Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama i ka nisur ditët që pas tërmetit, kryesisht me citate nga librat e shenjtë fetarë.
Pas Biblës dhe Kuranit, sot në mëngjes ai ka cituar edhe Fletoren e Bektashinjve.
Konkretisht ka postuar në rrjetet sociale, një shprehje të Naim Frashërit.
“FJALËT E SHENJTA: Nga Naim Frashëri, faqja 26 tek “Mirësija”, në Fletoren e Bektashinjët:
Mos e ndy shpirtin në jetë, Zemërënë mos e lyej, Shko n’udhëzët të vërtetë, Mos u kthe e mos u thyej”, – shkruan kryeministri.