• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Kush do ua japë lajmin e zi/ Arben Cara: Humbën familjen nga tërmeti por nuk dinë ende asgjë

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Kush do ua japë lajmin e zi/ Arben Cara: Humbën familjen nga tërmeti por nuk dinë ende asgjë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për familjen Cara në Thumanë, tërmeti i 26 Nëntorit shkaktoi një tragjedi të shumëfishtë. Shtatë prej anëtarëve të kësaj familjeje u shuan nga lëkundjet e tokës dhe gjallë mbetën vetëm dy prej tyre.

Albert Cara humbi bashkëshorten Fatmira, dy djemtë Hasan dhe Almir, vajzën Erisa, si dhe të fejuarën e Almirit, Stela. Ndërsa kushërira e tij, Lindita Cara, e cila gjithashtu i shpëtoi tërmetit katastrofik, humbi vajzën e saj Sadajana dhe nënën Anthi.





Dy familjet jetonin në të njëjtin pallat, njëra në katin e 4 dhe tjetra në katin e 5 të ndërtesës së shkatërruar thuajse tërësisht. Dy të mbijetuarit, Albert Cara dhe Lindita Cara ndodhen ende në spital, nën kujdesin mjekësor.

I ftuar në “Historia ime”, zjarrëfikësi Arben Cara tregoi se ata ende nuk e dinë se kanë humbur familjarët e tyre. Ndërkohë as familjarët nuk e dinë se kush do jetë personi që do marrë guximin për t’iu transmetuar lajmin e trishtë.

Arben Cara: Ne po mundohemi që t’i japim kurajo familjarëve që kanë shpëtuar, Albertit dhe Linditës. Deri më tani, në këto momente që po flasim ata nuk dinë asgjë, pavarësisht se e imagjinojnë nga gjithë ajo gjë që ka ndodhur, ata kuptojnë diçka sepse nuk kanë asnjë lloj kontakti, telefona s’kanë, kemi ndaluar gjithë komunikimin nga doktorët dhe nga të afërmit që ata të kontaktojnë.

Mirela Milori: Ku janë aktualisht?

Arben Cara: Aktualisht, Alberti vazhdon të jetë në Itali. Ka bërë dy ndërhyrje kirurgjikale dhe pritet të bëhet edhe një ndërhyrje tjetër. Shpresojmë tek Zoti dhe tek doktorët që të paktën mos mbetet i paralizuar, të mbetet njeri normal në jetën e përditshme, pas gjithë asaj që ka kaluar. Lindita është tek Spitali i Traumës, ajo është mirë. Ka pak probleme me krahun e djathtë, por që besoj ajo do ta kalojë, nuk ka për të pasur probleme, kemi shumë shpresë.

Mirela Milori: I kërkojnë familjarët e tjerë? Çfarë ju thoni?

Arben Cara: Patjetër që ata kërkojnë, ne ju themi që ata janë të dëmtuar, ndodhen në spitale, po marrin kurimin e duhur dhe nuk e dimë as vetë, se kush do të jetë personi, saktësisht kush do ta transmetojë këtë lloj lajmi të zi. Është diçka që askush nuk e merr këtë barrë përsipër. Ju vetë e kuptoni që të jesh në një situatë të tillë, të humbasësh gjithë familjen, as vetë nuk e dimë kush do jetë personi që do e transmetojë, do e japë këtë lajm të tillë./tvklan.al

Pas

Celulari shpërthen në karikim, gruaja që po flinte digjet e gjallë gjatë natës

Para

FOTO/ “Uaa, uaa, uaa”, për herë të parë, Çiljeta Xhilaga publikon foto me Alban Hoxhën

Para
FOTO/ “Uaa, uaa, uaa”, për herë të parë, Çiljeta Xhilaga publikon foto me Alban Hoxhën

FOTO/ “Uaa, uaa, uaa”, për herë të parë, Çiljeta Xhilaga publikon foto me Alban Hoxhën

Të Gjitha

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

nga Fast News
20:00 | 15/08/2025
0

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

nga Fast News
19:44 | 15/08/2025
0

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

nga Fast News
19:39 | 15/08/2025
0

Recent News

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

08:00 | 16/08/2025
Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

20:00 | 15/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar