• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Abuzoi me pronat në Vlorë, dënohet për herë të dytë biznesmeni

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Abuzoi me pronat në Vlorë, dënohet për herë të dytë biznesmeni
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pëllumb Petritaj, njeriu që është marrë disa herë i pandehur nga prokuroria për “Falsifikimin e dokumenteve”, me qëllim tjetërsimin e pronave në bregdetin e Vlorës dhe “Pastrim parash”, është dënuar me 5.4 vite burgim nga gjykata e Vlorës. Vendimi është dhënë në 21 janar nga gjyqtari i Vlorës, Skënder Haluçi, ndërsa prokuror i çështjes penale, ka qenë Albert Kuliçaj, person ky që në 21 dhjetor 2019, iu vendos një sasi e konsiderueshme tritoli në makinën e parkuar shumë pranë banesës në Vlorë. Dënimi me 5.4 vite burgim për Pëllumb Petritaj është i dyti, pasi në muajin prill 2018, Petritaj, është dënuar sërish nga gjykata e Vlorës me 3 vite burgim për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve” me qëllim tjetërsimin e një sipërfaqe toke në zonën e Zvërnecit.

Petritaj, akuzohej nga prokuroria e Vlorës për falsifikimin e një vendimi gjyqësor që mban datën 4 maj 1996, ku është vendosur vërtetimi i faktit të lëshimit të dëshmisë së trashëgimisë së të ndjerit Seit Shehu, duke përcaktuar si trashëgimtarë ligjorë të radhës së parë Kutbi Shehu, Ramis Shehu, Merjeme Shehu.

Ky vendim është pasqyruar sikur të ishte dhënë nga treshja e gjyqtareve Anila Hamzaraj, Anila Galanxhi dhe Gjinovefa Gaba. Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke rreth 32 mijë metra katror, që ndodhen në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Në pretencën e tij, prokurori Albert Kuliçaj i kërkoi gjykatës dënimin me 8 vite burgim të Petritaj. Kjo masë dënimi u miratua nga gjyqtari Haluci, i cili në përfundim të procesit gjyqësor vendosi shpalljen fajtor dhe dënimin me 8 vite burgim të Petritaj për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Por për shkak se biznesmeni Petritaj ka hyrë me gjykim të shkurtuar në këtë çështje, dënimi i tij përfundimtar është dhënë në masën e 5.4 vite burgim.

Pas këtij dënimi, duket se testi i radhës për Pëllumb Petritaj, do jetë në gjykatën e Apelit të Vlorës, e cila do vendosi ose jo që dënimi i biznesmenit të marrë formë të prerë. Momentalisht Petritaj ka edhe një proces gjyqësor të hapur në gjykatën e Vlorës për abuzimet me pronat në zonën e Zvërnecit, ku në këtë proces prokurori Kuliçi ka kërkuar në pretencën e tij, dënimin me 20 vite burgim të Pëllumb Petritaj.

Marrë nga shqiptarja.com



Pas

Urdhri për informim/ Si do të zbulohet koronavirusi nga mjekët shqiptar

Para

Dhuna “kafshërore” ndaj vajzës së mitur, nëna lihet në burg

Para
Dhuna “kafshërore” ndaj vajzës së mitur, nëna lihet në burg

Dhuna “kafshërore” ndaj vajzës së mitur, nëna lihet në burg

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

nga Fast News
15:38 | 15/12/2025
0

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

nga Fast News
15:09 | 15/12/2025
0

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

nga Fast News
13:30 | 14/12/2025
0

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

nga Fast News
13:00 | 14/12/2025
0

Recent News

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

15:38 | 15/12/2025
Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

15:09 | 15/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar