Turqia ka prezantuar së fundi makinën e parë prodhim Made in Turkey, e cila është e markës TM 280 dhe është automjet elektrik. Automjeti shpenzon 10 lira për 100 km dhe çmimi fillestar i saj për blerjen është 200 mijë lira.
Erdogan dhe Ministri i Inovacionit, Mustafa Varan ishin të parët që hipën në makinën e re TM 280. Qeveria turke ka gati edhe investimin për ndërtimin e fabrikës ku do të prodhohet automjeti i ri turk, një investim që kap vlerën 22 miliardë lira.
Aty do të punësohen 4000 persona nga të cilët 300 do të jenë të huaj dhe të kualifikuar në sektorin e prodhimit të automjeteve. Deri më sot Turqia ka nxjerrë në treg automjete pjesët e të cilave prodhoheshin në vende të tjera ndërsa tani gjithçka do të jetë prodhim 100% turk.