Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Buxheti 2020/ Pas taksës së pronës, ja detyrimi tjetër që i shtohet banorëve të Tiranës

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Buxheti 2020/ Pas taksës së pronës, ja detyrimi tjetër që i shtohet banorëve të Tiranës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas taksës së pronës, që nga 100 u rrit mesatarisht në 350 lekë/muaj, banorët kryeqytetas do t’i nënshtrohen një tjetër detyrimi shtesë.

Bëhet fjalë për tarifën e pastrimit, e cila do t’i nënshtrohet një indeksimi të lehtë (siç thuhet në propozimin e bërë nga bashkia). Kjo do të ndodhë në harkun kohor të dy viteve të ardhshme, por nuk përjashtohet mundësia që propozimi të shkojë në Këshill Bashkiak mbledhjen e ardhshme, duke qenë se flitet për “mbushje arke” pikërisht në kohën kur të ardhurat nevojiten më shumë se asnjëherë më parë.

Ky lajm, që me siguri nuk do të pritet mirë nga kryeqytetasit, ka marrë miratimin në parim të këshilltarëve bashkiakë, si një ndryshim në buxhetin afatmesëm 2020- 2022. Kjo argumentohet me diferencën e madhe midis kostos që paguan bashkia për pastrimin dhe përpunimin e mbetjeve dhe të ardhurave të arkëtuara nga qytetarët për mbulimin e këtij shërbimi.

Veç kësaj, edhe hyrja në fuqi e kontratës së inceneratorit në bazë të PPPsë nga qeveria që po zbatohet nga Bashkia e Tiranës ka imponuar një ndryshim në tarifë. Nga ana tjetër, një lajm i mirë vjen për biznesin e vogël. Ekonomistët e bashkisë kanë menduar ta ulin atë, me qëllim për t’ua lehtësuar barrën e detyrimeve që kanë këta të fundit.

“Për periudhën 2020-2022 janë propozuar ndryshime në tarifën e pastrimit dhe largimit të mbeturinave, në masën e një indeksimi të arsyeshëm për të mbuluar deri në një masë të caktuar kostot e dyfishuara të ofrimit të shërbimit, si dhe një ndryshim në taksën e përkohshme për infrastrukturën arsimore për të ekuilibruar ngarkesën fiskale të biznesit të vogël me xhiro 0- 2 milionë lekë”, citohet në projektbuxhetin e miratuar në fund të muajit të shkuar.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Si rrjedhojë e këtyre ndryshimeve, Bashkia e Tiranës ka parashikuar të arkëtojë në 2020-ën 1 miliard lekë më tepër nga tarifa e pastrimit (nga 2.070.000.000 lekë në 2019, 2.175.320.000 lekë/vit) dhe 50 milionë lekë më pak për taksën e infrastrukturës arsimore, minus ky i ardhur nga subjektet tregtare (860.000.000 në vitin 2019 në 813.571.000 këtë vit).

Të gjitha taksat e tarifat e tjera mbeten të pandryshuara, së paku edhe për dy vitet e ardhshme. Në total, bashkia ka parashikuar të mbledhë 20,325,227,959 lekë, po aq sa ç’parashikon të shpenzojë. Në dy vitet që pasojnë, shifrat janë më të ulëta.

Gazeta Panorama

 

Pas

“Merrni në dorë fatet e vendit” Kryemadhi e nis 2020 me thirrjen e fortë: Dyert e LSI janë të hapura për vajzat dhe djemtë që duan të kontribuojnë për ringritjen e demokracisë

Para

Moti i keq që përfshiu vendin, ARRSH ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shoferët

Para
Moti i keq që përfshiu vendin, ARRSH ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shoferët

Moti i keq që përfshiu vendin, ARRSH ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shoferët

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qeveria ngre task-forcë për monitorimin e tregut të karburanteve, ministrat takohen me kompanitë

Qeveria ngre task-forcë për monitorimin e tregut të karburanteve, ministrat takohen me kompanitë

nga Fast News
16:30 | 10/03/2026
0

Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit

Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit

nga Fast News
16:00 | 10/03/2026
0

Tregti pa burokraci për biznesin, një Dritare e Vetme Kombëtare për Doganat

Tregti pa burokraci për biznesin, një Dritare e Vetme Kombëtare për Doganat

nga Fast News
15:48 | 10/03/2026
0

Emigrimi i “trurit”, bizneset detyrohen të rrisin pagat e larta

Emigrimi i “trurit”, bizneset detyrohen të rrisin pagat e larta

nga Fast News
11:43 | 10/03/2026
0

Recent News

Qeveria ngre task-forcë për monitorimin e tregut të karburanteve, ministrat takohen me kompanitë

Qeveria ngre task-forcë për monitorimin e tregut të karburanteve, ministrat takohen me kompanitë

16:30 | 10/03/2026
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit

Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit

16:00 | 10/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora