• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

“Jam këtu për të kërkuar ndihmë…” Rama i shtrin dorën donatorëve muslimanë në Turqi (VIDEO)

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Jam këtu për të kërkuar ndihmë…” Rama i shtrin dorën donatorëve muslimanë në Turqi (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në konferencën e organizuar ditën e sotme në Stamboll, kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndihmën e donatorëve myslimanë, në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

Duke cituar madje dhe fragmente nga libri i shenjtë i Kuranit, Rama ndër të tjera u shpreh se koha për të shëruar plagët e shkaktuara nga ky tërmet do të jetë e gjatë.

“Nuk do të harrojmë ndihmën e dhënë për të shpëtuar jetën e njerëzve tanë, dhe kurrë nuk do të harrojmë premtimin se do të jeni aty për ne. Tërmeti i tmerrshëm që goditi Shqipërinë na përballi me pasoja tragjike, përpara jush qëndroj për të kërkuar ndihmë.

Mijëra njerëz u solidarizuan për fqinjët e pastrehë. Të rinj e të reja kanë lënë punën për ti ardhur në ndihmë familjeve të prekura”, tha Rama.

Në vijim, Rama tha se të moshuar me një pension prej vetëm 200 dollarësh në muaj, kanë dhënë ndihmat e tyre.

“Nënat kanë liruar shtretërit për fëmijët jetimë. Unë nuk kërkoj një ringjallje, por kërkoj dritën në sytë tuaj. Mes dhimbjes së jetëve të humbura, Turqia e provoi edhe njëherë se nuk braktisi një vëlla dhe një mik në nevojë.

Me premtimin e zotit President për të ndërtuar 500 banesa, në tokën e plagosur të Shqipërisë, dua këtu t’u falënderoj dhe t’ju kërkoj ndihmë.

Të gjithë janë të solidarizuar nga tërmeti. Shkatërrimi që ne po shohim të bëhet një realitet i bukur në të ardhmen. Tërmeti shkatërrimtar na ka sfiduar, ka përkulur qytetet tona më të rëndësishme, Tiranën dhe Durrësin.

Të dhënat tona paraprake janë tronditëse, janë banesa të dëmtuara, të ndërtuara keqazi, këto janë struktura shumëkatëshe, që mbajnë brenda shumë familje.

Jam këtu para jush për të kërkuar ndihmë. Pa kontribute nga jashtë koha për të shëruar plagët do të jetë shumë e madhe. Falënderoj të gjitha ata që kanë dhënë ndihmë”, u shpreh Rama, duke kërkuar që edhe për Shqipërinë të veprohet njëlloj sikundër u veprua me Izmirin kur u godit nga tërmeti i 1999.

Pas

Pas divorcit, Rudina Dembacaj në telashe me policinë? Kapet ‘mat’ me makinë luksoze dhe veshje firmato (FOTOT)

Para

“Rama të bëhet trim e ta thotë përsëri atë që tha për Vangjushin” ish-deputeti poston VIDEON: Durrësi i shkatërruar do e kujtojë gjatë…

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar