Komisioni i Ekonomisë ka vendosur të shkarkojë nga detyra Arben Malajn, si anëtar i Këshillit mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë.
Ky vendim është marrë me 12 vota pro dhe 5 kundër.
Mbledhja e sotme u shoqërua dhe me debate dhe tensione të forta, ku Arben Malaj u përplas me Arben Ahmetajn dhe i kujtoi se dikur e kishte mësuar se si ishte i dobishëm për Shqipërinë.
Ndër të tjera Arben Malaj zbuloi se e kishin kërcënuar dhe familja e tij është detyruar të largohet drejt Amerikës.
Kujtojmë se ky shkarkim vjen disa ditë pas vendimit ku Arben Malaj u pezullua nga detyra me firmë të zv. kryeministrit Erjon Braçe.
Vendimi ishte botuar edhe në fletoren zyrtare.