Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Gardisti tenton të vrasë të riun dhe largohet, kamerat fiksojnë gjithçka, ja çfarë ndodhi në mes të lokalit (EMRAT)

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Gardisti tenton të vrasë të riun dhe largohet, kamerat fiksojnë gjithçka, ja çfarë ndodhi në mes të lokalit (EMRAT)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një efektiv i Gardës së Republikës është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi ka plagosur rëndë një person, duke tentuar ta vrasë dhe më pas është “zhdukur”.

Ai është identifikuar përmes kamerave të sigurisë së lokalit, para të cilit ka ndodhur ngjarja mbrëmjen e së martës në kryeqytet, por Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e tij.

I dyshuari për ngjarjen është gardisti Mariglen Hoxhallari, 35 vjeç, por sipas Policisë ai ka pasur edhe dy bashkëpunëtor, të cilët ende nuk janë identifikuar. Hoxhallari aktualisht është shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje”, të mbetur në tentativë, ndërsa po punohet për zbulimin e identitetit të dy personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Burimet thanë se i plagosuri, Ismet Llesho, 30 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës, pas goditjeve të forta në kokë dhe ende nuk është bërë e mundur marrja e tij në pyetje. Megjithatë, mjekët thonë se po e mbajnë në terapi intensive dhe janë në pritje të reagimeve të tij.

NGJARJA

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Nisur nga rrethanat e ngjarjes, në kushtet kur i plagosuri ende nuk ka arritur të flasë dhe 3 të dyshuarit vazhdojnë të jenë në arrati, Policia ende nuk ka një motiv konkret për ngjarjen e ndodhur ditën e martë. Ajo çfarë dihet me siguri, nisur edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë, tashmë të sekuestruara nga shërbimet e Komisariatit nr.6, është fakti se 30-vjeçari është rrahur barbarisht nga 3 persona.

Njëri prej tyre, i identifikuar si efektivi i Gardës së Republikës, Mariglen Hoxhallari. I dëmtuari është goditur me shufër hekuri në kokë, por edhe me sende të tjera të forta, derisa ka rënë pa ndjenja në tokë. Ndërsa nga pamjet e kamerave dallohet momenti kur tre autorët nxitojnë të largohen pas ngjarjes.

Dyshohet se ata mund të jenë larguar nga aty me një automjet që ka qenë i parkuar para një lokali, edhe pse mjeti nuk është fiksuar nga kamerat e sigurisë. Policia nuk thotë asgjë zyrtarisht në lidhje me motivet e ngjarjes, ndërsa sqaron se është shpallur në kërkim gardisti.

Mësohet se ngjarja po hetohet edhe nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. “Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim efektivin e Gardës së Republikës M.H., i dyshuar për veprën penale ‘Vrasja me dashje’, e mbetur në tentativë.

Ngjarja ka ndodhur në datën 24.12.2019 dhe materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. 35-vjeçari, dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë (punohet për identifikimin e kapjen e tyre) kanë goditur me sende të forta një shtetas, i cili po merr ndihmën mjekësore”, tha dje zyrtarisht Policia e Tiranës. Panorama

 

Pas

“Akt tradhëtie” Berisha sulmon ashpër Ramën: Firmose traktatin e Nishit duke shkelur Kushtetutën

Para

Plas sherri në diskotekë, shqiptari goditet me shishe në kokë, përfundon me urgjencë në spital

Para
Plas sherri në diskotekë, shqiptari goditet me shishe në kokë, përfundon me urgjencë në spital

Plas sherri në diskotekë, shqiptari goditet me shishe në kokë, përfundon me urgjencë në spital

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes

nga Fast News
16:21 | 11/03/2026
0

Ulet çmimi i naftës 5 lekë për litër, arrin 193 në pikat e pakicës në Tiranë

Ulet çmimi i naftës 5 lekë për litër, arrin 193 në pikat e pakicës në Tiranë

nga Fast News
16:06 | 11/03/2026
0

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë

nga Fast News
16:01 | 11/03/2026
0

Rritja e çmimit të karburanteve, ministrja Ibrahimaj: Po monitorojmë çdo ditë tregun

Rritja e çmimit të karburanteve, ministrja Ibrahimaj: Po monitorojmë çdo ditë tregun

nga Fast News
14:58 | 11/03/2026
0

Recent News

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes

Gjykata Kushtetuese: Mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes

16:21 | 11/03/2026
Ulet çmimi i naftës 5 lekë për litër, arrin 193 në pikat e pakicës në Tiranë

Ulet çmimi i naftës 5 lekë për litër, arrin 193 në pikat e pakicës në Tiranë

16:06 | 11/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora