Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tërmeti “shkund” dhe mediat, mbyllen tre faqe kritike

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Tërmeti “shkund” dhe mediat, mbyllen tre faqe kritike
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për shkak të situatës së jashtëzakonshme, duket se qeveria këto ditë ka qenë “zënë ngushtë”.

Edhe pse fakti provon se kryeministri Edi Rama i trembur nga ‘paniku’  është pothuajse 24 orë në ditë online me median e tij në përpjekje për të treguar se gjithçka po shkon siç duhet, nuk ka arritur t’ia dalë sepse e vërteta mbase paraqitet ndryshe!

Por kaq nuk mjafton, sepse nga ana tjetër, disa media të cilat nga ana e tij janë konsideruar si nxitëse të panikut, për shkak se janë ofruar për të treguar situatën reale të familjeve shqiptare dhe qytetarëve të vendit, asgjë më shumë se pasqyrimi i realiteti, për Ramën janë një e keqe e madhe sepse për fatin e tij të keq nuk transmetojnë në një linjë me ERTV.

Është e pakuptueshme sjellja e kryeministrit nëse në media trajtohet një pallat që përbën rrezikshmëri për banorët, nëse një banorë shprehet se nuk i është ofruar asnjë ndihmë nga autoritetet, apo dikush tjetër denoncon një drejtues policie që vjedh ndihmat për të prekurit nga tërmeti duke ia dërguar vjehrrës në shtëpi.

Ndërkohë, që është e vërtetë se për shkak të fatkeqësisë natyrore të 26 Nëntorit, ka banesa të pabanueshme, ka edhe familje që janë ankuar dhe fillojnë të ankohen për mungesën e vëmendjes nga autoritetet, madje ka edhe një pranim nga ana e tij dhe organeve të drejtësisë se drejtuesi i Policisë i vodhi ndihmat me automjetin e shtetit dhe uniformë po ashtu veshur.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pak ditë më parë me urdhër të Ramës u mbyll portali “Jeta Osh Qef”, ndërkohë që sot mësohet të jetë mbyllur Fun Page “Brryli Brodway” e cila njihet për memet, satirat dhe qëndrimet kritike ndaj qeverisë por jo vetëm. Por kjo nuk mjafton me kaq. Një sulm i tillë është bërë edhe ndaj një mediaje të re informative online, “Dosja.al” e cila është bërë e paaksesueshme në rrjet, dhe arsyeja ende është e paqartë.

Ndërkohë ditën e sotme, Rama bëri një deklaratë akoma më të fortë pasi, duke shfrytëzuar situatën e gjendjes së jashtëzakonshme në vend pas tërmetit 6.4 ballë që tronditi vendin, me anë të një postimi në rrjetet sociale, referuar shembullit të Japonisë, shkruan se ky shtet ka marrë masa ektreme për mediat private.

Rama kërcënon hapur lirinë e mediave, duke shkruar që mos ta detyrojmë “të bëjë atë që s’ua rrok imagjinata!”

“Gjatë periudhës së gjendjes së jashtzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata! Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!”-shkruan Rama.

Askush nuk mund ta besojë se kjo është diktaturë, por për çdo kënd këto janë shenjat e saj, ndaj është koha që përballë propagandës, media të luftojë me transmetimin e të vërtetës dhe përballë ‘dhunës’, të rreshtohet krah qytetarëve

Pas

Po nga teprimet e Rama-media kush na mbron

Para

Japin dorëheqjen dy anëtarë të Komitetit të Nobelit, shkak edhe shkrimtari Handke

Para
Japin dorëheqjen dy anëtarë të Komitetit të Nobelit, shkak edhe shkrimtari Handke

Japin dorëheqjen dy anëtarë të Komitetit të Nobelit, shkak edhe shkrimtari Handke

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qeveria ngre task-forcë për monitorimin e tregut të karburanteve, ministrat takohen me kompanitë

Qeveria ngre task-forcë për monitorimin e tregut të karburanteve, ministrat takohen me kompanitë

nga Fast News
16:30 | 10/03/2026
0

Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit

Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit

nga Fast News
16:00 | 10/03/2026
0

Tregti pa burokraci për biznesin, një Dritare e Vetme Kombëtare për Doganat

Tregti pa burokraci për biznesin, një Dritare e Vetme Kombëtare për Doganat

nga Fast News
15:48 | 10/03/2026
0

Emigrimi i “trurit”, bizneset detyrohen të rrisin pagat e larta

Emigrimi i “trurit”, bizneset detyrohen të rrisin pagat e larta

nga Fast News
11:43 | 10/03/2026
0

Recent News

Qeveria ngre task-forcë për monitorimin e tregut të karburanteve, ministrat takohen me kompanitë

Qeveria ngre task-forcë për monitorimin e tregut të karburanteve, ministrat takohen me kompanitë

16:30 | 10/03/2026
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit

Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit

16:00 | 10/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora