• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Vrasjet mafioze pa autor të njerëzve të drejtësisë/ Kush janë ngjarjet e bujshme nga viti 1999 e deri më sot

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Vrasjet mafioze pa autor të njerëzve të drejtësisë/ Kush janë ngjarjet e bujshme nga viti 1999 e deri më sot
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

ETLEVA DELIA/ Gjatë 20 viteve të fundit, njerëzit e drejtësisë janë përballur me sulme, akuza, që së fundmi kanë shkuar deri në kërcënime, por kanë qenë edhe objekt atentatesh mafioze, siç ishte ky i fundit në Durrës ndaj prokurorit Arian Ndoja.

Vrasjet e njerëzve të drejtësisë janë konsideruar gjithmonë si atentate mafioze dhe dosjet kanë përfunduar duke u mbyllur me siglën “pa autor”. Më të vështirat për t’u zbardhur, atentatet ndaj avokatëve, prokurorëve e gjyqtarëve, mbeten edhe më të rëndat në sytë e qytetarëve.



Që nga viti 1999 e deri sot, janë vrarë në atentate tipike mafioze, që vijojnë ende të jenë të pazbardhura, 4 njerëz që kanë pasur lidhje direkte me sistemin e drejtësisë në vend. Një vajzë prokurori, kryetari i Dhomës së Avokatisë, një gjyqtar dhe një avokat kanë humbur jetën në sulme, për të cilat nuk është arrestuar ende askush.

VAJZA E PROKURORIT

Sulmet kanë qenë drejtpërdrejt ndaj tyre, por edhe ndaj familjarëve, ashtu siç ndodhi me studenten 21-vjeçare Kozeta Hyseni. Më 19 shkurt të vitit 1999, ajo u gjet e masakruar në Qytetin Studenti në Tiranë. Kozeta Hyseni, vlonjatja që vazhdonte studimet në degën “Gjuhë Letërsi”, është gjetur e masakruar pranë kinoklubit të Qytetit Studenti, mëngjesin e 19 shkurtit të vitit 1999.

Vrasja e Hysenit u cilësua si një hakmarrje ndaj të atit, pasi ai në atë kohë ishte prokuror i Vlorës. Një natë para se të gjendej e vrarë, dikush ka thirrur emrin e Kozetës para godinës nr. 25 në Qytetin Studenti. Ajo fillimisht nuk ka dalë, por personi që e priste poshtë ka dërguar një vajzë për ta thirrur dhe ajo ka zbritur.

Policia tha atëherë se dyshohej që Kozeta të ishte larguar me makinë së bashku me personin që mbeti i panjohur. Mëngjesin e 19 shkurtit, rreth orës 05:40, trupi i saj i pajetë u gjet i masakruar pranë godinës së Kinoklubit të Qytetit Studenti, në gjendje të tillë sa identifikimi u bë i mundur vetëm nga shoqet e saj nisur nga veshjet.

KRYETARI I DHOMES SE AVOKATISE

Një ngjarje e bujshme tronditi kryeqytetin mbrëmjen e 21 shkurtit të vitit 1999. Një nga juristët më të njohur, kryetari i Dhomës së Avokatisë, Kleanthi Koçi, mbeti i plagosur rëndë pas një atentati që u organizua ndaj tij. Mjekët dhanë shpresa për jetën dhe e nisën atë për kurim në Itali. Por pas disa minutash fluturim, Kleanthi Koçi ndërroi jetë nga një atak në zemër, më 28 shkurt. Para se të vdiste, kur policët i kishin treguar atij disa fotografi, përgjigjja e avokatit ka qenë: Do t’ua tregoj, kur të dal nga spitali.

Kjo ka çuar në idenë e ripyetjes të të gjithë njerëzve të afërm të tij, sidomos kolegëve që duhet të kishin dijeni për ndonjë problem në detyrën si avokat. Një tjetër element jo pak i rëndësishëm është edhe çështjet gjyqësore që kishte në shqyrtim Kleanthi Koçi. Sipas të dhënave, që nga momenti që ai doli si avokat, kishte marrë vetëm dy çështje penale. Njëra si avokat i Ramiz Alisë dhe tjetra si avokat i Leka Zogut për ngjarjen e 3 korrikut të vitit 1997, në Tiranë. Dy çështje që asnjëherë nuk i sollën ndonjë problem. Ajo që u hodh si pistë më vonë ishin çështjet civile, që Koçi kishte marrë në mbrojtje.

GJYQTARI VLORES

Magjistrati i çështjeve civile në Gjykatën e Vlorës, Skerdilajd Konomi, humbi jetën pasi një shpërthim që ndodhi në makinën e tij më 9 shtator 2011, teksa gjyqtari shkonte në punë. Ai mbeti i vdekur, ndërsa pistat kryesore të hetimit ishin vrasja për detyrën dhe konfliktet e pronësisë. Prokuroria e Krimeve të Rënda rihapi hetimet në vitin 2013, pasi ishte vlerësuar e nevojshme rihapja e dosjes me anë të rivlerësimit të provave që ndodhen në fashikull. Ekzekutimi me eksploziv në makinë, i gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, edhe pse u hetua për një kohë të gjatë, mbeti pa autor. Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas hetimeve më shumë se njëvjeçare, pezulloi kryerjen e veprimeve hetimore, pasi u vlerësua se nuk kishte prova të mjaftueshme për identifikimin e autorit të krimit.

AVOKATI GURRA

Mbrëmjen e 22 marsit të këtij viti, u ekzekutua me plumb në kokë Ravik Gurra, avokati i Emiljano Shullazit dhe mik i familjes Çapja. Avokati është qëlluar me një pistoletë me silenciator nga një person i maskuar, i cili më pas është larguar me një automjet tip “Benz”. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:35, në një lokal në qendër të Elbasanit. Ravik Gurra, 50 vjeç, ishte ulur në verandën e një lokali mjaft të frekuentuar bashkë me dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve avokat, kur është qëlluar për vdekje. Autori dyshohet se i është afruar pa u diktuar nga askush dhe e ka qëlluar dy herë në kokë. Edhe kjo ngjarje vijon të jetë pa autor.

Marrë nga Panorama

Pas

“Dhuratë nga Zoti”, djali me sindromën e rrallë rrëmben zemrat e të gjithëve me sytë e tij

Para

“Turi Kombëtar i Shpresës”, Basha jep lajmin e rëndësishëm

Para
“Sa më parë zgjedhje të parakohshme” thirrja e fortë e Lulzim Bashës: Dështimet e qeverisë po i paguajnë shqiptarët

"Turi Kombëtar i Shpresës", Basha jep lajmin e rëndësishëm

Të Gjitha

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

Është vetëm 14 vjeç, por po ndërton të ardhmen me inteligjencë artificiale/ Njihuni me Kaon Krasniqin

nga Fast News
09:00 | 13/05/2025
0

Recent News

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025
Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

10:00 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar