• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ditë të këqia për Vjollca Hoxhën/ Humb përballë bossave të mëdhenj, gjykata i sekuestron aksionet në DIGITALB

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Ditë të këqia për Vjollca Hoxhën/ Humb përballë bossave të mëdhenj, gjykata i sekuestron aksionet në DIGITALB
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vjollca Hoxha humbet shumicën e aksioneve në kompaninë “Digitalb”, duke humbur kështu edhe maxhorancën për vendimmarje.

Pronarja e rrjetit “Top Media” ka humbur betejën e saj për të mbajtur ‘nën kontroll” DIGITALB, pavarësisht tentativës për të bllokuar shitjen e aksioneve të kësaj shoqërie te ish aksionerët e shoqërisë Supersport.

Në fund të 2019-ës Vjollca Hoxha gjithashtu i kërkoi ish-aksionerëve të shoqërisë Supersport, të heqin barrën siguruese mbi aksionet e aksionerëve të shoqërisë DIGITALB.

Eshtë zbardhur dhe vendimi i Gjykatës së Tiranës që rrëzon Vjollca Hoxhën duke urdhëruar sekuestrimin e një pjese të shumicës së aksioneve që ajo zotëronte dhe kalimin e tyre te bosët e vërtetë, të cilët rimarrin në dorë aksionet e lëna me qira gjatë gjithë kësaj periudhe.

Bëhet fjalë për Armand Dukën, Saimir Manen, Agim Zeqon, Aleksandër Frangajn dhe Edmond Lekën, të cilët me vendim gjykate kanë arritur të rimarrin aksionet, duke bërë që Vjollca Hoxha të bjerë me 42 përqind dhe të humbë kështu maxhorancën e vendimmarrjes.

Tashmë një fazë e re negociatash pritet të nisë mes palëve.

VENDIMI I GJYKATËS

“Depozitimi urdhërit “Për zbatimin e Marrëveshjes Siguruese” Nr. 1098 Regj., Nr. 418 Prot., dt.27.01.2020, ku vendosi : 1-Sekuestrimin e aksioneve te shoqerise “LORESA” shpk me nr. 1219.4 aksione dhe kalimin në favor të secilit përfitues.2- Sekuestrimin e aksioneve te Itan Hoxha me nr. 3750.24 aksione dhe kalimin ne favor te secilit perfitues. 3- Sekuestrimin e aksioneve te Redia Hoxha me nr. 13804.56 aksione dhe kalimin ne favor te secilit perfitues. 4-Pas transferimit te aksioneve perfituesit do te zoterojne: A.I.B.A. KOMPANI 9.23% te aksioneve qe korespondojne 21234 aksione. Alba Gina 2.17% te aksioneve qe korespondojne 4999 aksione. Agim Zeqo 2.79% te aksioneve qe korespondojne 6428 aksione”.

Pjesa tjetër e aksioneve të DIGITALB tashmë janë në pronësi të Edmond Lekës (Union Distribution+Union Group), Petraq Shame (DEM Capital), Arben Taipi (E&E Investment) si dhe Vjollca Hoxha (LORESA – Lori, Redia, Sara), Alban Jaho, Itan Hoxha, Enkelejd Joti, Eduard Poda, Redia Hoxha.

Vlera reale e DIGITALB, e llogaritur nga kompania UNICREDIT është plot 60 milionë euro./ Newsbomb.al

 

 



Pas

“Telefonata erdhi nga burgu” Ja kush është personi që dha urdhër për rrëmbimin e Jak Prengës (EMRI)

Para

Tensione në Kuvend, deputetët bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca

Para
Tensione në Kuvend, deputetët bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca

Tensione në Kuvend, deputetët bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

nga Fast News
15:38 | 15/12/2025
0

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

nga Fast News
15:09 | 15/12/2025
0

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

nga Fast News
13:30 | 14/12/2025
0

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

nga Fast News
13:00 | 14/12/2025
0

Recent News

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

15:38 | 15/12/2025
Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

15:09 | 15/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar