• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

90-vjeçari gjykohet për tejkalim të shpejtësisë, ja cila ishte arsyeja prekëse që gjykatësi e fali atë

nga Fast News
5 years më parë
në Bota
0
90-vjeçari gjykohet për tejkalim të shpejtësisë, ja cila ishte arsyeja prekëse që gjykatësi e fali atë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në sistemin gjyqësor Amerikan bën pjesë edhe gjykimi i veçantë, ku qytetarët gjykohen më ndryshe se zakonisht, për rastet që përfshijnë trafikun, parkimin si dhe vepra të tjera penale. Bëhet fjalë për “Caught in Providence” e cila është një Gjykatë të Rhod Iland të Amerikës.

Joe Upton, 90 vjeç, është gjobitur nga policia e trafikut për kalim të shpejtësisë gjatë drejtimit të mjetit, por ai e kishte një arsye për këtë. Po e dërgonte gruan e tij në spital, e kjo e ka prekur edhe gjykatësin i cili ia ka falur dënimin.



Gjykatësi Frank Caprio i cili e drejton “Caught in Providence” kur ka shqyrtuar rastin e 90-vjeçarit, ka treguar se ai po akuzohet se ka kaluar shpejtësinë e lejuar të të qarkullimit në zonën në të cilën ishte duke drejtuar veturën e tij.

Upton ka treguar se arsyeja e shpejtësisë ishte dërgimi i gruas së tij në spital.

“Po, unë isha duke e dërguar gruan time në spital, në Bulevardin Blackstone, dhe aty duhet të kthehesh djathtas. Pra më duket që kam shpejtuar pak, nuk e di. Nuk kam marrë gjobë në trafik për ndoshta 30 vite, nuk e di. Unë vetëm brengosesha çka mund të bëj me të”, ka treguar Upton, transmeton Express.

Gjykatësi Caprio e ka pyetur 90-vjeçarin sa vjeçe është gruaja e tij dhe sa kohë kanë të martuar.

“Gruaja ime është 87 vjeç. Jemi të martuar prej rreth 67 vitesh. Kemi tre fëmijë. Unë realisht shkoj edhe në palestër, a mund ta besoni këtë?”, ka thënë Upton.

Gjykatësi i ka treguar se e kishte kaluar limitin e lejuar për më shumë se tre kilometra në orë.

Ndërkaq me shaka, gjykatësi Caprio i ka thënë se do të dënohet me kusht dhe se duhet të paraqitet në gjykatë pas 20 vjetësh.

“Inspektori Quinn do të ju dënojë me kusht për 20 vjet.  Pas 20 vjetësh, ju do të ktheheni përsëri këtu”, i tha Caprio.

“Po, me siguri se do të vij. Në rregull, patjetër”, tha Upton me shaka.

Ndërkaq Caprio ia ka falur dënimin duke thënë se është i impresionuar se si ai kujdeset ende për bashkëshorten e tij, edhe pse në moshën 90-vjeçare.

“Ajo që më impresionon mua është se ai ishte duke e dërguar gruan në spital. Në moshën 90-vjeçare, ai ende po kujdeset për bashkëshorten e tij. Ata janë të martuar për më shumë se 60 vjet. Kjo është një histori amerikane e mrekullueshme. Paç fat zotëri, rasti shpallet i mbyllur”, përfundoi gjykatësi Caprio, duke e shpallur të mbyllur seancën.

Pas

Gazetarët italianë thirrje BE-së: Ndërhyni në Shqipëri ose liria e shtypit do të marrë fund

Para

VIDEO/ Momente horrori, luani i kafshon dorën punonjësit të kopshtit zoologjik

Para
VIDEO/ Momente horrori, luani i kafshon dorën punonjësit të kopshtit zoologjik

VIDEO/ Momente horrori, luani i kafshon dorën punonjësit të kopshtit zoologjik

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar