• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“AMA shndërrohet në agjenci censure”, gazetarët kundër paketës anti-shpifje të qeverisë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“AMA shndërrohet në agjenci censure”, gazetarët kundër paketës anti-shpifje të qeverisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Organizatat e mediave dhe gazetarët në Shqipëri i konsiderojnë projektligjet e paketës antligjore si cënim të lirisë së shprehjes. Ato kanë paralajmëruar ndërkohë edhe protesta. Dy projektligje të paketës ligjore antishpifje të miratuara në qeveri  po kundërshtohen nga organizata të gazetarëve, shoqërisë civile dhe drejtues të portaleve online.

Këshilli Shqiptar i Medias doli të premten, (13.12.2019 ) me një deklaratë të përbashkët, ku i bën thirrje Parlamentit “ta rrëzojë këtë paketë ligjore, nëse qeveria nuk e tërheq atë,” thekson deklarata. Dy projektligjet e kësaj pakete, njëri për Autoritetin e Mediave Audio Vizuale, (AMA) dhe tjetri për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP) sipas gazetarëve dhe shoqërisë civile cënojnë rëndë lirinë e shprehjes në Shqipëri.





Kritika: AMA shndërrohet në një agjenci censure, AKEP në agjenci përmbarimi

Paketa ligjore antishpifje është miratuar ditët e fundit në Komisionin Parlamentar të Ligjeve dhe javën e ardhshme kalon për votim në Parlament. Ajo parashikon që AMA të shqyrtojë brenda 48 orëve ankesa të individëve, bizneseve, institucioneve, kur ato pretendojnë se ndaj tyre është shpifur, cënuar dinjiteti dhe privatësia nga mediat tradicionale dhe ato online.

AMA merr të drejtën t’u vendosë gjoba që shkojnë deri në 8 mijë Euro, nëse mediat nuk reagojnë. AKEP hyn në lojë, kur ndaj këtyre mediave vendos pop ups që shfaqen sa herë klikohet në ëebsitet apo portalet e tyre. Në pop ups, që shfaqen sa herë dikush klikon, AKEP merr të drejtën të shkruajë që media ose portali në fjalë ka shpifur ose cënuar dinjitetin e individit, biznesit, institucionit.

Në rast se media apo portali edhe pas pop ups nuk reagon, atëherë AKEP ka kompetencën që të mbyllë sinjalin edhe përmes operatorëve që ofrojnë shërbime interneti, (Internet Service Providers, ISP) të bllokojë domenin e ëebsiteve të caktuara duke bërë të pamundur aksesin e publikut tek ato në territorin e Shqipërisë.

Qeveria dhe maxhoranca socialiste i përligj ndryshimet ligjore për AMA dhe AKEP me domosdoshmërinë e rregullimit të shërbimeve që ofrojnë publikimet elektronike nisur nga rritja e ndikimit të tyre në shoqërinë shqiptare.

Maxhoranca socialiste e mbron këtë paketë duke argumentuar, se paketaligjore antishpifje siguron mbrojtjen e fëmijëve nga pornografia dhe pedofilia, mbrojtjen e të dhënave personale, lufton postimet terroriste dhe forcon sigurinë kombëtare. Paketa ligjore anti shpifje është hartuar me mbështetjen e ekspertëve nga vende të BE, mbështetur kryesisht në modelin kroat.

Analisti i pavarur, Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë tha se të “dy projektligjet cënojnë lirinë e shprehjes, përmes mekanizmave që qeveria i konsideron rregulluese”. “AMA me atributet që i jep paketa antishpifje për mediat tradicionale dhe të reja krijon premisa të plota të shndërrohet në një agjensi censure. Aq më tepër AMA ka një histori të gjatë anshmërie dhe përdorimi politik. Në projektligj masat administrative që merr Këshilli i Bordit të AMA ekzekutohen pa shkuar në Gjykatë, gjë që shkel një të drejtë themelore të individit”,  thekson Aleksandër Çipa.

Autocensurë dhe targetim i medias kritike

Kristina Voko, Drejtore e Balkan Investigative Reporting Network, (BIRN) për Shqipërinë thotë se pasojat negative të paketës ligjore në fjalë janë të shumëfishta.

“Paketa nxit autocensurën e gazetarëve. Nëse një gazetar është nën kërcënimin e gjobave që janë disafish më të mëdha se paga e tij mujore, ai do të priret ndaj të ashtuquajturave “lajme protokollare”, që vështirë, se ofrojnë informim të mjaftueshëm dhe cilësor për opinionin publik.

Në kushtet kur gjobat, me të drejtë ose jo, ekzekutohen menjëherë nga AMA gazetarët do të duhet të parashikojnë sekuestrimin e llogarive të tyre bankare pas çdo shkrimi që mund të cënojë “dinjitetin dhe privatësinë” e një zyrtari apo një biznesi.

Projektligji nuk bën ndonjë dallim të qartë mes një mediaje apo një blogu personal apo kolektiv dhe në këto kushte kushdo është i rrezikuar. Paketa ligjore synon krijimin e një mekanizmi të shpejtë dhe efikas për të ndëshkuar mediat kritike ndaj qeverisë. Putini miratoi në mars të këtij viti një ligj të ngjashëm,” tha Kristina Voko.

Anashkalimi i gjykatës – është i papranueshëm

Enton Abilekaj, gazetar, drejtor i portalit online Dosja.al thotë se paketa antishpifje i heq gjykatës të drejtën e gjykimit dhe ia jep AMA-s, një enti administrativ. “AMA merr kompetencat e një gjykate që vendos, nëse lajmi duhet botuar ose jo, nëse portali ka shkelur ose jo ligjin, kodin etik, nëse duhet gjobitur, bllokuar aksesin ose jo. AMA gjykon, AKEP zbaton. Dy institucionet shndërrohen në gjykatë dhe përmbarim. Anashkalim i gjykatës është i papranueshëm. Paketa antishpifje duhet të kthehet mbrapsht. Ajo cënon lirinë e shprehjes  të ҫdo qytetari që mund të publikojë ҫfarë mendon në faqet e medias së tij sociale apo plarformat online, cënon të drejtën e informimit”, thekson Enton Abilekaj.

Ai thekson se Shqipëria ka një ligj shumë të mirë dhe institucione për të luftuar shpifjen që janë më të përgatitura se AMA. Për më tepër dy projektligjet nuk mund të zgjidhin problemet reale të medias on line, që janë vërtetësia e informacionit dhe shkelja e etikes.

Komuniteti i gazetarëve dhe shoqëria civile në Shqipëri paralajmëroi të premten një valë protestash nëse 2 projektligjet miratohen nga Parlamenti në seancën e fundit plenare të këtij viti, javën e ardhshme më 19 dhjetor.

Marrë nga(faxweb.al)

Pas

“Përgjegjësit duhet të kapen nga koka”, shoqëria civile tubim të heshtur para Prokurorisë së Përgjithshme

Para

Kurti dhe Mustafa nuk nënshkruan marrëveshjen, Kosova ende pa qeveri të re

Para
Kurti dhe Mustafa nuk nënshkruan marrëveshjen, Kosova ende pa qeveri të re

Kurti dhe Mustafa nuk nënshkruan marrëveshjen, Kosova ende pa qeveri të re

Të Gjitha

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, ende larg ajo me Greqinë

nga Fast News
16:20 | 17/06/2025
0

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

Me sukses jo domosdoshmërisht do të ndiheni të përmbushur, si ta dashuroni atë që bëni

nga Fast News
16:17 | 17/06/2025
0

Recent News

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

16:37 | 17/06/2025
Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

16:27 | 17/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar