Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Tragjike/ Avioni me 95 pasagjerë rrëzohet pas pak ngritjes, 15 viktima e 66 të plagosur

nga Fast News
6 years më parë
në Bota
0
Tragjike/ Avioni me 95 pasagjerë rrëzohet pas pak ngritjes, 15 viktima e 66 të plagosur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një aeroplan i kompanisë kazake, Bek Air, është rrëzuar me 95 pasagjerë dhe pesë anëtarë të bordit, pas nisjes nga aeroporti i Almatit, duke lënë të vdekur të paktën 15 persona.

Zyrtarët kanë thënë të premten se 66 persona janë dërguar në spital, duke përfshirë disa në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ata po ashtu kanë prezantuar listën e pasagjerëve që kanë qenë në aeroplan.

Autoritetet e aviacionit kanë thënë se pajisja “nuk ka arritur lartësinë e duhur gjatë nisjes dhe është përplasur për një ndalesë betoni” para se të ndeshej me një ndërtesë dykatëshe.

Ende nuk është bërë e qartë nëse ka viktima në ndërtesë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Një gazetar i agjencisë së lajmeve, Reuters në aeroport ka thënë se në atë zonë ka pasur mjegull të madhe.

Zyrtarët kanë thënë se aeroplani ishte nisur për Nur-Sultan, qytetin që dikur është njohur si Astana, njëherësh kryeqytetin e Kazakistanit.

Agjencia lokale e lajmeve, Tengrinews, ka cituar një të mbijetuar të ketë thënë se ajo ka dëgjuar “tinguj të tmerrshëm” para se aeroplani të rrëzohej.

“Gjithçka ka qenë sikurse film: njerëzit duke bërtitur dhe duke qarë”, ka thënë ajo.

Kompania Bek Air funksionon me flotën e aeroplanëve, Fokker. Komiteti shtetëror i aviacionit ka thënë se do të pezullojë të gjitha fluturimet me këtë lloj aeroplani pas rrëzimit dhe derisa të kryhen hetimet.

Të dhënat tregojnë se aeroplani i përfshirë në incident, Fokker-100, ka qenë 23.7 vjet i vjetër.

Kompania që ka prodhuar këtë lloj aeroplani, ka bankrotuar më 1996 dhe prodhimi i këtyre aeroplanëve është ndalur më 1997.

Radio Evropa e Lire

 

Pas

Lajme të këqia për këto 4 shenja horoskopi, fillimi i 2020 do të jetë i vështirë

Para

“Tre zyrtarë janë kërcënuar me jetë” ministrja Gjonaj paralajmëron ‘të fortët’: Gati struktura speciale…

Para
“Tre zyrtarë janë kërcënuar me jetë” ministrja Gjonaj paralajmëron ‘të fortët’: Gati struktura speciale…

“Tre zyrtarë janë kërcënuar me jetë” ministrja Gjonaj paralajmëron ‘të fortët’: Gati struktura speciale…

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ministrat takohen me fermerët e protestës, premtohet zgjidhje për bujqësinë

Ministrat takohen me fermerët e protestës, premtohet zgjidhje për bujqësinë

nga Fast News
18:05 | 07/04/2026
0

Makinat shqiptare çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën!

Makinat shqiptare çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën!

nga Fast News
14:02 | 07/04/2026
0

Fermerët në protestë, kundërshtojnë heqjen e naftës pa akcizë

Fermerët në protestë, kundërshtojnë heqjen e naftës pa akcizë

nga Fast News
13:59 | 07/04/2026
0

Punë në shtet? Të gjitha vendet vakante në një portal të vetëm

Punë në shtet? Të gjitha vendet vakante në një portal të vetëm

nga Fast News
13:53 | 07/04/2026
0

Recent News

Ministrat takohen me fermerët e protestës, premtohet zgjidhje për bujqësinë

Ministrat takohen me fermerët e protestës, premtohet zgjidhje për bujqësinë

18:05 | 07/04/2026
Makinat shqiptare çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën!

Makinat shqiptare çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën!

14:02 | 07/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora