Një tjetër lajm i hidhur vjen për njerëzit që u prekën dje nga pasojat shkatërrimtare të tërmetit 6.4 ballësh që goditi vendin.
Mësohet se sot ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Saimir Gregu, i cili u nxor dje nga rrënojat e ndërtesave.
Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
25-vjecari Saimir Gregu është djali i Pëllumb dhe Çelike Gregut, emrat e të cilëve u bënë të ditur nga ulërimat e motrës së Pëllumbit.
Cifti i bashkëshortëve Pëllumb dhe Çelike Gregu janë akoma nën gërmadha, ndërkohë që grupi i shpëtimit po vijon aksionin që prej ditës së djeshme.