• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Doni të aplikoni për vizë pune në Gjermani? Ambasada ka një njoftim të rëndësishëm

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Doni të aplikoni për vizë pune në Gjermani? Ambasada ka një njoftim të rëndësishëm
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme Ambasada Gjermane në Tiranë ka ripërsëritur dhe një herë të gjitha kushtet për të gjithë shqiptarët që do të kenë nevojë për tu pajisur me vizë, në rast se duan të nisin një marrëdhënie punësimi në Gjermani.

Në njoftim thuhet se për këtë vizë duhet të aplikohet pranë Ambasadës Gjermane në Tiranë përpara se të ndërmerret udhëtimi drejt Gjermanisë.





“Njoftime, me përmbajtje të ndryshme nga kjo, të cilat qarkullojnë pjesërisht edhe në media, nuk janë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi”, shkruan në njoftimin e saj ambasada gjermane.

INFORMACIONI  I PLOTE:

Udhëzime të përgjithshme rreth aplikimit për vizë
Personat, që ju drejtohen jashtë territorit të Ambasadës dhe që ju ofrojnë lehtësira në aplikim përkundrejt parave, NUK janë personel i Ambasadës dhe nuk i lidh asgjë me Ambasadën. Krahas kësaj Ambasada këshillon urgjentisht të mos lini takime përmes agjensive të udhëtimit, të ashtuquajtura „agjensi vizash“. Rezervimi i një takimi bëhet në mënyrë të pavarur dhe pa kosto përmes faqes së internetit të Ambasadës. Përmes një kërkese me email apo përmes kontakteve të tjera me Ambasadën mund të merrni këshillim të kualifikuar dhe pa kosto lidhur me cështjet e vizave.

Udhëzime rreth aplikimit për vizë afatshkurtër
Që nga data 15.12.2010 për shtetasit e Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës hiqet detyrimi i pajisjes me vizë për qëndrime afatshkurtra sipas Nenit 1, Paragrafi 2 i rregullores së qëndrimit. Heqja e detyrimit të vizave vlen vetëm për mbajtësit e pashaportave biometrike.

Tarifa e vizës
Për shkak të një ndryshimi të ligjit, tarifa për lëshimin e një vize kombëtare (D-Visa) nga data 01.09.2017 do të kushtojë 75€. Tarifa për viza Shengen (C-Visa) mbetet e pandryshuar 60€. Deri më tani edhe përjashtimet nga pagesa e tarifës mbeten gjithashtu në fuqi dhe të pandryshuara. Të gjitha tarifat paguhen sikurse edhe më parë në LEK, sipas kursit aktual zyrtar të këmbimit.

Kohëpritja për aplikantët
Nisur nga një fluks i lartë kërkesash për data aplikimesh për vizë shpërndarja e tyre bëhet me ndihmën e një liste datash dhe oraresh. Lutemi të regjistroni kërkesën tuaj për një takim me qëllim aplikimin për vizë punësimi sipas §26 kreut 2 të Ligjit për Punësimin e të Huajve („Rregullorja për Ballkanin Perëndimor“). Datat dhe oraret e intervistave do të caktohen strikt në mënyrë kronologjike sipas regjistrimit.
Koha e pritjes për një datë/orë interviste momentalisht është qartësisht më e gjatë se një vit. Datat dhe oraret për intervista do të jepen për sa kohë që do të jetë i vlefshëm §26 kreu 2 i Ligjit për Punësimin e të Huajve. Sipas kuadrit ligjor aktual ky afat përfundon në 31.12.2020.

Përpara se të kapni telefonin …
Mundësitë e Ambasadës Gjermane në teknikë dhe personel për të dhënë informacione të natyrës konsullore përmes telefonit, për fat të keq, janë të kufizuara. Gjithashtu punonjësit nuk mund të përgjigjen ndërkohë që janë duke punuar në sportel.

 

Pas

Vrasësi e qëlloi me snajper nga dritarja e tualetit, dalin pamjet brenda banesës nga ku u ekzekutua Kastriot Reçi (FOTOT)

Para

Do marrin në dorë ‘frenat’ e drejtësisë, kush janë 15 magjistratët e rinj që pritet të emërohen gjyqtarë (EMRAT)

Para
Do marrin në dorë ‘frenat’ e drejtësisë, kush janë 15 magjistratët e rinj që pritet të emërohen gjyqtarë (EMRAT)

Do marrin në dorë ‘frenat’ e drejtësisë, kush janë 15 magjistratët e rinj që pritet të emërohen gjyqtarë (EMRAT)

Të Gjitha

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

nga Fast News
11:54 | 16/06/2025
0

A është koha për të investuar në kriptovaluta? Ja çfarë thonë ekspertët

A është koha për të investuar në kriptovaluta? Ja çfarë thonë ekspertët

nga Fast News
10:30 | 16/06/2025
0

Përmirësohet situata, 3% më shumë kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore

Përmirësohet situata, 3% më shumë kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore

nga Fast News
10:00 | 16/06/2025
0

Publikohet lista e pagave indikative për sektorin e turizmit, ja sa do të marrin sipas pozicionit

Publikohet lista e pagave indikative për sektorin e turizmit, ja sa do të marrin sipas pozicionit

nga Fast News
09:30 | 16/06/2025
0

Recent News

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

11:54 | 16/06/2025
A është koha për të investuar në kriptovaluta? Ja çfarë thonë ekspertët

A është koha për të investuar në kriptovaluta? Ja çfarë thonë ekspertët

10:30 | 16/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar