me paralajmërim për mjeken e DPB znj. Ermira Qirinxhi. Vërejtje me paralajmërim për inspektorin e IEVP Peqin, z. Mefat Shehu.

Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë bën me dije se nga vlerësimi i kryer edhe i kuadrit ligjor dhe protokollove të zbatimit për rregullimin e të drejtave të personave për shërbim shëndetësor privat dhe në krahasim me aktet ndërkombëtare dhe të drejtat e personave të dënuar, janë konstatuar disa mangësi në normimin e proceseve të tilla. Për këtë arsye, në përputhje dhe me të drejtat e personave të paraburgosur dhe të dënuar dhe rregullat evropiane për të dënuarit, me qëllim përshtatjen me masat që janë ndërmarrë për forcimin e sigurisë, Ministria e Drejtësisë shpreh vullnetin institucional dhe po ndërmerr të gjitha masat ligjore për rishikimin e procedurave ligjore dhe administrative për forcimin e protokollove të zbatimit dhe vlerësimit të kërkesave që cenojnë sigurinë publike.

Pas

Marrëveshja për Reformën Zgjedhore, reagon Ambasada e SHBA

Para

Arti në zi, ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar

Para
Arti në zi, ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar

Arti në zi, ndahet nga jeta regjisori i njohur shqiptar

Të Gjitha

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

nga Fast News
16:13 | 19/05/2025
0

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

nga Fast News
16:09 | 19/05/2025
0

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

Pensionet me Italinë në fuqi nga 1 qershori, ja çfarë përfitojnë emigrantët

nga Fast News
16:03 | 19/05/2025
0

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

Mijëra objekte të grabitura nga muzeu ukrainas gjatë tërheqjes ruse në vitin 2022

nga Fast News
09:20 | 19/05/2025
0

Recent News

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

KE jep alarmin: Ditë të vështira për Shqipërinë, ekonomia do të ngadalësohet

16:13 | 19/05/2025
Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

Votën por edhe paratë, Shqipëria po përpiqet të çelë një kapitull të ri me Diasporën

16:09 | 19/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar