• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Kryebashkiaku i ri i Durrësit i paaftë për punë, del raporti që mori për sëmundje të përkohshme

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Kryebashkiaku i ri i Durrësit i paaftë për punë, del raporti që mori për sëmundje të përkohshme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zhulien Varfaj, “krahu i djathtë” i ish-kryebashkiakut Vangjush Dako që aktualisht ka në dorë drejtimin e Bashkisë së Durrësit nuk duhet të ishte fare në atë pozicion.

Dosja.al ka siguruar raportin mjekësor me të cilin është pajisur Varfaj dhe sipas të cilit, ai nuk duhet të paraqitet në punë deri më datën shtatë dhjetor të këtij viti.



Raporti citon mjaft qartë që Zhuljen Varfaj nuk është në gjendje të punojë për 18 ditë, që nga data ku është marrë raporti (19 nëntor 2019), për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore.

Pavarësisht se ishte i sëmurë, Varfajt i ka kaluar automatikisht detyra pas dorëheqjes së Sakos sipas pikës 5 të nenit 61, dhe ai nuk e ka refuzuar këtë gjë.

“Me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, sipas këtij neni, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen zëvendëskryetari i bashkisë. Në rastet kur ka më shumë se një zëvendëskryetar bashkie, këshilli përkatës, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij, cakton një nga zëvendëskryetarët të kryejë funksionet e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri,”- thuhet në nenin përkatës.

Por kush është Zhuljen Varfaj?

Varfaj është një nga personat më të besuar të Vangjush Dakos, i cili e ka mbajtur pranë përgjatë 12 viteve që ka qeverisur Durrësin. Zhulien Varfaj nuk është një emër i panjohur për durrsakët dhe për mediat gjithashtu. Deri më tani, Zhulien Varfaj ka disa akuza që i rëndojnë mbi supe për të cilat ende nuk është marrë një vendim.

Në janar të këtij viti emisioni “Stop” trajtoi rastin e tenderit të autobusëve në bashkinë e Durrësit, ku pretendohej se Bashkia kishte skualifikuar pa të drejtë kompaninë “Vata trans”. Anëtar i Komisionit Vlerësues ka qënë edhe Nënkryetari i Bashkisë, Zhulien Varfaj. Në 2013, shoferi i tij, Ëngjëll Taulla merrte nga 500 mijë lekë, duke përdorur emrin e nënkryetarit dhe mashtronte qytetarët se do t’i ndihmonte ata në zgjidhjen e problemit të strehimit.

Ish-kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako dha dorëheqjen nga posti i saj pas gafave të bëra në dy deklarata që dha publikisht. Pak pas saj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dorëheqjen e dha edhe nënkryetarja Etleva Kondi./dosja.al

 

 

Pas

Sërish lëkundje tërmeti pas mesnate, ja sa ballë ishte dhe epiqendra

Para

Si do veprohet pas dëmeve nga tërmeti? Rama tregon skenarët për Tiranën dhe Durrësin

Para
Si do veprohet pas dëmeve nga tërmeti? Rama tregon skenarët për Tiranën dhe Durrësin

Si do veprohet pas dëmeve nga tërmeti? Rama tregon skenarët për Tiranën dhe Durrësin

Të Gjitha

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

nga Fast News
13:47 | 18/05/2025
0

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

nga Fast News
13:46 | 18/05/2025
0

Avioni i parë me hidrogjen

Avioni i parë me hidrogjen

nga Fast News
13:43 | 18/05/2025
0

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

nga Fast News
13:38 | 18/05/2025
0

Recent News

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

Një foto zbulon sa shpejt po plakeni, Inteligjenca Artificiale mat moshën biologjike

13:47 | 18/05/2025
Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

Zbulohet sa është pasuria e mbretit Charles

13:46 | 18/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar