• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

OPINION NGA ERVIN RESULI, MJEK VETERINAR/Urdhri i Veterinerit drejtohet nga njerëz që marrin rrogë në disa institucione

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
OPINION NGA ERVIN RESULI, MJEK VETERINAR/Urdhri i Veterinerit drejtohet nga njerëz që marrin rrogë në disa institucione
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar nuk duhet të jetë pjesë strukturës së ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ti qëndrojë larg klientelizmit, kapjes dhe blerjes.

Është nevojë urgjente që Urdhri  Profesional i Mjekut Veterinar të drejtohet nga veterinerët te pavarur dhe të jetë një institucion i cili jep garanci të plota për sigurinë ushqimore.

Është ende e freskët në kujtesën e ne veterinerëve se si u refuzua analiza e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, në portin e Durrësit, ku një kontenier me 25 ton mish rezultoi me E.Coli dhe Salmonel. Në këtë rast u mohuan analizat dhe u vu në rrezik shëndeti dhe jeta e popullatës. Kudo do të ishin ngritur të gjitha strukturat në këmbë, vetëm tek ne ndodh që të hidhen poshtë edhe rezultatet e analizave.

Dhe ajo çfarë është edhe më alarmante është fakti se vetë urdhri i veterinerit po drejtohet nga njerëz që marrin rrogë në disa institucione dhe madje e konsiderojnë këtë hallkë kryesore të zinxhirit të sigurisë, si një punë me kohë të pjesshme sa për të marrë ditët e punës, apo dhe më keq akoma, të bëjnë ca klientë të rinj për veten e tyre.

Dhe kjo vetëm e vetëm  se në zgjedhjet e fundit për Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar, është shkelur statuti me të dyja këmbët.

Ngjarjet kanë rrjedhur kështu:

Që në nisje të kandidaturave  për anëtar të Këshillit Kombëtar, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, urdhëroi që kryeveterinerët e qarqeve dhe drejtoria veterinare e bashkive të ishin me çdo kusht në këshill.   Por pikërisht ky urdhër është në shkelje të plotë më statutin UPMVSH.

Sipas statutit, konkretisht neni 18 pika “g” thuhet :  Të mos kenë funksione drejtuese në administratën shtetërore dhe të mos bëjnë pjesë në forume drejtuese partiake të çdo niveli qofshin, nga të cilat detyrimisht duhet të jenë dorëhequr në momentin e kandidimit;

Krejt e kundërta ndodh nëse shohim listën e të zgjedhurve në Këshillin Kombëtar.  Pjesa dërmuese e tyre janë shefa sektori ose kryeveteriner qarku, drejtor në bashki, apo dhe farmacist human pa asnjë lloj lidhje me UPMVSH. Në listë nuk mungojnë as njerëz që janë pjesë e forumeve drejtuese të partive politike.

Për të gjithë ata që nuk e dinë dhe nuk e konsiderojnë atë, Urdhri është Ent Publik, profesional, i pavarur, që përfaqëson dhe mbron interesat e përbashkëta të anëtarëve dhe rregullon veprimtaritë dhe marrëdhëniet midis tyre në funksion të publikut;

Si autoritet i vetërregullimit profesional, i pavarur, është i depolitizuar dhe i pa parti, i hapur dhe i barabartë për të gjithë anëtarët, pavarësisht nga përkatësitë e tyre sociale, racore, etnike, fetare apo bindjet politike;

Misioni i Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar është ruajtja e standardeve të larta në formimin dhe ushtrimin e profesionit të  mjekut veterinar, si dhe mbrojtja e shëndetit publik, në kuadër të zbatimit të ligjit  të  shërbimit veterinar;

Dhe urdhrat që vijnë nga vetë Ministria e Bujqësisë, tregojnë jo vetëm mungesë respekti për entet e të cilat garantojnë sigurinë ushqimore por edhe bashkëpunëtore në krim. (meqë kodi penal kërcënimin e sigurisë ushqimore e njeh si  krim)

Vlen të theksohet se Ministria e Bujqësisë ka 2 vjet që Shërbimin Veterinar Shtetëror dhe Privat i ka lënë në agoni të plotë. Madje një shërbim që është pararojë e  shëndetit të njeriut!

Shërbimi Veterinar është pa  kryeveteriner dhe siç duket nga lista e këshillit veterinar,  si përfaqësues i ministrisë është një Farmacist Human dhe një person që nuk  është kryeveterineri Republikës  së Shqipërisë në organikën e ministrisë.

Kjo tregon qartë që vetë ministri të kontrollojë Urdhrin e Veterinerit, i duhet kreu i tij. Dhe të luash me shëndetin e popullatës është një rrezik që e ka marrë përsipër vetë ministria që duhet të japë garancitë për shëndetin.

Duhet kuptuar qartësisht se shërbimi veterinar është garant i shëndetit të  popullatës  dhe jo ortak me biznese afër ministrisë për të  lejuar produkte ushqimore jashtë standardit e me keq akoma, me ngarkesa.

I bëj thirrje urgjente minsitrisë së bujqësisë dhe drejtpërsëdrejti ministrit Bledi Çuçi, që të tërheqë punonjësit e tij nga urdhri dhe ta lejë këtë ent në misionin fisnik të tij. Së paku të ruajmë shëndetin e njerëzve dhe kjo vjen duke ofruar për ta ushqim të sigurt.

Pas

Humb betejën me jetën, vdes në moshë të re efektivi i Policisë në Tiranë

Para

“Ma falni se kam frikë burgun”/ 16-vjeçari vrau gruan e xhaxhait, pranon krimin horror, ja çfarë deklaron në polici

"Ma falni se kam frikë burgun"/ 16-vjeçari vrau gruan e xhaxhait, pranon krimin horror, ja çfarë deklaron në polici

Të Gjitha

Kompania Bankers “kërcënon” me arbitrazh të ri: Kemi angazhuar ekipe ligjore

Kompania Bankers “kërcënon” me arbitrazh të ri: Kemi angazhuar ekipe ligjore

nga Fast News
16:27 | 22/07/2025
0

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit, ja kush është në vendin e parë

09:30 | 22/07/2025
0

Rritje e investimeve, por me impakt të kufizuar në zhvillimin strukturor

09:00 | 22/07/2025
0

Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat!

Gratë në Shqipëri kanë telefona më të shtrenjtë se burrat!

nga Fast News
08:30 | 22/07/2025
0

Recent News

Kompania Bankers “kërcënon” me arbitrazh të ri: Kemi angazhuar ekipe ligjore

Kompania Bankers “kërcënon” me arbitrazh të ri: Kemi angazhuar ekipe ligjore

16:27 | 22/07/2025
10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit, ja kush është në vendin e parë

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit, ja kush është në vendin e parë

09:30 | 22/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar