• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shtetet e Ballkanit shkëmbejnë të dhënat me njëra-tjetrën, Vuçiç rrëfen të pathënat e marrëveshjes “historike”

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Serbia i kërkon Shqipërisë të kërkojë falje. Ja arsyeja…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç konfirmoi se një nga marrëveshjet që pritet të nënshkruhet në Beograd në fund të janarit është liria e lëvizjes përmes aeroporteve respektive, që do të thotë se shërbimet sigurisë dhe policisë të tre vendeve, do të shkëmbejnë të dhënat, do kenë databazat e përbashkëta dhe në çdo kohë do kenë informacion për çdokënd që ka shkelur në Aeroportet në Tiranës apo Beogradit.

Vuçiç tha se samiti i Beogradit do të jetë historik në kuptimin e marrëveshjeve konkrete që do të nënshkruhen.





Ai konfirmoi se janë marrë vesh me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev për një numër çështjesh, përfshi integrimin më të madh të organeve përkatëse në situata të jashtëzakonshme.

“Se pari jemi marre vesh per nje integrim me te madh te organeve tona per situata te jashtëzakonshme, për veprimin e perbashket te njesive te zjarrefiksve, njesiteve policore ne raste te zjarreve, vershimeve, termeteve, per cdo gje ne te cilen kane kaluar Serbia, Shqiperia, para tyre Maqedonia e Veriut. Pra te kemi baza te perbashketa te dhenash qe njekohësisht te kemi sistemet tona te rrjetuara qe ne çast te mund te ndihmojme njeri tjetrin, te reagojme ne cdo çast dhe qe te gjitha kapacitetet te jene ne dispozicion te te gjitheve.”

Ai tha se është me rendësi të veçantë, gjë që u vërtetua edhe në rastin e Shqipërise.

Vuçiç konfirmoi se takimi i radhës do të mbahet në Beograd në fund të janarit dhe tha se ai do të jetë një samit historik.

“Mendoj se ky do te jete nje takim historik ne çdo kuptim per ato qe do përfundojmë deri atehere. Kemi arritur marreveshje konkrete per shume gjera.

Para vitit të ri në do kemi një vendim që njerëzit tanë të hyjnë në Shqipëri vetëm me kartë identiteti dhe njerëzit nga Shqipëria mund të hyjnë në Serbi vetëm me kartë identiteti, nënkuptohet edhe hyrja në Maqedoninë e Veriut dhe nga Maqedonia e Veriut ne Serbi.”

Presidenti serb tha se kanë krijuar një softuer te cilin e kanë pranuar te gjithe i cili do të ndihmojë në një numër çështjesh.

“Ne kemi arritur marreveshje qe te kemi treg te perbashket te punes. Pra nese nje shqiptar apo qytetar i Republikes se Maqedonise së Veriut kalon ne territorin e Republikes se Serbise, mjafton qe te perdore celularin e vet, laptop apo cdo lloj kompjuteri. Asgje tjeter nuk i duhet, lajmërohet ne Serbi dhe thote se do te punoje kete apo ate lloj pune. 

Brenda pese ditesh ai pajiset me nje numer evidentues nga organet tona dhe pas kesaj ai mund te punoje ne territorin e Serbise cdo pune cfarëdo qe te doje. Dhe e njejta gje per punetoret tane ne territorin e Maqedonise se Veriut dhe Shqiperise. Njerez, ky eshte revolucion, ky eshte lajm fantastik. Ne kete menyre ne te tre te treja vendet do te mbulojne shume vrima dhe probleme qe kemi patur ne te kaluaren. Edhe ne ndertimin e autostradave, ne vecanti ne punet me investime te medha ku na duheshin saldatorë, bravaxhinj, murator, marangozë dhe te tjere.”

Presidenti serb tha se që nga 1 dhjetori, është arritur që shërbimi fito sanitar të jetë 24 orë si dhe inspektimi veterinar.

“Duam të punojmë me doganat dhe shërbimet tona doganore do të kenë shumë takime të rëndësishme të përbashkëta dhe dhe do përpiqemi të përafrojmë taksat doganore që do të thotë një hapësire e përbashkët doganore në të ardhmen. Këto janë lajme të jashtëzakonshme që do na garantojnë përparësi shumë të madhe ndaj të tjerëve në rajon në tërheqjen e investimeve të huaja dhe përdorimit të territorit tonë për tranzit dhe për gjëra tjera.”

Vuçiç tha se dëshirojnë që edhe doganat në ato vendkalime të punojnë 24 orë dhe se kjo do rregullohet nga doganat para Samitit të Beogradit. Ai konfirmoi se kanë biseduar edhe Operatorët e Autorizuar Ekonomikë dhe tha se Serbia ka 24, Maqedonia e Veriut ka 4 dhe nuk e dinte sa kishte Shqipëria.

Vuçiç tha se marrëveshja për to përfshin që mund të merren vesh ku do jetë vendi i autorizimit, vendi i kontrollit të mallit, pra nuk do të thotë se duhet patjetër të jetë në doganë. Presidenti serb konfirmoi gjithashtu edhe një marrëveshje që do të nënshkruhet në Beograd lidhur me transportin ajror.

Ai shpjegoi se kur dikush të arrijë në Aeroportin e Beogradit, nuk do ketë nevojë t’i tregojë kujt më dokumentat dhe nuk do ta ndalojë njeri as në Shkup dhe as në Tiranë dhe anasjelltas.

“Ndërkohë që shërbimet tona të sigurisë dhe policisë do shkëmbejnë të dhënat, do kenë databazat e përbashkëta dhe në çdo kohë do kenë informacion për çdokënd që ka shkelur në Aeroportet në Tiranë, në Aeroportin Nikola Tesla në Beograd etj”.

Marrë nga:(/Abc News)

Pas

Atentati ndaj prokurorit Kuliçi/ I maskuar, hedh tritolin dhe largohet, autori tradhëtohet nga kamerat e sigurisë

Para

Reshjet paralizojnë Durrësin, pezullohet peshkimi dhe lundrimi i anijeve

Para
Reshjet paralizojnë Durrësin, pezullohet peshkimi dhe lundrimi i anijeve

Reshjet paralizojnë Durrësin, pezullohet peshkimi dhe lundrimi i anijeve

Të Gjitha

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

nga Fast News
12:30 | 18/06/2025
0

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

nga Fast News
11:53 | 18/06/2025
0

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Recent News

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

12:30 | 18/06/2025
Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

11:53 | 18/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar