• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Arrestohet miku i prokurorit Arjan Ndoja, kapet me pistoletë “TT” në makinë të blinduar

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Arrestohet miku i prokurorit Arjan Ndoja, kapet me pistoletë “TT” në makinë të blinduar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 44-vjeçarin Mondi Voga nga Fushë-Kruja pasi është kapur me armë zjarri. Duke iu referuar njoftimit zyrtar të Policisë, Voga lëvizte me makinë të blinduar në rrugën interurbane Vorë-Krujë dhe përdorte sisteme pamore shtesë.

Ndërkaq, pasi ka vënë re këtë gjë, policia e ka ndaluar 44-vjeçarin dhe pas kontrollit ka rezultuar se Mondi Voga drejtonte automjetin e blinduar pa autorizimin përkatës dhe me mangësi në dokumentacionin e mjetit. Gjatë kontrolli i është gjetur edhe një armë zjarri pa leje, e tipit  TT.

Automjeti i blinduar është sekuestruar dhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ndërsa Mondi Voga është ndëshkuar edhe me masën administrative “Tërheqja e lejes së drejtimit”.

Kush është Mondi Voga?

Mondi Voga është miku i prokurorit Arjan Ndoja, i cili ra pre e një atentati në muajin tetor të një viti më parë. Në vitin 2018, në muajin korrik, i arrestuari Mondi Voga u shpall në kërkim nga Policia pasi akuzohej për dhunë ndaj avokatit Ilia Ilia. Ngjarja ndodhi përballë Gjyaktës së Durrësit dhe u filmua nga kamerat e sigurisë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Policia Rrugore e kryeqytetit, në vijim të kontrolleve parandaluese për aksidentet rrugore, verifikimin e automjeteve që përdorin sisteme pamore dhe zanore shtesë, si dhe në zbatim të planit të masave të DVP Tiranë për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri, gjatë monitorimit të sjelljes se përdorueseve të rrugës, në rrugën interurbane Vorë-Krujë ka konstatuar në lëvizje një automjet që përdorte sisteme pamore shtesë dhe menjëherë është vënë në ndjekje të tij duke e ndaluar atë.
Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit me iniciale M. V., 44 vjeç, nga Fushë Kruja rezultoi se drejtonte një automjet të blinduar pa autorizimin përkatës dhe me mangësi në dokumentacionin e mjetit.
Nisur nga mangësitë dhe përdorimi i sistemeve pamore shtesë, nga patrulla e Policisë Rrugore u bë edhe një kontroll i imtësishëm, gjatë të cilit, këtij shtetasi, në çantën e dorës iu gjet edhe një armë zjarri pa leje, e tipit  TT. Menjëherë u bë arrestimi i tij në kushtet e flagrancës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Automjeti i blinduar u sekuestrua ne ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime te tjera hetimore e procedurale. Ndërkohë, ky shtetas është ndëshkuar edhe me masën administrative “Tërheqja e lejes së drejtimit”, për përdorim të sistemeve shtesë dhe mungesë të dokumentacionit të automjetit të blinduar.

Pas

Marrëveshja PS-PD, reagon OSBE: Hap i rëndësishëm drejt një reforme të plotë

Para

Blic në Vlorë/ Aksion anti-drogë, 8 persona të arrestuar

Para
Tronditet Kavaja, vrasje me armë zjarri në qendër të qytetit

Blic në Vlorë/ Aksion anti-drogë, 8 persona të arrestuar

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

“AI do ju lërë pa punë deri në 2026!” Eksperti i inteligjencës artificiale: Çdo profesion me kompjuter do të zëvendësohet

“AI do ju lërë pa punë deri në 2026!” Eksperti i inteligjencës artificiale: Çdo profesion me kompjuter do të zëvendësohet

nga Fast News
11:45 | 08/11/2025
0

Recent News

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025
Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

12:15 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar