• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

U shkarkua me firmën e dekanit, reagon Shoqata e Inxhinierëve për zv.dekanin: Kërkojmë me urgjencë sqarime, tërmeti duhet të “shkundë” institucionet

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
U shkarkua me firmën e dekanit, reagon Shoqata e Inxhinierëve për zv.dekanin: Kërkojmë me urgjencë sqarime, tërmeti duhet të “shkundë” institucionet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

U bë i njohur duke folur në media për godinat e dëmtuara nga termeti, por është shkarkuar nga detyra si zv/dekan i Fakultetit të Inxhinierë së Ndërtimit. Bëhet fjalë për profesorin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Agim Seranaj.Lajmi fillimisht u postua në facebook nga Sali Berisha, i cili shprehet se Seranaj u shkarkua se “tha të vertetën për termetin dhe dëmet e tij”.

Seranaj konfirmoi se është shkarkuar nga detyra pa ndonjë motivacion. Firmën e ka hedhur dekani i këtij fakulteti Neritan Shkodrani.





Ndërkohë për shkarkimin e tij ka reaguar edhe Shoqata Shqiptare e Inxhinierëve Konsulentë, të cilët raportojnë se shkarkimi është bërë pamotiv dhe kërkojnë sqarime për këtë çështje dhe në mbrojtje të dinjitetit të njerëzve të përkushtuar në interesin publik.

“Vendimi që ka marrë dekani i FIN për shkakrimin nga detyra e zëvendës dekanit pa motiv të Dr. Ing. Agim Seranaj (në shkresën e shkarkimit të FIN, nr. 154, datë 20.12.2019 bazuar në Ligjin nr.80/2015, neni 43, pika 2 “Për Arsimin e Lartë etj.” dhe bazuar edhe në Statusin e Universitetit Politeknik të Tiranës, Neni 19, pika 9), dhe pikërisht në këtë moment, kur ne presim bashkëpunim dhe përfshirje aktive të të gjithë strukturave profesioniste dhe jo vetëm, pa dhënë asnjë arsye, na obligon për të kërkuar sqarime për këtë çështje dhe në mbrojtje të dinjitetit të njerëzve të përkushtuar në interesin publik. Tërmeti i datës 26 Nëntor njëherazi duhet që të “shkundë” institucionet përkatëse dhe t’i bëjë ata të ndërgjegjshëm që “ta shikojnë të vërtetën në sy”. Kjo, mbi të gjitha, është një detyrë morale, që qëndron në thelbin e organizimit tonë si shoqatë e inxhinerëve, ndaj këkrojmë me urgjencë që FIN të shprehet publikisht për situatën dhe nëse ka bërë ndonjë analizë të sinqertë dhe të përgjegjeshme lidhur me këtë vendim.”– shkruan Shoqata.

Njoftimi i plotë

D E K L A R A T Ë e SHOQATËS SHQIPTARE TË INXHINIERËVE KONSULENTË     Shoqata Shqiptare e Inxhinerëve Konsulentë (SHOSHIK) është bërë me dije së fundmi lidhur me vendimin për shkarkimin e zëvendës Dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN) të Universitetit Politeknik të Tiranes, Dr. Ing. Agim Seranaj. Dr.Ing.Agim Seranaj është anëtar i Shoqatës së Inxhinierëve Konsulentë Shqiptarë (SHOSHIK) dhe shumë aktiv në përgjigje të thirrjes SË QEVERISË, që SHOSHIK ka bërë për të ndihmuar strukturat shtetërore në verifikimin dhe inspektimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Shoqata jonë e Inxhinerëve deklaron dhe vlerëson maksimalisht profesionalizmin dhe gatishmërinë e kolegut Seranaj dhe grupit të ekspertëve që ai drejton në terren që prej datës 26 Nëntor 2019 e në vijim. Nga ana tjetër, dhe siç i është bërë me dije opinionit publik me njoftim zyrtar të të gjithë faktorëve inxhinierikë në Shqipëri, përfshirë ata akademikë, publikë dhe privatë (edhe FIN), SHOSHIK organizoi në një kohë shumë të shkurtër një takim të hapur ku morën pjesë rreth 150 inxhinierë për të dhënë mendime profesionale në ndihmë të programit të qeverisë për rindërtimin. Në këto takime pati mendime edhe përsa i përket evidentimit të inxhinierëve që kanë dhënë shërbime inxhinierike në të gjitha objektet me probleme, me qëllim analizën në një kohë të dytë të fenomeneve që lidhen me disiplinën teknike apo edhe me formimin e tyre profesional. Tashmë është bërë i njohur edhe propozimi i SHOSHIK për qeverinë shqiptare për ngritjen e një “Enti Teknik për Rindërtimin”, në përmbushje të vakumit institucional për vendimarrje profesionale. Vendimi që ka marrë dekani i FIN për shkakrimin nga detyra e zëvendës dekanit pa motiv të Dr. Ing. Agim Seranaj (në shkresën e shkarkimit të FIN, nr. 154, datë 20.12.2019 bazuar në Ligjin nr.80/2015, neni 43, pika 2 “Për Arsimin e Lartë etj.” dhe bazuar edhe në Statusin e Universitetit Politeknik të Tiranës, Neni 19, pika 9), dhe pikërisht në këtë moment, kur ne presim bashkëpunim dhe përfshirje aktive të të gjithë strukturave profesioniste dhe jo vetëm, pa dhënë asnjë arsye, na obligon për të kërkuar sqarime për këtë çështje dhe në mbrojtje të dinjitetit të njerëzve të përkushtuar në interesin publik. Tërmeti i datës 26 Nëntor njëherazi duhet që të “shkundë” institucionet përkatëse dhe t’i bëjë ata të ndërgjegjshëm që “ta shikojnë të vërtetën në sy”. Kjo, mbi të gjitha, është një detyrë morale, që qëndron në thelbin e organizimit tonë si shoqatë e inxhinerëve, ndaj këkrojmë me urgjencë që FIN të shprehet publikisht për situatën dhe nëse ka bërë ndonjë analizë të sinqertë dhe të përgjegjeshme lidhur me këtë vendim. KRYESIA E SHOSHIK Tiranë, 21 Dhjetor 2019

Pas

“Nuk po u besoj veshëve duke dëgjuar Ramën”, gazetari shokohet nga deklaratat e kryeministrit për liderët politikë në Kosovë

Para

LAJMI I FUNDIT/ Rama ofendoi Haradinajn, reagon Basha: Dënoj sulmin rrugaçëror, akt antishqiptarizmi, kërkoj ndjesë…

Para
LAJMI I FUNDIT/ Rama ofendoi Haradinajn, reagon Basha: Dënoj sulmin rrugaçëror, akt antishqiptarizmi, kërkoj ndjesë…

LAJMI I FUNDIT/ Rama ofendoi Haradinajn, reagon Basha: Dënoj sulmin rrugaçëror, akt antishqiptarizmi, kërkoj ndjesë…

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

nga Fast News
21:42 | 10/09/2025
0

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

nga Fast News
19:24 | 10/09/2025
0

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

nga Fast News
19:20 | 10/09/2025
0

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Recent News

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

21:42 | 10/09/2025
Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

19:24 | 10/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar