Regjisori Kastriot Çipi ka reaguar pas pretendimeve të aktorit Laert Vasili se ishte dhunuar nga aktivistët dhe artistët në mbrojtje të teatrit.
Me anë të një postimi në Facebook ai shprehet se Vasili ka më shumë shanse të hiqet si viktimë e dhunës për shkak të orientimit seksual, duke shtuar se mund të marrë edhe mbrojtje nga ndërkombëtarët.
Regjisori ka përgënjeshtruar akuzat e aktorit i cili tha se i kishin futur thonjtë në fyt, duke bërë analizën e fotos së Vasilit me proteza ortopedike në qafë, që sipas Çipit përdoret për thyerje qafe e jo për ngulje thonjsh.