Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqi, ku një 36-vjeçar u gjet i vdekur në burg.
Mësohet se ai është shtetas shqiptar dhe është gjetur i vdekur sot në mëngjes në burgun e Agias në Hania. Autoritetet kanë lajmëruar se në trupin e shqiptarit nuk janë gjetur shenja të dukshme të dhunës.
Trupi i pajetë i 36-vjeçarit pritet t’i nënshtrohet një ekspertize mjeko-ligjore. Ndërkohë po vazhdojnë hetimet për ngjarjen tragjike