• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Dogja shokun me benzinë për 40 mijë euro”, autori pranon krimin makabër

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Dogja shokun me benzinë për 40 mijë euro”, autori pranon krimin makabër
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një zënkë për një borxh, ka bërë që Shkodran Bytyqi, të vritej në mënyrë mizore nga shoku i tij Trimor Lalinovci. Ky i fundit dyshohet se i kishte pasur një borxh viktimës i cili e arrinte vlerën e 40 mijë eurove. Para këto për të cilat palët fillimisht ishin marrë vesh që të paguheshin me këste. Por pikërisht këto para, po dyshohet se ishin arsyeja kryesore që Trimori i mori jetën shokut të tij Shkodranit, duke ia djegur pastaj trupin me benzinë. I dyshuari e ka pranuar fajin para organeve të hetuesisë.

Të dielën e 8 dhjetorit të këtij viti, Shkodran Bytyqi, doli nga shtëpia e tij në Ferizaj për ta kryer një punë. Ai do të takohej me Trimi Lalinovci me të cilin kishte marrëdhënie shoqërore.





Timorit, tashmë i ndjeri, Shkodrani, ia kishte shitur një pronë, vlera e së cilës kishte qenë rreth 40 mijë euro. Atë, viktima e i dyshuari, ishin marrë vesh që ta paguanin me këste për cdo muaj nga një shumë të parave.

Por, pikërisht këto para, kishin qenë arsyeja që të nisë një konflikt, nga i cili një i ri, Shkodran Bytyqi, do të vritej. I dyshuari për këtë rast sipas organeve të hetuesisë kosovare është Trumor Lalinovci.

Vrasja sipas hetimeve të para të Policisë së Kosovës dyshohet se kishte ndodhur në fshatin Surqinë të komunës së Ferizajt në afërsi të një shkolle.

Aty, viktima, Shkodrani dhe i dyshuari Trimori, kishin filluar një grindje pas së cilës Trimori e qëllon me armë pas koke duke e lënë në vendin e ngjarjes ku më pas e thërret vëllanë e tij, dhe në bashkëpunim e dërgojnë trupin e viktimës në fshatin Kishnapolë të Gadimës së Lipjanit ku e hedhin në përroskë, ia spërkasin trupin me benzinë dhe pastaj i vejnë flakën.

Por për gjithë këtë krim të bërë, ka folur para organeve të hetuesisë vet i dyshuari Trimori.Ai e ka pranuar fajin duke thënë se pas një mosmarrëveshjeje e ka goditur viktimën.

“E ka pranuar fajin. Ka treguar për ngjarjen dhe ka thënë se e ka vrarë tashmë të ndjerin”, kanë deklaruar për Express burime brenda hetuesisë kosovare.

E ndërkohë, me propozimin e prokurorisë Themelore të Ferizajt, gjykata, tashmë u ka shqiptuar një muaj paraburgim vëllëzërve Lalinovci.

Prokurori i rastit, Burim Çerkini, të dielën, ka deklaruar se prokuroria ditët në vijim do të marrë edhe hapa të tjerë të cilët do ta zbardhin të gjithë rastin.

“Jemi duke i vazhduare hetimet. Ne kemi kërkuar një muaj paraburgim. Kërkesa është aprovuar. Ditëve në vijim do të marrin edhe hapa të tjerë karshi këtij rasti””, ka deklaruar Çerkini.

 

Megjithatë, sipas Gjykatës Themelore të Ferizajt, “I pandehuri T.L. dyshohet se më 8 dhjetor 2019 në fshatin Surqinë – Komuna Ferizaj, ka privuar nga jeta viktimën Sh. B., pas një mosmarrëveshje mes tyre e cila ka rrjedhur si rezultat i një borxhi që i dyshuari ia kishte viktimës”, thuhej në njoftimin e Gjykatës.

 

Më tej, Gjykata ka njoftuar se Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri kërkesën e Prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Ndërkohë, Bytyqi ishte raportuar si i zhdukur, gjatë javës së kaluar. Rastin në Polici e kishte paraqitur babai i tij, i cili kishte thënë se i biri është larguar nga shtëpia, sipas tij për shkak të një borxhi.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se i biri i tij mashkull K-Shqiptar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ankuesi dyshon se për shkak të një borxhi, viktima është larguar”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Burimi: GazetaExpress

Pas

Biznesmeni gay nuk ndalet, sulmon këngëtarin Noizy: Se mos na del sllav…

Para

Dedikim për Flori Mumajesin? Fifi tregon kujt ia ka kushtuar këngën “Marova”

Para
Dedikim për Flori Mumajesin? Fifi tregon kujt ia ka kushtuar këngën “Marova”

Dedikim për Flori Mumajesin? Fifi tregon kujt ia ka kushtuar këngën "Marova"

Të Gjitha

Kur personaliteti juaj i “tremb” njerëzit

Kur personaliteti juaj i “tremb” njerëzit

nga Fast News
09:48 | 14/08/2025
0

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

nga Fast News
15:10 | 13/08/2025
0

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

nga Fast News
10:20 | 13/08/2025
0

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

nga Fast News
10:00 | 13/08/2025
0

Recent News

Kur personaliteti juaj i “tremb” njerëzit

Kur personaliteti juaj i “tremb” njerëzit

09:48 | 14/08/2025
“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

15:10 | 13/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar