• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

DËSHMIA/ “Preva gishtat që të mos këndoja për Enverin”

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
DËSHMIA/ “Preva gishtat që të mos këndoja për Enverin”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Çfarë s’mund të jepte një i burgosur që e kishte pasion kitarën, të luante një herë me të! Këtë e dinte edhe komanda e burgut, që nuk i mjaftonin mundimet fizike të të burgosurve, por donin edhe t’i poshtëronin dhe torturonin psikologjikisht, ndaj ia lanë në dorë kitarën Tomi Kondakciut duke i kërkuar të këndonte për Enver Hoxhën. Atëherë, Tomi preu mollëzat e gishtërinjve vetëm që të mos e plotësonte atë kërkesë. Dhe nuk ishte ky i vetmi rast kur sakrifikoi për të mbrojtur dinjitetin. Tomi Kondakci tregon për kujto.al vuajtjet e viteve të tij të burgut që zgjodhi t’i përballonte pa bërë kompromise

Intervistoi për Kujto.al Najada Pendavinji



Tomi Kondakci është një nga të persekutuarit e regjimit komunist për të cilin portat e burgjeve komuniste do të hapeshin që në moshën 19-vjeçare duke iu ndërprerë në mes ëndrra për të ndërtuar të ardhmen larg Shqipërisë së diktaturës komuniste e cila nuk i jepte mundësinë për të zhvilluar artin e tij: muzikën. Ai ka lindur në vitin 1959 në qytetin e Korçës. Kalvari i vuajtjeve dhe persekutimit të tij fillon pikërisht ditën e arrestimit, 21 prill 1980 duke u dënuar me akuzën e tentativës për arratisje dhe agjitacion/propagandë. Tomi Kondakci dënimin e tij e vuajti fillimisht në burgun e Spaçit dhe më pas në kamp burgun e Qafë-Barit, duke u bërë edhe një nga dëshmitarët okularë të revoltës së Qafë-Barit për të cilën përpos të tjerave thotë që mendohet se ishte e programuar nga vetë Ministria e Brendshme për të bërë eliminimet e radhës të cilat do të ishin të pamëshirshme. Tabloja e dhunës dhe sfidës për të mbijetuar nga burgjet komuniste e dëshmuar nga ai është aq tragjike saqë kalon çdo përfytyrim. Sot ai është 60 vjeç dhe vazhdon aktivitetin e tij muzikor në qytetin e Korçës duke jetuar atë që regjimi komunist pavarësisht dënimit, nuk e zbehu dot: pasionin për kitarën dhe këngën.

Z. Kondakci, cila është arsyeja e arrestimit tuaj?

Arsyeja… regjimi komunist ishte një regjim politik i cili dhunën dhe terrorin e kishte si qëllim në vetvete që nuk e ushtronte vetëm mbi personat që ishin pontencialisht të rrezikshëm për sistemin, por edhe kundrejt atyre individëve që thjesht mendonin ndryshe. E njëjta gjë më ndodhi dhe mua. Isha 19 vjeç kur u përfshiva në vorbullën e hakmarrjes komuniste e cila shërbente për të mbajtur gjallë vrullin e terrorit. Kështu jam dënuar për herë të parë në 1980, për tradhtinë ndaj atdheut, në formën e arratisjes jashtë vendit, mbetur në fazën e tentativës dhe agjitacion/propagandë. Ishin vitet ’79-’80 dhe shoqëria shqiptare ishte e survejuar, jo e lirë në mendime dhe veprime. E vetmja mënyrë për të qenë i lirë ishte arratisja nëpërmjet kufirit. E dija që nuk do kisha të ardhme në Shqipërinë komuniste për vetë pasionin që unë kisha: këngën dhe kitarën. Kisha kohë që e mendoja një gjë të tillë, të cilën nuk e kisha biseduar as me prindërit. Destinacioni do të ishte sigurisht Amerika. Nuk u nisa i vetëm, erdhën edhe dy nga shokët e mi, njëri prej të cilëve ishte Vat Kola djali i Marash Kolës, kryetar Dege, të cilët e shprehën që kishin të njëjtën dëshirë. Kështu që nuk na mbetej gjë tjetër veçse të realizonim atë që kishim në mendje. Itinerari do të ishte Korçë–Pogradec–Tushemisht–Ohër–Jugosllavi. Kemi ecur në këmbë deri në momentin kur kam kuptuar se shokët nuk i kisha më mbrapa meje, më kanë lënë te Bunkeri i Pogradecit. Ata më kishin spiunuar te Sigurimi i Shtetit. E vetmja gjë që mendova në ato çaste ishte të vazhdoja rrugën që nuk e dija as vetë ku do më çonte. Vazhdova me not dhe pas 3 km që kisha bërë u kapa në flagrancë për të kaluar kufirin.

Çfarë ndodhi në hetuesi?

Hetuesia e kohës ishte vendi ku njeriu mund të pësonte një transformim të personalitetit të tij si pasojë e torturave, rrahjeve, poshtërimit moral, përbuzjes, presionit psikologjik që ushtrohej mbi të, për të pranuar krime të cilat nuk i ka bërë kurrë. Menjëherë pas arrestimit më çuan në Degën e Brendshme këtu në Korçë. Birucat e Korçës ishin të tmerrshme. Për mua nuk ishin të panjohura për arsye se ato ndodheshin përballë shtëpisë sime. Na ndante vetëm një mur ku dëgjoheshin fare mirë britmat dhe ulërimat e secilit prej të dënuarve që ndodheshin brenda birucave. Hetuesit e çështjes sime ishin Petrit Lila nga Vlora dhe Arqile Dine. Hetuesia ka vazhduar gati 8 muaj. Pyetjet ishin nga më të ndryshmet të cilat kishin një synim të vetëm: të pranoja se kisha bërë krime kundër shtetit. Në fakt unë e pranova se qëllimi im ishte të arratisesha nga vendi për një jetë më të mirë në vendin e largët, Amerikë. Sigurisht që këtu u acarua situata pasi ata nuk mund ta pranonin se ne ishim të pakënaqur nga sistemi komunist dhe nuk pajtoheshim me të. Pyetjet shoqëroheshin me rrahje dhe goditje derisa ata thoshin: “mjaft!”.

Si u zhvillua gjyqi? Cili ishte prokurori dhe gjykatësi që vendosi dënimin tuaj?

Pas përfundimit të hetuesisë, u zhvillua gjyqi. Gjyqi u bë shembullor dhe u quajt gjyq me dyer të hapura. Ai u realizua në ambjentet e Gjykatës së Korçës ku merrnin pjesë e gjithë shoqëria ime dhe shumë njerëz të tjerë të cilët nuk i njihja por ata më njihnin pasi unë e kam ushtruar aktivitetin tim muzikor deri në një periudhë. Sigurisht që pati edhe paragjykime dhe ofendime nga ana e tyre, por për këtë arsye shërben gjyqi me dyer të hapura: në poshtërimin përpara njerëzve dhe më kryesorja në frikësimin e pjestarëve të tjerë të shoqërisë duke i treguar se çfarë i priste nëse vepronin si unë. Gjykatësi dhe prokurori i çështjes ishin Vera Halili dhe Vaskë Pano. Vendimi që mori Gjykata e Korçës ishte dënimi për“tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes së mbetur në tentativë”dhe për “agjitacion/propagandë” me 12 vjet burg.

Ku e vuajtët dënimin, në çfarë burgu apo kampi?

Dënimin e kam vuajtur në dy prej burgjeve dhe kampeve më të egër të asaj kohe, Spaçi dhe burgu i Qafë-Barit. Fillimisht më çuan në burgun e Spaçit. Ne ishim të rinj dhe të aftë për punë, kështu që m’u desh të provoja punën e vështirë në galeri ku të rrezikohej jeta nga çasti në çast. Ishin të tmerrshme kushtet e punës dhe mbijetesës në minierën e Spaçit. Përsa i përket ushqimit ishte i “bollshëm” pasi duhej energji për të përballuar punën me turne, e cila nuk paguhej aq sa ne meritonim sepse grabitej shpërblimi. Nuk kam qëndruar shumë, gati 2 vite e gjysmë, por nëse do të donit t’jua përshkruaja situatën që mbizotëronte në Spaç, mund t’ju them me plot bindje se në këtë kamp pasqyrohej më së miri politika kriminale e komunistëve të cilët ishin “hiena” që nuk ngopeshin kurrë me jetë njerëzish. Në këtë kamp ashtu siç mund të këtë ndodhur edhe në kampet e tjera komuniste, ishin të shumta aksidentet gjatë punës në galeri për të cilat jo vetëm që nuk merrej asnjë masë sigurie, por shërbenin edhe si një hakmarrje ndaj të dënuarve. Por përpos të tjerave ishte edhe jeta kolektive e cila të ndihmonte ta ndaje sado pak dhimbjen dhe rrjedhën e jetës që vazhdonte pavarësisht gjithçkaje. Prandaj unë dua të përmend bashkëvuajtësit e mi si: Muhamet Pojani, Petrit Bazelli, Sherif Merdani, Vasil Jano, Fevzi Alizoti, Visar Zhiti etj… me të cilët kam ndarë jo vetëm burgun por e kemi ruajtur atë miqësi edhe pas tij.

Pas

Era e trupit të vajzës, mjekët zbulojnë misterin: U kanë futur fotoksinë në ushqim

Para

FOTO/ Brenda dhomës së çiftit të helmuar, me pajën ende të pahapur të 19-vjeçares

Para
Dalin FOTOT/ Si “Romeo dhe Zhuljeta”, ky është çifti i sapomartuar që u vetëhelmuan pesë ditë pas dasmës

FOTO/ Brenda dhomës së çiftit të helmuar, me pajën ende të pahapur të 19-vjeçares

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar