• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

KED ndërpret verifikimet për Xhaferllarin, Radon dhe Malajn, publikon 3 emrat e tjerë që vijojnë garën

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
KED ndërpret verifikimet për Xhaferllarin, Radon dhe Malajn, publikon 3 emrat e tjerë që vijojnë garën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur të ndërpresë proceduat e verifikimit dhe pikëzimit për 3 kandidatë për Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë. Gjatë mbledhjes së mbajtur sot, anëtarët e KED kanë marrë vendimin që procedurat e verifikimeve të mos vijojnë më tej për Artur Malajn, Marsida Xhaferllarin dhe Klodian Radon.

“Klodian Rado, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në dt. 01.03.2019 dhe rishpallur në dt. 09.09.2019”, ka njoftuar KED për mediat.





Sakaq, për Sokol Stojanin, Lindita Trojën dhe Joana Qorrajn KED ka vendosur që të vijojnë garën.

Njoftimi i plotë i KED:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 02.12.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës, me këtë rend dite: “Shqyrtimi i rasteve për gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit të kandidatëve për vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si më poshtë:

Artur Malaj

Joana Asimi Sorraj

Klodian Rado

Lindita Troja

Marsida Xhaferllari

Sokol Stojani

Në përfundim të diskutimit të çështjeve të rendit të ditës, Këshilli vendosi:

Ndërprerjen e procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës së z. Artur Malaj për vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019;

Shfuqizimin e vendimit nr. 69, dt. 24.07.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për lejimin e kandidimit të kandidatit Artur Malaj, në vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë”, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019;

Ndalimin e kandidimit të kandidatit Artur Malaj në vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 01.03.2019.

Lejimin e kandidimit të kandidates Joana Asimi Qorraj, në vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në dt. 01.03.2019 dhe rishpallur në dt. 09.09.2019;

Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës së z. Klodian Rado, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në dt. 01.03.2019 dhe rishpallur në dt. 09.09.2019;

Lejimin e kandidimit të kandidates Lindita Troja, në vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në dt. 01.03.2019 dhe rishpallur në dt. 09.09.2019;

Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidaturës së z. Marsida Xhaferllari, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në dt. 01.03.2019;

Lejimin e kandidimit të kandidatit Sokol Stojani, në vendin vakant për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në dt. 01.03.2019 dhe rishpallur në dt. 09.09.2019.

Në mbledhjen e radhës së KED, ky këshill do të vijojë me intervistimin e kandidatëve të lejuar për kandidim, e më pas me procedurat e verifikimit, vlerësimit dhe pikëzimit të tyre, si më poshtë: Artur Metani, Eris Hysi, Joana Asimi Sorraj, Lindita Troja, Sokol Stojani.

Pas

“Në hotel është larg, botën tjetër e ke më afër”, Rama habit me deklaratën ndaj të moshuarit

Para

Strehoi banorët e prekur nga tërmeti, Ambasada në Kosovë jep njoftimin e rëndësishëm

Para
Dëmtimi kolosal dhe shembja e banesave nga tërmeti, Prokuroria nis hetimet

Strehoi banorët e prekur nga tërmeti, Ambasada në Kosovë jep njoftimin e rëndësishëm

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

nga Fast News
21:42 | 10/09/2025
0

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

nga Fast News
19:24 | 10/09/2025
0

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

Emigrantët sollën një rekord prej 532 milionë euro për 6 mujorin e parë, prurjet drejt stabilizimit! Ja çfarë tregojnë të dhënat e BSH

nga Fast News
19:20 | 10/09/2025
0

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Recent News

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

21:42 | 10/09/2025
Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

Varfëria në qytetet e mëdha të vendit, dyfishi i mesatare së BE-së! Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

19:24 | 10/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar