Dje në qendrën tregtare TEG, aktivistët e Organizatës Politike, kanë shpërndarë fletushka të vogla që vinin në mbrojtje të minatorëve.
Pas këtij akti, menjëherë aktivistët janë marrë me fórcë nga rojet e sigurisë, duke u tërhequr zvárrë dhe janë futur në disa dhoma të qendrës tregtare. Sipas aktivistëve dhe pamjeve të publikuara nga Organizata Politike në Facebook, ata janë dhúnuar bárbarisht. Tre prej tyre, Frenklin Elini, Bislim Lakna dhe Enriko Peçulii janë arrestuar. Ndërsa të tjerë si Mirela Ruko, Vitori Çipi, Albina Ruko dhe Xheni Hajdari janë shoqëruar.
“Sipas dëshmive, një numër i madh policësh privatë dhe gangsterësh pa uniformë i kanë futur me zór aktivistët në një dhomë të vogël brenda TEG-ut dhe për mbi 15 minuta kanë ushtruar dhunë fIzike dhe psikologjike ndaj tyre. Shtatë vajza dhe djem janë goditur me grushte në trup dhe shkélma në bark. Në skena që kujtojnë torturat ç’njerëzore të kampeve si Guantanamo, aktivistët janë detyruar të shtrihen përtokë dhe aty janë goditur sërish, sharë me fjalor rrugaçëror dhe kërcënuar me jetë nga qentë e ndërsyer të Samir Manes, të cilët çméndeshin sa herë përmendej emri i padronit të tyre dhe i minatorëve të pushuar nga puna.”, thuhet në reagimin e OP-së.
Reagimi i Orgatizës Politike:
DHUNA PERVERSE E SAMIR MANES DHE SHTETI LEGEN NËN KËMBËT E TIJ
Mbrëmë rreth orës 18 një grup aktivistësh të Organizatës Politike kanë shpërndarë te TEG-u një fletushkë ku denoncohej shtypja e minatorëve të Bulqizës nga kryeoligarku Samir Mane. Sipas dëshmive, një numër i madh policësh privatë dhe gangsterësh pa uniformë i kanë futur me zor aktivistët në një dhomë të vogël brenda TEG-ut dhe për mbi 15 minuta kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tyre. Shtatë vajza dhe djem janë goditur me grushte në trup dhe shkelma në bark. Në skena që kujtojnë torturat çnjerëzore të kampeve si Guantanamo, aktivistët janë detyruar të shtrihen përtokë dhe aty janë goditur sërish, sharë me fjalor rrugaçëror dhe kërcënuar me jetë nga qentë e ndërsyer të Samir Manes, të cilët çmendeshin sa herë përmendej emri i padronit të tyre dhe i minatorëve të pushuar nga puna.
Mbërritja e policisë së shtetit i ka shpëtuar aktivistët nga pasoja edhe më të rënda për jetën dhe shëndetin e tyre. Po fatkeqësisht, me urdhër nga lart, policia e shtetit në vend se të arrestonte dhunuesit e aktivistëve paqësorë, ka mbajtur në gjendje shoqërimi 7 aktivistët. Të paktën në një rast një oficer i Policisë Gjyqësore ka ushtruar presion psikologjik ndaj aktivistëve që të firmosnin deklarata të ndryshme nga e vërteta.
Pas rreth shtatë orësh, policia ka liruar aktivistet Vitori Çipi, Mirela Ruko, Xheni Hajdari dhe Albina Ruko, duke u treguar se ndjekja penale ndaj tyre do të vazhdojë në gjendje të lirë. Në kundërshti me ligjin dhe logjikën minimale, tre aktivistët e tjerë – Frenklin Elini, Bislim Lakna dhe Enriko Peçuli – janë konsideruar në gjendje arresti dhe do të mbahen të izoluar për 72 orë.
Faji i aktivistëve tanë është se bënë brenda pronës së pandershme të Samir Manes atë që ai bën përditë në shtëpitë tona, duke na qelbur sheshpushimin përpara derës me reklamimin e mallrave të tij: shpërndanë fletushka.