“Kryeministri Edi Rama si doktor Allamuti për shëndetësinë”, kështu shprehet nënkryetari i LSI, Petrit Vasili lidhur me kreun e qeverisë që sipas tij ka përkeqësuar situatën në spitalet e vendit.
Përmes një postimi në Facebook, numri dy i LSI shprehet se, Rama gjeti spitale të reja që u ndërtuan, ndërkohë që nuk ka kryer vetë asnjë investim të ri.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Edi Rama ose Adhamuti qe ja kërreu te dy syte shendetesise shqiptare !!
Si politikan i rendomte qe thjesht genjen per rrembyer ndonje vote lart e poshte Edi Rama foli serish per shendetesine dhe thote:
“Une e di qe shendetesia ka ende plot probleme per te zgjidhur dhe investime per te bere, po di edhe qe krahasuar me nga u nisem eshte dita me naten”.
Po ka te drejte, por me nje ndryshim se Edi Rama gjeti diten dhe solli naten.
Edi Rama gjeti spitale te reja qe u ndertuan perpara se te vinte ai dhe solli naten qe s’ndertoi as edhe nje te vetem per 7 vjet qe vegjeton ai ne qeveri.
Gjeti vdekshmerine foshnjore me nje shifer dhe e coi serish me dy shifra.
Gjeti ministri shendetesie dhe e katandisi ne nje drejtori ordinere futur ne nje zgëqe te ministrise punes,si kurre me pare ne 75 vitet e fundit.
Gjeti administrim te decentralizuar dhe e katandisi qe emerojne ministrat edhe sanitaret neper fshatra.
Gjeti nje financim te ekulibruar dhe rrenoi shendetesine me koncesione shkaterrimtare qe shpartalluan financiarisht shendetesine.
Gjeti sistem kombetar referimi dhe shkaterroi cdo filter duke katandisur QSU ne nje miting te vertete te perditshem.
Gjeti nje shendetesi te ekulibruar dhe shkaktoi eksodin me te rende te personelit mjeksor te gjithe historise te Shqiperise.
Ka edhe plot e plot e plot te tjera.
Ndaj po e mbyll duke i thene serish dhe per here te fundit Edi Rames:
Adhamut mbylle gojen se ti vertete ja nxore te dy syte menjehere shendetesise edhe me keq se Adhamuti i Cajupit, qe te pakten thoshte vetem per njerin sy si fillim.