• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Tërmetet shkojnë deri në 9 ballë, ja cilat janë arsyet pse nuk rrëzohen ndërtesat gjigande në Japoni

nga Fast News
5 years më parë
në Bota
0
Tërmetet shkojnë deri në 9 ballë, ja cilat janë arsyet pse nuk rrëzohen ndërtesat gjigande në Japoni
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Duke marrë parasysh sa shpesh bien tërmete në Japoni, të gjitha godinat kanë njëfarë mbrojtjeje nga lëkundjet.

Shtëpitë në Japoni ndërtohen sipas një kodi strikt ndërtimi që mbështetet nga ligji. Ligjet vlejnë edhe për shkollat dhe godinat shtetërore. Thuhet se 87% e ndërtesave në Tokio i kalojnë tërmetet pa problem.



Disa struktura ndërtohen që të jenë fleksibël në rast lëkundjesh dhe disa ndërtohen me Teflon, që i lejon të lëvizin bashkë me lëkundjet.

Ndërtesa të tjera bëhen me baza gome të fryrë a me lëng që thithin lëkundjet. Kulla e famshme e Tokios, Skytree imiton formën e tempujve pagoda, që i kanë mbijetuar tërmeteve shekujve të tërë.

Përditësime në telefon

Çdo celular në Japoni ka një sistem alarmi për cunamit dhe tërmetet. Alarmi jepet pesë deri në dhjetë sekonda para katastrofës dhe u jep mundësi qytetarëve të mbrohen me shpejtësi. Sistemi thotë “Jishin desu! Jishin desu!” (që do të thotë “ka tërmet”) deri kur ndalojnë lëkundjet.

Trena të përgatitur

Japonia dominohet nga trenat dhe rrjeti i shinkansen (trenave plumb) që janë transporti i të ardhmes. Për të siguruar jetën e pasagjerëve, trenat janë të pajisur me mekanizma që dallojnë lëkundjet që në sekondat e para dhe ndalojnë menjëherë së lëvizuri. Në vitin 2011, një tërmet me magnitudë 9.0 goditi vendin. Ishin 27 shinkansen në lëvizje. Secili prej tyre ndaloi para se të binte tërmeti, të sinjalizuar nga lëkundjet e vogla që i paraprinë. Nuk pati as të lënduar, as të vdekur.

Mbulim i menjëhershëm televiziv

Në momentin që bie një tërmet, të gjitha kanalet televizive të japonisë transmetojnë mbulim të ngjarjes, për të informuar qytetarët. Mbulimi flet për tërmetet, ku të mbrohen banorët dhe në ka cunami në oqean.

Edukim dhe ndërgjegjësim mbi parandalimin e katastrofave

Që në moshë të hershme, fëmijët japonezë bëjnë stërvitje në shkollë si duhet të sillen në rast tërmeti. Nëse gjenden brenda, u mësohet të futen poshtë tavolinave dhe të mbajnë këmbët me duar deri sa të mbarojnë lëkundjet. Nëse ndodhen jashtë, mësohen të vendosen në qendrën e një hapësire të hapur për të mos u goditur nga rrënojat.

Gjithashtu, zjarrfikësit i vendosin fëmijët në simulatorë tërmeti, që të mund ta dallojnë që në vegjëli kur bëhet fjalë për lëkundje.

Muzeu Përkujtimor i Tërmeteve

Japonia e mbron popullsinë nga tërmetet e të ardhmes duke u mësuar për tërmetet e kaluara. Në vitin 1995, qyteti i Kobe u godit nga një tërmet që vrau pesë mijë njerëz dhe shkatërroi me dhjetëra mijëra shtëpi. Pasi rindërtoi qytetin, Kobe ndërtoi edhe muzeun përkujtimor.

Përveçse kujton jetët e humbura, muzeu shërben edhe si një qendër edukative mbi parandalimin e katastrofave dhe mbijetesën.

Kuti për t’i mbijetuar një tërmeti

Çdo shtëpi përgatitet në rast se më e keqja ndodh. Shumë prej tyre blejnë kuti të gatshme, që përmbajnë ndihmën e parë, ujë, racione ushqimore, doreza, maska fytyre, dyshekë të hollë, radio dhe pishtarë. Mund të blihen në dyqane si Don Quixote ose Tokyu Hands.

Tuneli i Shkarkimit të Ujit

Në periferi të Tokios, ndodhet Tuneli i Shkarkimit të Ujit, shtrirë nën një fushë futbolli dhe një parku skateboard-i. Ky tunel mbedh ujin e tepërt nga ciklonët a cunamit dhe e shpërndan në lumin Edo. Nëse zona goditet nga një tërmet dhe tërmeti shkakton një cunami, qyteti s’ka për t’u përmbytur. U deshën 13 vjet për ta ndërtuar dhe kushtoi 3 miliardë dollarë./alsat.m

Pas

“Hajde brenda o njeri se nuk të hamë” Braçe i përvishet Bashës: Në këtë situatë nuk bën…

Para

Rastësia dhe fati i keq/ Historia e çiftit që u përndoqën nga tërmetet, si i shpëtuan atij të 79’ dhe humbën gjithçka në 2019

Para
Rastësia dhe fati i keq/ Historia e çiftit që u përndoqën nga tërmetet, si i shpëtuan atij të 79’ dhe humbën gjithçka në 2019

Rastësia dhe fati i keq/ Historia e çiftit që u përndoqën nga tërmetet, si i shpëtuan atij të 79’ dhe humbën gjithçka në 2019

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar