• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Koha për të dëgjuar shkencëtarët, jo servilët” Meta nxjerr studimin e sizmiologëve dhe thirrjen që i bënë qeverisë në 2013

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Koha për të dëgjuar shkencëtarët, jo servilët” Meta nxjerr studimin e sizmiologëve dhe thirrjen që i bënë qeverisë në 2013
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mëngjesin e sotëm presidenti Ilir Meta e ka nisur me një shkrim të shpërndarë në faqen e tij zyrtarë ku bën thirrje të dëgjohen shkencëtarët e jo servilët.

“Paralajmërimi i profesorëve të sizmologjisë, e ofruan falas studimin në 2013. Harta e re sizmike dhe thirrja që i bënë Qeverisë”, titullohet artikulli i shpërndarë nga Presidenti.

Në këtë artikull janë përcaktuar 9 zonat e burimeve sizmike me magnitudat përkatëse.

ARTIKULLI I PLOTE I  GAZETES PANORAMA SHPERNDARE NGA PRESIDENTI

Në vitin 2013 katër sizmologë të njohur në vend, Prof.Dr.Eduard Sulstarova, Prof.Dr.Shyqyri Aliaj, Prof.Dr.Siasi Koçiu dhe Prof.Dr.Betim Muço, i ofruan qeverisë një hartë të re sizmike që shoqëronin botimin e tyre të përbashkët “Sizmiciteti, sizmotektonika dhe vlerësimi probabilitar i rrezikut sizmik në Shqipëri”.

Kur e prezantuan këtë studim para mediave ato i bënë thirrje qeverisë që të azhurnonte hartat e reja në standardet kombëtare në sektorin e ndërtimit.

Profesor Alija u shpreh në atë kohë se qeveria duhet ti bënte hartat e reja si kusht normativ për të gjitha ndërtimet. Sipas tij hartat e reja duhet të zëvendësonin hartën sizmike të viteve 80 që sot e kësaj dite është ende në fuqi edhe pse vendi u godit përgjatë dy muajve të fundit nga 2 tërmetet më të fuqishme të 40 viteve të fundit.

Disa projektues pohuan se hartat e reja të krijuara nga katër profesorët e nderuar sot përdoren si udhëzues për shumë projektues dhe ndërtues, por ato nuk janë të detyrueshme, për shkak se ligji nuk i njeh. Firmat e vogla të ndërtimit ato që rastësisht hyjnë në sektor duke ndërtuar tre katër pallate, zakonisht kërkojnë ekspertizë të ulet, pohojnë inxhinierët.

Rreth 6 vite më parë profesorët e nderuar i bënë thirrje qeverisë që të adoptonte hartat dhe kodet e ndërtimit për shkak se tani po ndërtoheshin pallate shumëkatëshe mbi rekorde ligjore të vjetra.

Shqipëria është nga vendet me sizmicitet më të lartë në Evropë. Në vitin 1995 qeveria nxori një vendim që të gjitha ndërtimet mbi 8 kate duhet të paraprihen nga studime sizmologjike, jo vetëm godinat e banimit, por edhe të tjera.

Për fat të keq ky vendim i Këshillit të Ministrave nuk është zbatuar në të gjitha ndërtimet tona”, u shpreh në atë kohë akademiku Sulstarova. Përmes studimit të kryer, pas 30 vjetësh akademikët kanë nxjerrë hartat e reja të shpërndarjes sizmike, të cilat, sipas Sulstarovës duhet të miratoheshin nga Këshilli i Ministrave, në mënyrë që të jenë të detyrueshme për të gjithë ndërtuesit në vend.

“Pretendojmë dhe kërkojmë nga qeveria që këto harta të futen, si kusht normativ për të gjitha ndërtimet antisizmike që bëhen në Shqipëri dhe të zëvendësojnë hartën sizmike të vendit e viteve ’80, që është edhe sot në fuqi”, – tha Sulstarova në vitin 2013.

Akademikët në botimin e tyre kanë veçuar se në territorin e Shqipërisë, me probabilitet 80%, mund të ndodhë një tërmet VII ballë një herë në çdo 5 vjet, një tërmet VIII ballë çdo 10 vjet, ndërsa një tërmet iX ballë çdo 30-40 vjet dhe tërmeti maksimal i mundshëm arrin magnitudën Ms=7.5.

Në studim autorët kanë dalluar 9 zonat e burimeve sizmike në vendin tonë.

Monografisë ja rrisin vlerën edhe 12 harta të rrezikut sizmik probabilitar të Shqipërisë, vlerat e rrezikut sizmik për 370 bashki e komuna, si edhe vlerat e plota spektrale për 36 qytete.

Në monografi arrihet përfundimi se rezultatet e këtij vlerësimi probabilitar të rrezikut sizmik duhet të shërbejnë si bazë për kodin e ri të ndërtimeve antisizmike  në vend, duke zëvendësuar Hartën e Rajonizimit Sizmik të Republikës së Shqipërisë në shkallën 1:500.000, miratuar nga Këshilli i Ministrave në dhjetor 1979, e cila është ende në fuqi./

9 zonat e burimeve sizmike me magnituda

Zona Lezhë-Ulqin me Mmax=7.0

Ultësira Pranadriatike me Mmax=6.9

Bregdeti Jonian me Mmax=7.0

Korçë-Ohër me Mmax=6.9

Elbasan-Dibër-Tetovë me Mmax=6.9

Kukës-Peshkopi me Mmax=6.5

Shkodër-Tropojë me Mmax=6.5

Pejë-Prizren me Mmax=6.8

Zona e Shkupit me Mmax=6.5

 

Pas

Tragjike/ Efektivi i RENEA-s bie nga gremina në Shkodër, ja gjendja e tij (EMRI)

Para

Ç’po ndodh në Shijak? Renea ‘blindon’ zonën, arrestohen 3 persona me rrezikshmëri të lartë

Para
Ç’po ndodh në Shijak? Renea ‘blindon’ zonën, arrestohen 3 persona me rrezikshmëri të lartë

Ç’po ndodh në Shijak? Renea ‘blindon’ zonën, arrestohen 3 persona me rrezikshmëri të lartë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar