• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Analiza e buxhetit të bashkive: Kanë krijuar varësi nga taksa e ndërtimeve të reja

nga Fast News
5 years më parë
në Ekonomi
0
Analiza e buxhetit të bashkive: Kanë krijuar varësi nga taksa e ndërtimeve të reja
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për shkak të varësisë që buxheti i bashkive dhe sidomos i asaj të Kryeqytetit ka krijuar ndaj taksës së ndikimit në infrastrukturë, njësitë e pushtetit vendor do të nxiten gjithnjë e më shumë për të dhënë leje ndërtimi me qëllim që të ruajnë potencialet e të ardhurave, analizoi Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit në “Raportin mbi Financat Publike Vendore”  të 9-mujorit 2019.

Analiza tregon se burimet financiare totale janë rritur, por rritja diktohet nga performanca e bashkisë Tiranë dhe zhvillimet në dy taksa kryesore: taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja (TNI) dhe taksa e pronës.



Raporti referon se bashkia Tiranë përbën një entitet me karakteristika tërësisht të ndryshme nga 60 bashkitë e tjera në vend. Kjo ngre pyetje mbi modelin e decentralizimit të zbatuar në Shqipëri.

Varësia nga të ardhurat nga TNI mbetet e lartë, për bashkitë ku kjo taksë ka peshë specifike të lartë, si një e ardhur kapitale dhe jo e vazhdueshme;

Të ardhurat nga taksa e pronës janë larg pritshmërive, por në 2020 pritet një kontribut më i lartë në vijim të aplikimit të metodologjisë së re sipas vlerës së pronës;

Të ardhurat nga taksat e ndara zënë peshë relativisht të ulët në buxhetin vendor por në të ardhmen mund të luajnë një rol më të rëndësishëm për të zbutur deri diku diferencat në kapacitetin fiskal të bashkive.

Shtimi i mjeteve financiare u kanalizua gjerësisht në mbulimin e shpenzimeve korrente: shpenzime për paga, operative dhe të tjera.

Investimet totale shënuan rritje të lehtë, diktuar nga rritja e investimeve me fonde të veta të bashkive.

Shpenzimet totale shënuan rritje me rreth 5.0% në terma vjetorë. 70.9% e fondeve shkoi për mbulimin e shpenzimeve korrente dhe 29.1% për shpenzime kapitale.

Shpenzimet totale sipas klasifikimit ekonomik sugjerojnë se dy funksionet që përthithin fonde më shumë janë “mbrojtja sociale” dhe “strehimi dhe komoditetet e komunitetit”.

Shpenzimet  e bashkive me fondet e veta shënuan një nivel prej rreth 42.2 miliardë lekë në fund të 9-mujorit 019, në rritje me rreth 11.1% në terma vjetorë

Sipas natyrës ekonomike, zgjerimi i shpenzimeve të kryera me fonde të veta me rreth 11.1% në terma vjetorë u përcaktua gjerësisht nga rritja e shpenzimeve kapitale. Pozitivisht por në masë më të ulët kontribuoi edhe zgjerimi i shpenzimeve korrente.

Bashkitë shpenzuan rreth 14 miliardë lekë për investime në fund të periudhës në analizë, në rritje me rreth23.7% në terma vjetorë. Shpenzimet për personelin dhe ato operative dhe të tjera vijojnë të rriten ndonëse me ritme më të moderuara krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Shpenzimet kapitale me fonde të veta paraqiten të luhatshme dhe paraqesin prirje rritëse nga viti në vit./ Monitor

 

 

Pas

“Çmendet” gruaja nga Tirana, rreh vajzat e mitura dhe nxjerr nga shtëpia burrin, por ja si e pëson në fund

Para

“KÇK ka gjunjëzuar shtetin” Paralajmërimi i Ramës: Ja çfarë do të ndodhë me ndërtuesit që kanë kate pa leje

Para
“KÇK ka gjunjëzuar shtetin” Paralajmërimi i Ramës: Ja çfarë do të ndodhë me ndërtuesit që kanë kate pa leje

“KÇK ka gjunjëzuar shtetin” Paralajmërimi i Ramës: Ja çfarë do të ndodhë me ndërtuesit që kanë kate pa leje

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar