• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Heqja e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve, ja si do të veprohet: Deri më 30 janar…

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Heqja e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve, ja si do të  veprohet: Deri më  30 janar…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm pak ditë pas miratimit të vendimit për heqjen e depozitave të ujit, ka nisur puna në terren.

Është vetë Bashkia e Tiranës, përmes drejtorive dhe strukturave vartëse të saj, që ka nisur ndërhyrjen në pallatet që Instituti i Ndërtimit i ka shpallur të pabanueshme dhe banorët janë evakuuar, për shkak se godinat kërkojnë rivlerësim të thelluar mbi gjendjen e tyre strukturore. Të njëjtës gjë do t’i nënshtrohen pa përjashtim të gjitha pallatet. E njëjta punë do të kryhet edhe në pallatet pa pasoja të rënda nga tërmeti. Por, detyra i faturohet administratorëve e vetë banorëve.





Ndryshe nga të parat, këto të fundit kanë të drejtën t’i rivendosin, por vetëm pasi të kenë marrë me vulë e firmë të ekspertit sigurinë që tarraca e tyre mban.

“Në të gjitha pallatet e banimit që nuk kanë pësuar dëme nga fatkeqësitë natyrore, si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, me qëllim sigurinë e jetës dhe shëndetit, hiqen përkohësisht nga tarracat e përbashkëta të pallateve të banimit, të gjitha depozitat e ujit deri në momentin që asambletë e bashkëpronarëve dhe administratorët të jenë pajisur me raportin e hartuar nga eksperti i licencuar mbi qëndrueshmërinë konstruktive të tarracës dhe objekteve në bashkëpronësi. Depozitat e ujit të rivendosen pas hartimit të raportit të përgatitur nga ekspertë të licencuar në fushën e ndërtimit, që vërteton se konstruksioni mbajtës i tarracës dhe i godinës në tërësi lejon vendosjen e tyre në tarracat e përbashkëta dhe vetëm pasi të jetë marrë pëlqimi i shumicës së asamblesë së bashkëpronarëve”, citohet në vendimin e datës 16 dhjetor të Këshillit Bashkiak.

Ndonëse jo në rrezik shembjeje, procesi i heqjes së përkohshme të depozitave të ujit në pallatet pa dëme të mëdha ka një afat të vendosur nga bashkia, si për heqjen e tyre, ashtu edhe për planin afatgjatë të venddepozitimit të tyre.

“Asambletë e bashkëpronarëve dhe administratorët, brenda datës 30 janar 2020, duhet të jenë pajisur me raportin e inxhinierit konstruktiv të licencuar mbi qëndrueshmërinë e tarracës së pallatit. Një kopje e këtij raporti i dorëzohet edhe Drejtorisë së Objekteve në Bashkëpronësi pranë Bashkisë Tiranë, e cila sipas rastit njofton strukturat përkatëse. Asambletë e bashkëpronarëve dhe administratorët e pallateve në bashkëpunim edhe me strukturat përkatëse të Bashkisë Tiranë, jo më vonë se data 30 janar 2020 të identifikojnë vendet e përshtatshme për vendosjen e depozitave të përbashkëta të ujit”.

Mosrespektimi i këtij afati ngarkon me përgjegjësi administratorin e pallatit. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake do të verifikojnë në terren pallatet me depozita dhe do të marrin masa të parashtruara në ligjin nr. 10112, datë 09.04.2009, “Mbi administrimin e bashkëpronësive në ndërtesat e banimit”.

Gazeta Panorama

Pas

Fotot që po prekin këdo: Qeni ngordh nga frika prej fishekzjarreve

Para

I thanë “PO” paketës anti-shpifje, këta janë 5 deputetët që bënë votat bashkë me Ramën kundër mediave

Para
I thanë “PO” paketës anti-shpifje, këta janë 5 deputetët që bënë votat bashkë me Ramën kundër mediave

I thanë “PO” paketës anti-shpifje, këta janë 5 deputetët që bënë votat bashkë me Ramën kundër mediave

Të Gjitha

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

nga Fast News
20:00 | 15/08/2025
0

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

nga Fast News
19:44 | 15/08/2025
0

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

nga Fast News
19:39 | 15/08/2025
0

Recent News

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

08:00 | 16/08/2025
Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

20:00 | 15/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar