• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

Projektligji i ri, pagesat online do të bëhen edhe pa zotëruar një kartë

nga Fast News
5 years më parë
në Ekonomi
0
Projektligji i ri, pagesat online do të bëhen edhe pa zotëruar një kartë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Banka e Shqipërisë, e cila ka iniciuar një projektligj të ri në fushën e pagesave me vlerë të vogël, shpjegon se paketa e re ligjore rrit aksesin e popullatës në shërbimet bankare dhe redukton kostot e këtyre shërbimeve.

Një nga lehtësitë do të jetë edhe pagesa online për mallra dhe shërbime edhe nëse nuk disponon një kartë bankare.

Banka sqaron se, një koncept i ri i krijuar nga projektligji është dhe institucioni për shërbimin e llogarisë, që përfaqëson konceptin e njohur si “bankë e hapur”. Kjo nënkupton që bankat, të cilat tradicionalisht mbajnë llogaritë e klientëve, do të kenë detyrimin të informojnë institucionet, të cilat ofrojnë dy shërbimet inovative (të inicimit të pagesave dhe të informimit mbi llogarinë mbi disponueshmërinë e fondeve ose gjendjen e llogarisë) me qëllim final kryerjen e pagesave e reja të promovuara dhe të rregulluara nga projektligji, synojnë të lehtësojnë aksesin e publikut të gjerë në shërbimet elektronike të pagesave, si nga pikëpamja e kostove, ashtu edhe nga lehtësia e përdorimit.

Institucionet që lehtësojnë pagesat

Ofruesit e shërbimeve të inicimit të pagesave zakonisht i ndihmojnë konsumatorët të bëjnë pagesa në internet dhe të informojnë menjëherë tregtarin për inicimin e pagesës, duke lehtësuar kështu tregtinë elektronike. Këto institucione mundësojnë kryerjen e blerjeve online edhe nga konsumatorë të cilët nuk zotërojnë një kartë debiti apo krediti, por kanë një llogari bankare të aksesueshme nga interneti. Njëkohësisht, ky lloj shërbimi ofron edhe një alternativë për tregtarin për të pranuar pagesa elektronike, duke nxitur kështu konkurrencën e tregut, jo vetëm nëpërmjet aktorëve por dhe nëpërmjet instrumenteve të ndryshme.

Informacioni mbi llogarinë

Shërbimet e informimit mbi llogarinë u mundësojnë konsumatorëve dhe bizneseve të kenë një pamje të përgjithshme të gjendjes së tyre financiare, për shembull, duke i lejuar konsumatorët të konsolidojnë llogaritë e ndryshme rrjedhëse që mund të kenë me një ose më shumë banka dhe të kategorizojnë shpenzimet e tyre sipas tipologjive të ndryshme (ushqim, energji, qira, kohë të lirë etj.), duke i ndihmuar kështu në buxhetimin dhe planifikimin financiar. Në shumë raste, këto lloj shërbimesh ndihmojnë edhe në identifikim.

Shërbimi i llogarisë

Emetimi i një instrumenti pagese është një nga shërbimet e pagesave brenda fushëveprimit të direktivës. Secili ofrues i shërbimeve të pagesave, një bankë ose një institucion pagese, mund të emetojë instrumente pagesash. Projektligji me qëllim nxitjen e mobilitetit të instrumenteve të pagesave, pavarësisht institucionit ku klienti ka llogari, krijon konceptin e “Institucionit për shërbimin e llogarisë”.

Institucionet për shërbimin e llogarisë mundësojnë që ofruesit e shërbimeve të pagesave (bankat, institucionet e parasë elektronike dhe institucionet e pagesave), të cilët nuk administrojnë llogarinë e përdoruesit të shërbimeve të pagesave, të kenë mundësi të emetojnë instrumente të pagesave me karta dhe ekzekutimin e pagesave të kryera me to nga ana e përdoruesit. Më në detaje, ofruesi i shërbimeve të pagesave nëpërmjet këtyre shërbimeve, mund të informohet, me pëlqimin e përdoruesit, mbi gjendjen e llogarisë në një institucion tjetër dhe kështu të mundësohet ekzekutimi i pagesës duke shmangur kredinë midis palëve.

Vlen të theksohet se instrumentet e pagesës nuk mbulojnë vetëm kartat e pagesave, siç janë kartat e debitit dhe kartat e kreditit, por çdo pajisje të personalizuar ose si rregull të rënë dakord midis emetuesit dhe përdoruesit që përdoret për të iniciuar një pagesë. /Monitor

Pas

Doni të zbardhni dhëmbët? Zbuloni këto metoda të thjeshta në kushte shtëpie

Para

Sherri për një femër, zbulohet arsyeja pse gardiani i burgut vrau 2 kolegët në poliklinikën e Patosit

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar