• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Më janë sulur shumë patriotë në Facebook”, Rama: Ekonomia e vitit 2020 do të flasë vetë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Më janë sulur shumë patriotë në Facebook”, Rama: Ekonomia e vitit 2020 do të flasë vetë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin në Tiranë ka deklaruar se vitin tjetër nisma rajonale e cilësuar si “Shengeni Ballkanik” do të japë frytet e veta për ekonominë.
Në konferencën e përbashkët për shtyp teksa u pyet për një produkt konkret të kësaj nisme, Rama tha cdo vend që përfshihet në këtë proces përfiton dhe procesi ka një përfitim progresiv për të gjitha vendet.

Duke iu përgjigjur dhe atyre që e kanë kundërshtuar këtë nismë, ai u shpreh se duke bërë të mundur lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, heqjen e barrierave, lehtësimit e dokumentacionit do të ketë zhvillim për ekonominë dhe mirëqenien e vendit.

Një tjetër vendim, sipas Ramës ka të bëjë me lehtësimin e kalimit doganor në Qafë Thanë në janar. Ai theksoi se viti 2020 do të flasë vetë për këtë.

“Dëgjoj shumë teori konspirative broçkulla fakti se kjo nismë nuk ka impakt për të gjitha vendet, ka impakt vetëm për Serbinë e kështu me radhë, ndërkohë që është absolutisht e kundërta. Çdo vend që përfshihet në këtë proces përfiton dhe procesi ka një përfitim progresiv për të gjitha vendet. KE bëhet gati për të dedikuar që vitin e ardhshëm 1.2 mld euro për vendet tona në funksion të zbatimit të marrëveshjeve. pra, kjo nismë i shërben edhe rritjes së besueshmërisë dhe kapacitetit për të thithur fonde që nuk janë kredi por grant.

Duke hapur kufijtë për të gjithë ata që vijnë nga vende të treta, dhe po marr Kinën për të vizituar Kinën dhe po marr konkretisht Serbinë, meqë me kënaqësi dhe keqardhje po shoh se sa shumë patriotë të facebook më janë sulur ne bëjmë të mundur rritjen eksponenciale të numrit të turistëve kinezë në vendin tonë.
Për turistin që zbret në një vend, mundësia për të shkuar në vendet e tjera pa pasur nevojë për viza e procedura është imediate. Po marr shembullin tjetër, eksportuesit shqiptarë të produkteve bujqësorë që në rajon vijnë në rritje do të kenë një përfitim progresive. E fundit që kam është kush mund të thotë të kundërtën. Kush mund të thotë se lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, heqja e barrierave, lehtësimi i dokumentacionit mund të mos sjellë zhvillim për ekonominë, biznesin, mirëqenien e vendit të vet. Këtë mund ta thonë ata që jetojnë jashtë realitetit.
Mali i Zi është atraksioni më i madh turistik sot në rajonin tonë. Çfarë përfitimi kemi nëse ne e hapim kufirin dhe nuk është një linjë e gjatë pritjesh. Kemi rënë dakord për të lehtësuar kalimin doganor në Qafë Thanë, do ta bëjmë në janar.
Unifikimi i dokumenteve dhe mjaftueshmëria e një certifikate bën një ndryshim nata me ditën me realitetin që kemi.
Viti 2020 do të flasë vetë për këtë. Në fund të vitit 2020 shifrat e ekonomive tonë, të vendeve që janë në tryezë dhe uroj shumë dhe të Kosovës e Bosnjës do të flasin vetë. Do të ketë padyshim në shifrat e ekonomisë tonë, të punësimit do të ketë një shenjë të parë domethënëse se çfarë impakti ka kjo”, u shpreh kryeministri.

Pas

“Dua bashkëpunim rajonal”, Gjykanoviç lajmëron takimin e radhës dhe kërkon gjithëpërfshirje

Para

“Mini-Shengeni” do të sjellë më shumë turistë kinezë në Shqipëri”, Rama habit me deklaratën e tij

Para
“Mini-Shengeni” do të sjellë më shumë turistë kinezë në Shqipëri”, Rama habit me deklaratën e tij

"Mini-Shengeni" do të sjellë më shumë turistë kinezë në Shqipëri", Rama habit me deklaratën e tij

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar