• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Alarmi i the Economist: Shqiptarët më të plakur dhe më të varfër! Ja arsyet

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Alarmi i the Economist: Shqiptarët më të plakur dhe më të varfër! Ja arsyet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Fenomeni i plakjes së popullsisë po bëhet gjithnjë e më i dukshëm në Shqipëri, nxitur nga emigracioni dhe rënia e lindshmërisë.

Por për fat të keq, Shqipëria së bashku me vendet e tjera të rajonit bëjnë pjesë në grupin e shteteve me popullsi të vjetër dhe të varfër njëkohësisht. Sipas Economic Demography Matrix shtetet mund të ndahen sipas katër profileve demografike të dallueshme: vende me popullsi të re dhe të pasur, vende me popullsi të vjetër dhe të pasur; vende me popullsi të vjetër dhe të varfër; dhe vende me popullsi të re dhe të varfër.

Në grupimin e parë, të vendeve me popullsi të re dhe të pasur përfshihen vendet arabe, të cilët u pasuruan me shpejtësi në 50 vitet e fundit prej burimeve të naftës, ndryshe arit të zi.

Në grupimin e dytë, të vendeve me popullsi të pasur por të moshuar, përfshihen vendet e zhvilluara, Amerika e Veriut me Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Amerikën e Jugut, vetëm Kili, pjesa më e madhe e shteteve të Bashkimit Europian (kryesisht Perëndimore dhe Veriore), Japonia, Australia dhe Zelanda e Re.

Në vendet me popullsi të re dhe të varfër, bëjnë pjesë kryesisht vendet e botës së tretë Meksika, Kolumbia dhe Venezuela, shumica dërrmuese e vendeve të Afrikës, vendet e lindjes së mesme, India.



Ndërsa në grupin ku bëjmë pjesë dhe ne, vende me popullsi të moshuar dhe të varfër, janë përfshirë pjesa më e madhe e vendeve ish-komuniste të Europës Lindore, të cilat përveç varfërisë, po vuajnë edhe ndryshimet demografike.

Më shumë se 80% e PBB-së globale është e gjeneruar nga shtetet, popullsia e të cilëve po plaket shpejt. Mënyra si ndërtojnë ekonomitë, veçanërisht në drejtimin politik, do të jetë një faktor i rëndësishëm për të kuptuar trendët ekonomike dhe politike.

Azia Veri-Lindore është në krye të kurbës. Japonia ka popullsinë më të vjetër në botë me të ardhurat më të larta, ndërkohë Kina, një vend në zhvillim, është vendi i popullsisë më të madhe dhe të vjetër dhe popullsia e tij po plaket me shpejtësi. Monitor

Pas

RENEA blindon Shkodrën që në mëngjes, shoqërohen në polici 2 persona

Para

“As me protesta, e as me revolucione” Manjani tregon mënyrën e vetme për zgjidhjen e krizës

Para
“As me protesta, e as me revolucione” Manjani tregon mënyrën e vetme për zgjidhjen e krizës

“As me protesta, e as me revolucione” Manjani tregon mënyrën e vetme për zgjidhjen e krizës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar