• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Armë zjarri në çantë/ I riu kundërshtoi policinë, kapet në flagrancë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Armë zjarri në çantë/ I riu kundërshtoi policinë, kapet në flagrancë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një 19-vjeçar është kapur në flagrancë nga Policia Rrugore e Kurbinit pasi qarkullonte me armë zjarri pa leje dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë. Sipas njoftimit të policisë, fillimisht punonjësit e Policisë Rrugore kanë ndaluar një mjet tip “Renault”, pasi drejtuesi qarkullonte në mjet pa rrip sigurimi. Shoferi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, kur iu kërkua të paraqesë dokumentacionin, duke tentuar të largohet me mjet, por Policia ka mundur ta neutralizojë. Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik dhe të mjetit, në çantën e krahut u gjet një armë zjarri e llojit pistoletë të cilën i riu e mbante pa leje.

Njoftimi i policisë:





I riu qarkullonte me armë zjarri pa leje dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë duke tentuar të largohej, por arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore.

Policia Rrugore e Lezhës, në vijim të punës dhe në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, këshillimin e drejtuesve të mjeteve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri, ka ushtruar kontrolle në rrugë të ndryshme në të gjithë Qarkun Lezhë.

Si rezultat i këtyre kontrolleve të shtuara, në Laç, punonjësit e Policisë Rrugore kanë ndaluar një mjet tip “Renault”, pasi drejtuesi qarkullonte në mjet pa rrip sigurimi. Shoferi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, kur iu kërkua të paraqesë dokumentacionin, duke tentuar të largohet me mjet, por Policia ka mundur ta neutralizojë.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në mjet iu gjet në çantën e krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një krehër me 5 fishekë. Në vijim të veprimeve, Seksioni për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Kurbinit arrestoi shtetasin D. P., 19 vjeç, banues në Laç.

Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, mbajtja e armëve në automjete apo në mjedise publike, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga 5 deri në 7 vjet.

Nga data 1 deri në 8 janar 2020 janë sekuestruar, falë kontrolleve nga Policia e Shtetit, 1 pistoletë, 2 kallashnikovë, 2 armë gjahu, 3 pushkë, 1 silenciator dhe 2 armë të ftohta (thika).

 

Pas

Lajm i mirë/ Hapen kreditë e buta për 1000 familje

Para

Konflikti SHBA-Iran/ Meta: Kanë pasoja të rrezikshme për rajonin…

Para
Konflikti SHBA-Iran/ Meta: Kanë pasoja të rrezikshme për rajonin…

Konflikti SHBA-Iran/ Meta: Kanë pasoja të rrezikshme për rajonin...

Të Gjitha

Ndryshon “era” tek tregtia, rriten eksportet dhe bien importet

Ndryshon “era” tek tregtia, rriten eksportet dhe bien importet

nga Fast News
08:00 | 18/07/2025
0

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

nga Fast News
11:00 | 17/07/2025
0

Kriza për punëtorë, mbi 86 mijë aplikime nga të huajt në e-Albania

Kriza për punëtorë, mbi 86 mijë aplikime nga të huajt në e-Albania

nga Fast News
10:00 | 17/07/2025
0

Aeroporti i Vlorës drejt operimit të plotë, qeveria miraton hapjen e pikës së kalimit kufitar

Aeroporti i Vlorës drejt operimit të plotë, qeveria miraton hapjen e pikës së kalimit kufitar

nga Fast News
09:30 | 17/07/2025
0

Recent News

Ndryshon “era” tek tregtia, rriten eksportet dhe bien importet

Ndryshon “era” tek tregtia, rriten eksportet dhe bien importet

08:00 | 18/07/2025
Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

11:00 | 17/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar